Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-08, 16:38   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

7.
Timo Floko mirėnjihet si aktor elitar i filmit. Guximi pėr tė marrė pjesė nė programet e artit skenik nė teatėr, mendoj se ėshtė njė zgjedhje e njė artisti ambicioz, nė kėrkim tė dimensionimit tė vetvetes artistike, tė personales artistike tė tij, ndaj kėrkon, provon, konkuron duke synuar suksesin i cili ka me vete edhe rriskun.
Nė spektaklin “Mėrzitje nė Olimp” qė u shfaq para dy tre vitesh, Floko rriskoi me personalitetin e tij artistik qė kish krijuar nė film, nė interpretimin e figurės sė Promoteut. Mirėpo besimi nė vetvete, nxiti guximin qė kanė artistėt e vėrtetė, i cili i shoqėruar me vullnet tė fortė, sfidoi opinionin dhe njė pjesė tė vetvetes se, Floko nuk e ka forcėn e duhur pėr tė arritur nė teatėr suksesin e filmit, dhe u hodh nė rrafshin e konkurimit. Nė spektaklin “Pėr njė fjalė goje” guxoi tė luaj si partner i aktorit tė klasit tė lartė tė teatrit dhe filmit Ndriēim Xhepa, ku arriti sukses tė merituar. Kjo i dha kurajo tė re, tė marrė pėrsipėr tė interpretojė Edi Karbonen, njė rol i vėshtirė, kompleks, dramatik dhe tragjik, i dėshiruar pėr ēdo aktor elitar, ku suksesi apo mossuksesi janė nė pikėn kritike. Fal Zotit, talentit dhe guximit krijues tė Flokos gjithėēka shkoi sipas dėshirės sė aktorit.

* * *
Edi Karbone i krijuar prej Timo Flokos, ėshtė origjinal. I veēantė. Me njė personale artistike tė spikatur. Vizioni i tij pėr krijimin e kėsaj figure ėshtė i mbėshtetur nė substancėn e karakterit tė saj qė e pėrmban vepra, por i trajtuar nė pėrshtatje me veēoritė e talentit tė tij si nė rrafshin e lėvizjeve plastike, po edhe tė shpėrthimieve dramatike, tė intonacioneve, gjuhės dhe zėrit tė tij, duke formėsuar njė figurė tė njė hamalli qė nuk i vjen era e rėndė e baltės, pluhurit, zhargonit, e megjithate ėshtė njė tip hamalli, me gjithė pozat dhe lėvizjet psikofizike qė janė mė shumė dukuri tė njė qytetari me intelekt mesatar. Mirėpo, profesionalizmi nė krijimin e kėsaj figure, duke aplikuar njė teknikė tė lartė interpretimi ku artistikja dhe estetikja janė dominuese, i kanė dhėnė figurės sė hamallit tė krijuar prej Flokos, atė vlerė sa publiku ta pranojė dhe ta duartrokasė nxehtėsisht.

* * *
Edi Karbone i Flokos komunikon natyrshėm me publikun. Me shpėqrthime dramatike tė fuqishme nė momentet mė kulmore tė dramės, me veprime psikofizike me ndjeshmėri tė lartė, qė i jep kėnaqėsi publikut. Nė skenat realiste interpretimi i tij ėshtė mė jetėsor, mė i natyrshėm, flet me zėrim bazė, zė gjoksi me tone tė ulta, siē thuhet. Ndėsa nė momentet e krizės sė personazhit, nė kulmet dramatike dhe shpėrthimet e papėrmbajtura, zėri i Flokos-Edi Karbone ngjitet nė nota tė larta, interpretimi realist dimensionohet me interpretimin grotesk, i domosdoshėm jo vetėm pėr vokalin e Flokos, i cili ėshtė i kufizuar pėr shpėrthimet e forta, por edhe si element modern, qė i krijon hapsira dhe mundėsira aktorit tė nxjerr edhe tinguj ējerrės, uluritės, britma e veprime fizike tė jashtzakonshme, por tė realizuara me teknikė artistike, duke ravijėzuar mė mirė figurėn nė stigmatizimin e dukurive tė shėmtuara morale tė tij, tė dashurisė qė ndjen, e fsheh, e shfaq, e pėrpiqet tė mistirfikojė e tė alibiuojė, pėr mbesėn e gruas qė e ka rritur si bijėn e vet, tė cilėn e do ēmendurisht dhe xhelozohet marrėzisht.

8.
Shtrohet pyetja: A ėshtė Timo Floko Edi Karbone? Pa hezitim, ėshtė. Ėshtė ashtu siē e ka shestuar kėtė figurė aktori dhe regjisori. Ėshtė ashtu si e interpreton Floko, me individualitetin e tij artistik dhe me profesionalizėm.
Njė aktor tjetėr, mund dhe duhet tė japė njė Edi Karbon tjetėr, qė tė ketė vulėn e interpretimit tė tij, ndoshta tė jetė Edi Karbone qė pėrceptohet nga leximi i tekstit: njė hamall mė pranė tė vėrtetės jetėsore, mė toksor, mė hamall, qė i ndjehet era e punės dhe djersės, madje do tė thosha njė hamall edhe me zė tė trashė e me muskuj tė fuqishėm, qė bėn punė tė rėnda, qė bart njė dramė tė madhe brenda vetes dhe e shpreh atė nė mėnyrėn e tij, edhe vulgare, duke shprehur nivelin e shtresės sė ulėt qė i pėrket.
Nga i njejti tekst mund tė krijohen variacione tė ndryshme duke dhėnė tė njejtėn figurė, sipas kėndvėshtrimit tė aktorit, aftėsive interpretuese dhe talentit. E rėndėsishme ėshtė qė gjithėsecili tė arrijė mjeshtėrisht, tė japė thelbin e kėsaj figurėn: dramėn tragjike tė tij, me tėrė pėrpėlitjet, cfilitjet, dhimbjet, frojdizmin, xhelozinė, marrėzinė, ēmendurinė, nė tėrėsi tragjizmin e krizės morale tė Edi Karbones qė e ēon tė denononcojė kushurinjtė e gruas, tė cilėt po i strehonte nė shtėpinė e tij; njė krizė edhe e tradhėtisė edhe e xhelozisė edhe e amoralitetit dhe perversitėtit edhe universale edhe e gjithkohėshme, e cila po bėhet mė agresive edhe nė kohėn tonė, maje edhe nė realitetin shqiptar.

9.
Po, ndėrsa dramėn e krizės morale tė individit e bart dhe shpreh nė mėnyrė origjinale Edi Karbone i Timo Flokos, dramėn sociale tė emigrimit e bart Marko qė interpretohet nga Bujar Asqeriu. Nė vėshtrimin tim, kjo ėshtė figura mė e realizuar e Asqeriut nė karrierėn e tij artstike tė deri tanishme. Asqeriu-Marko, interpreton figurėn e krijuar prej autorit, duke depėrtuar nė dramėn ekzistenciale tė saj dhe duke i qėndruar besnik tekstit. Madje, ai pėrjeton maksimalisht dhe shpreh me art, disa drama qė bart Markoja: dramėn e varfėrisė qė shkakton emigrimin. Dramėn e vetė emigrimit. Damėn e zhgėnjimit dhe tė tradhėtisė sė Edi Karbones, burrit tė kushėrirės.
Mjetet artistike qė aplikon Asqeriu si: tė vetėndjerit potent dhe pėrjetimi i thellė i dramave tė Markos; shpėrthime dramatike tė forta, shumėdimensionale; plastika e njė burri tė rėndė, tė vuajtur e tė matur, me karakter tė fortė, lėvizjet e kursyera me hapa tė mėdhenj, qė realizohen me mjeshtėri, natyrshmėri, sinqeritet artistik dhe realizėm, japin me vėrtetėsi jetėsore dhe artistike figurėn e emigrantit Marko.

* * *
Realizimi mjeshtėror i figurės sė Markos nga Asqeriu, ėshtė i lidhur edhe me marrėdhėniet me partnerin e tij Floko. Njihet nė praktikėn krijuese tė procesit tė formimit tė figurės artistike se partnerėt e denjė pėr njeri-tjetrin: japin e marrin, ēka do tė thotė se dimensionojnė ndjeshmėrinė e tyre, rritin mjeshtėrinė, profesionalizmin. Veēanėrisht kjo ėshtė e theksuar nė skenat e fundit. Thirrjet agresive tė Flokos-Karbone: “Markoo!” Dhe zėri si bubullimė i Asqeriut-Marko: “Edi Karbone!”, -nė njė atmosferė qė tė duket se nuk je nė teatėr po nė njė realitet tė vėrtetė tragjik jetėsor, kėndellin dhe kėrleshin emocionet e njeri-tjetrit, tė cilat jepen me art magjik tė klasit tė parė.

* * *
Kėtu, ēdo element pėrbėrės i spektaklit flet me gjuhėn e vet: skenografia me hapsirat, mjediset e thyera e tė larmishme dhe rekujzitėn e saj; muzika me tingujt rrėnqethės dramatik e tragjik dhe me atmosferė inkandeshente; regjizura me mizanskenat dinamike, ekspresive dhe tempo-ritmin e lartė; veprimet dhe bėmat psikofizike tė aktorėve, me potencė artistike, ēka krijojnė emocione tė mėdha nė publik.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė