Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-08, 21:46   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Hutbeja e pavarėsisė

Urimi i myftiut tė Kosovės drejtuar qytetarėve me rastin e shpalljes sė pavarėsisė

Prishtinė, 17 shkurt 2008



Tė nderuar vėllezėr dhe motra!

Me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, kamė nderin dhe kėnaqėsinė qė nė emėr tė Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, organeve dhe institucioneve tė saj dhe nė emrin tim personal t'ju urojė nga thellėsia e zemrės pėr kėtė ditė madhėshtore dhe historike, me dėshirat mė tė mėdha pėr lumturinė dhe mirėqenien tonė tė pėrgjithshme.

Shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe demokratik nga Kuvendi i Kosovės hap njė faqe tė re nė historinė e kėtij populli, faqen mė tė ndritshme tė tij, i cili aq shumė sakrifikoi pėr kėtė ditė.

Le tė jetė kjo ditė e shėnuar, rast pėr t'i treguar mbarė botės, sidomos atyre qė me skepticizėm e shikojnė lindjen e shtetit tė ri tė Kosovės, se ne do tė dimė t'i ruajmė vlerat demokratike pėr ēdo qytetar tė Kosovės, sidomos pėr pakicat, tė cilėt duhet ta ndiejnė veten tė sigurt nė atdheun e tyre tė vjetėr e tė ri - Kosovėn e Pavarur.

Uroj nga zemra dhe e lus Allahun qė tė na dhurojė tė gjithėve mbarėsi, shėndet dhe gjitha tė mirat, kurse ata qė kanė rėnė shehid duke derdhur gjakun e tyre pėr Kosovėn, t'i gradojė me Xhenet.

Allahu e ruajt Kosovėn e pavarur dhe popullin e saj.


K R Y E T A R I,
Myftiu mr. Naim Tėrnava
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė