Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-08, 16:39   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

10.
Dy aktorėt e rinj tė kėtij spektakli, Olta Gixhari (Katrina) dhe Indrit Ēobani (Rodolfo) formėsojnė dy figura skenike tė freskėta, qė i japi gjallėri e freski tėrė shfaqjes, me interpretimin realist, tė sinqertė dhe tė natyrshėm, nė tėrė marrėdhėniet e tyre dashurore edhe lirike edhe intime, po edhe nė marrėdhėniet me tė tjerėt, sidomos nė momente dramatike.

* * *
Interpetimi i Oltės-Katrinė pėrshkohet nga njė realizėm i prekshėm. I thellė. Nga njė lojė konkrete. Nuk dallohet ku ėshtė jetė e ku ėshtė art nga pikpamja e bukurisė estetike, qė buron nga talenti i saj, i cili i jep energji inkandeshente sa tė tjetėrsohet nė Katrinė, duke pėrjetuar bėmat e saj dhe duke u dhėnė shpirt e gjak nga tėrė qėnia e vet. Njeriu i jetės, i autorit tė veprės dhe i aktores shkrihen nė njė, nė figurėn e Katrinės qė krijoi e formėsoi Gixhari.
Olta-Katrinė, aq sa ėshtė e mrekullueshme nė marrėdhėniet e saj me Rodofon, aq ėshtė e vėrtetė nė marrėdhėniet me Karbonen, ku jepet me natyrshmėri dhe besueshmėri dashuria pėr tė, si baba, dhe nė tė njejtėn kohė edhe drama e zhgėnjimit kur shfaqet haptas me agresivitet perveristeti i Karbones. Aktorja e re e talentuar vepron si Katrinė, nuk teatralizon, nuk sforcohet, nuk bėrtet, nuk shtiret, nuk deklamon, por vepron sipas shkallės sė pėrjetimit nė tė gjitha veprimet psikofizike tė saj si figurė. Mendoj se Teatri Kombėtar e ka tė domosdoshme njė talent tė ri tė tillė, tė freskėt, tė kėndėsndshme, dinamike dhe me perspektivė si Olta Gixhari.
Me nivel artistik u paraqit edhe aktori i ri Indrit Ēobani, nė rolin e Rodolfos, i cili nuk stonon me aktorėt mė tė mirė qė bartin vlerat mė cillėsorė tė kėtij spektakli.

* * *
Nė tėrėsi edhe interpretimi i aktorėve tė tjerė ishte pjesė e vlerave tė kėtij ansambli artistik, ēka do tė thotė se niveli artistik i tyre ishte i kėnaqshėm, por pa tejkaluar nivelin e zakonshėm mesatar tė tyre. Edhe aktorja e mirėnjohur Yllka Mujo, e shquar pėr botėn e pasur emocionale pėr tė interpruar role dramatikė tė klasit tė parė, ndonėse qe partnere e denjė me Timo Flokon dhe nuk stonote me aktorėt mė tė mirė tė spektaklit, nuk arriti atė kulm qė kish arritur mė parė nė disa role.

11.

Nė pėrcaktimin e vlerave tė njė spektakli, pėrveē kriterit artistik dhe estetik, peshė tė rėndėsishme, parėsore, ka edhe kriteri mesazhor, sipas optikės sime. E theksoj kėtė sepse mendoj qė, nuk ka veper artistike apo spektakėl pa mesazhe. (Edhe ajo vepėr qė autori pretendon se e ka shkruar pa ndonjė mesazh, kjo shpreh mesazhin se autori shkruan pa mesazh, paēka se diēka vetiake shpreh nga bota e tij, njė ndjenė, mendim, ēast kaotik, gjendje tė pėrcaktuar apo e tė turbull) Nė tėrėsi letėrsia dhe arti shprehin mesazhe, komunikojnė me mesazhe: pėr njė botė mė tė mirė, mė tė drejtė, mė tė lumtur dhe janė nė i opozitė mė tė keqen, tė shėmtuarėn, nė emėr tė sė mirės, sė bukurės dhe progresistes.

* * *
Sipas kėsaj optike do tė formuloj dy mesazhe qė i vlerėsoj si thelbėsore, si nė qasjen e realitetit tė dramės me realitetin shqiptar ashtu edhe nė rrafshin universal: i pari, kriza morale e perversitetit tė individit qė del kundėr natyrės njerėzore, ėshtė vėtėshkatėrrim, siē e stigmatizon dhe jep spektakli me art tė fuqishėm. Mesazhi i dytė, i drejtohet shoqėrisė, ligjit, shteti tė sė drejtės. Formuloj: bota e pasur nėse nuk do tė jetė tolerante ndaj botės sė varfėr do tė shkojė drej thellimit tė krizave, konflikteve dhe luftės pėr ekzistencė tė pjėsės qė jeton nėn kufijtė e minimumit jetik, ku luftrat shkatėrruese do bėhen tė pashmangshme. Bota e pasur do tė dalė e humbur.

12.
Si konkluzė: Spektali “Pamje nga ura” ėshtė njė realizim artistik dinjitoz, i cili radhitet nė spektaklet mė profesional tė dekadės sė fundit, tė shfaqur nė skenėn Kadri Roshi tė Teatrit Kombėtar. Me kėtė rast formuloj kumtin se vetėm spektakle tė tilla me nivel tė lartė profesional, mund dhe duhet tė flasin artistikisht nga kjo tribunė teatrore kombėtare. Ky kumt ėshtė i vlertė edhe pėr veprat e dramaturgjisė kombėtare.

Nga Mexhit Prenēi : Gazeta 55
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė