Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-08, 16:35   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tė rejat nga kinematografia

“Pamje nga ura” - realizim artistik dinjitoz nė Teatrin Kombėtar



1.Njė analizė kritike profesionale, nė promovimin e ēdo spektakli, madje edhe te “Pamje nga ura” fokusohet nė shqyrtimin artistik, estetik dhe mesazhor tė regjisurės, skenografisė, aktrimit dhe muzikės: si dhe sa e kanė realizuar vepėn e dramaturgut. Njė vėshrim kritik i tillė sfidon gykimin amatoresk qė shikon e pėrcepton shfaqjen dhe flet pėr dramėn, apo pėr njė detal a dukuri tė saj dhe bėhen filozofime tė kota, diletante, absurde e tė pėrgjithshme, duke lėnė nė plan tė fundit spektaklin, pėr shkak tė paaftėsisė dhe inkompetencės profesionale, siē ka ndodhur nė median e shkruar dhe elektronike edhe pėr spektaklin e kėsaj drame tė fuqishme tė Artur Milerit.
Refuzimi i kėsaj praktike rutinore dhe demode, mė orienton ta analizoj me pėrparėsi spekaklin “Pamje nga ura”, duke evidentuar vlerat dhe jovlerat sipas shestimit, individualitetit, vizionit dhe trajtimit artistik tė regjisorit Alberit Minga, siē theksova mė sipėr: si dhe sa e ka realizuar skenikisht veprėn e dramaturgut tė shquar amerikan.

2.
Sipas kėsaj kuptimėsie, theksoj qė nė krye tė herės, se nė spektaklin “Pamje nga ura” tė Mingės, shfaqet ajo qė quhet personale artistike e tij, ēka mė krijoi kėnaqėsi estetike, ashtu siē mė kanė dhėnė disa nga spektaklet mė tė mirė nė dekadėn e fundit si: “Fernando Krrafi ...”, “Kapitulli i dytė”, “Pėr njė fjalė goje” etj. tė cilėt janė mė pėrfaqsues tė zhvillimit tė artit dramatik tė teatrit tonė nė kėtė kohė ku liria krijuese ka hapsira tė pakufizuara.

* * *
Vizioni regjisorial klasiko-modern i Albert Mingės, i gėrshetimit tė reales me groteskun, dramatikes me tragjiken; temporitmi i lartė i shfaqjes nė tėrėsi; depėrtimi nė dramėn psikologjike, sociale e frojdiste dhe, nė shprehjen e tyre artistikisht me realizėm, duke theksuar momentet mė tė rėndėsishme e kulmore me sensin e masės, madje edhe shkallėzime emocionale me ngritje, zbritje e zikzake, tė veprimeve e bėmave tė personazheve, po edhe tė situatave dhe ngjarjeve, ideve e mesazheve, duke patur nė fokus evidentimin e asaj qė ėshtė substanciale e thelbėsore; tė gjitha kėto e tė tjera, pėrbėjnė gjuhėn regjisoriale tė spektaklit tė Mingės, ēka janė tregues tė njė regjisure profesionale.

3.
Kjo gjuhė regjisoriale e Mingės, nuk ėshtė qėllim nė vetvete, por mjet i fuqishėm pėr tė shprehur artistikisht dramėn “Pamje nga ura” tė Artur Milerit sipas vizionit tė tij skenik.
Shestimi regjisorial sipas konceptit se, spektakli duhet t’i flas tė sotmes dhe tė ardhmes, qė idetė dhe mesazhet e dramės t’i sjellė nė kohėn tonė dhe tė ngacmojė vetėdijėn e publikut qė tė pėrjetojė tė dyja krizat, si atė tė dramės frojdiste ashtu edhe krizėn e dramės sė emigrimit, ėshtė nė kahjen e duhur. Madje mostheksimi posaēėrisht i ideve, sidomos i mesazheve tė veprės nė spektaklėl duke mos e dhunuar vetėdijen e publikut, por duke e lėnė tė lirė atė t’i nxjerrė vetė pėrfundimet sipas pėrceptimit dhe pėrjetimit vetjak tė ngjarjeve, konfliktit, dramave e bėmave tė personazheve, ėshtė njė vlerė artistike e konsiderueshme nė tėrėsinė e vlerave tė regjisurės sė kėtij spektakli.
Ky angazhim artitik, sfidon alternativėn e atyre regjisorėve qė priren tė jenė tendenciozė nė theksimin e mesazheve tė veprės dramatike, si nė kohėn e socrealizmit, apo tė regjisorėve tė tjerė qė kėrkojnė tė sajojnė, kompilojnė, mistifikojnė dhe alibiuojnė ide e mesazhe nga xhepi i tyre mediokėr, duke i futur si mish i huaj, i keq, nė krijimin e spektakleve, sa gatuajnė njė ēorbė tė thartuar qė nuk e hanė as qentė as derrat.

* * *
Nuk mohoj vėshtrimet dhe trajtimet e ndryshme dhe origjinale regjisoriale moderne, realiste, klasike, apo postmoderne, por theksoj se dhunimet e veprave tė mėdha nga regjisorė xhuxhmaxhuxh, i vulgarizojnė dhe banalizojnė ato nė emėr tė pseudomodernes, aq mė keq, madje, kur kėto konsiderohen vlera edhe nga kritikė amatorė apo prof.dok., “qejfli teatri” tė cilėt flasin si “kompetentė” duke qenė amatorė nė kėtė rrafsh. Kjo ėshtė njė sėmundje e pėrgjithėshme sa e mediokėrisė sė kohės, aq dhe e deliromanisė tė tė vetėquajturve “specialistė pėr gjithėēka”, jo vetėm tė atyre qė janė jashtė teatrit, por edhe e regjisorėve mediokėr e delirantė, tė pseudokritikės teatrore, apo pseudospecialistėve.

* * *
Veprat e mėdha mund tė inskenohen vetėm nga regjisorė tė mėdhenj dhe tė interpretohen nga kritikė profesionistė, tė cilėt nuk dhunojnė autorin, pėrkundrazi interpretojnė veprėn e tij me mjeshtėri tė lartė artistike, ndriēojnė tė padukshmen, apo anė tė veēanta tė veprės sė tij, duke i parė dhe interpretuar dukuritė artistike nga kėndveshtrime tė reja moderne artistike skenike.

4.
Profesionalizmi i regjisurės sė Mingės, shfaqet qė nė pėrzgjedhjen e njė vepre tė tillė me vlera tė larta siē ėshtė “Pamje nga ura”, i cili duke njohur vetveten guxon tė fitojė apo tė rriskojė. Madje ėshtė pėrzgjedhur varianti mė i mirė skenik i Milerit, i redaktuar me kujdes dhe cilėsi prej regjisorit, i vetėorientuar nė zbulimin e dramės psikologjike dhe frojdiste tė Edi Karbones, duke trajtuar me pėrparėsi nė spektakėl raportin me dramėn e emigrimit, por tė shkrira nė njera-tjetrėn duke i qėndruar besnik veprės. Trajtimi regjisorial nė unitet, i krizės morale tė individit, me krizėn e dramės ekzistenciale tė emigrimit, jepen sa me realizėm aq dhe me natyrshmėri, sa me dramatizėm aq dhe me tragjizėm, nėpėrmjet mjeteve shrehėse regjisoriale.

5.
Nėse autori i dramės realitetin e jetės e ngre nė realitet artistik qė ėshtė mė i pėrsosur se i pari; regjisori realitetin artistik tė veprės e dimensionon nė realitet skenik, i cili ėshtė mė dinamik dhe shprehės; aktori i jep jetė, shpirt e mendje gjithė spektaklit, e shumėdimensionon, duke krijuar njė realitet tė gjallė artistik skenik, qė ėshtė akoma mė i pėrsosur se dy tė parėt siē do tė thoshte Didėroi. Kėtė privilegj qė ka aktori, e kanė realizuar edhe disa nga aktorėt e spektaklit “Pamje nga ura”.
Para se tė hyjmė nė analizėn e mjeshtėrisė artistike tė aktrimit tė tyre, do tė evidentoj, marrėdhėnien e regjisorit me skenografin. Mendoj se ėshtė njė marrėdhėnie e shkelqyer midis Agim Zajmit si skenograf dhe Albert Mingės si regjisor nė kėtė spektakėl. Skenagrafia aq sa ėshtė funksionale aq ėshtė edhe shprehėse, gjuha e saj ėshtė e integruar harmonishėm me gjuhėn regjisoriale; aq sa ėshtė skenografi realiste aq ėshtė edhe moderne, madje edhe estetike. Kjo ėshtė vlerė qė radhitet krahas vlerave mė tė mira tė spektaklit..

6.
Dhe tani le tė ndalemi te aktrimi. Nė gjykimim tim pesha specifike e vlerave tė aktrimit nė krahasim me ato tė regjisurės dhe skenografisė nė kėtė spektakėl, ėshtė mė e madhe, nė kahje tė shndėrrimit tė realitetit letrar nė realitet skenik, emocional, mbasi figurat artistike pa jetė nė tekst, mishėrohen nė skenė, gjallėrohen, marrin jetė dhe veprojnė si qenie tė gjalla nėpėrmjet fizikut, frymės, shpirtit, gjakut dhe ndjenjave tė aktorit tė tjetėrsuar nė figurė, qė bėhen njė.
Aktrimi nė shfaqjen “Pamje nga ura” priret nė kahje tė interpretimit realist, psikologjik, emocional dhe racional, sipas situatave, ngjarjeve, dramatizmit dhe tragjizmit tė tyre dhe, individualitetit tė personazheve e tė talentit tė aktorėve. Kjo e shpie aktorin nė hullin e profesionaliozmit gjatė procesit tė formėsimit tė figurės artistike. Pa dyshim kjo ėshtė njė nga vlerat mė tė rėndėsishme tė spektaklit, qė e sjellin vėēanėrisht aktorėt Timo Floko, Bujar Asqeriu, Olta Gixhari etj.




__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante