Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-08, 18:17   #11
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Ekspozita "Besa – Myslimanėt qė shpėtuan hebrenjtė" nė Uashington
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės
06-09-2008

Nė qendrėn hebraike nė Uashington u hap kėto ditė njė ekspozitė fotografike e shoqėruar me njė film dokumentar kushtuar ndihmės qė shqiptarėt u dhanė hebrenjėve gjatė luftės sė dytė botėrore, duke i fshehur e strehuar, pėr t’i shpėtuar nga shfarosja naziste. Kolegu ynė Astrit Lulushi e vizitoi kėtė ekspozitė ku bisedoi me organizatorėt e saj si dhe me disa tė pranishėm.
Gjatė Luftės sė dytė Botėrore, ndėrsa shumė vende tė botės kishin mbyllur kufijtė pėr refugjatėt hebrenj, shumė shqiptarė vunė veten dhe familjet e tyre nė rrezik duke strehuar qindra hebrenj tė ardhur nga rajonet e pushtuara nga nazizmi. Fundi i Luftės sė Dytė e gjeti Shqipėrinė me njė numėr mė tė madh hebrenjsh sesa kishte para luftės. Pėr shembull, nė vitin 1940 Johana Nojman, dhe prindėrit e saj u strehuan nė Shqipėri, pasi kishin ikur nga Gjermania, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes naziste.
Ajo tregon se pėr 6 vjet e gjysėm, familja e saj pėrfitoi nga bujaria e familjes Pilika nė Durrės, falė zakonit tė lashtė tė Besės qė i kėrkon shqiptarit tė kujdeset pėr jetėn e njerėzve nė nevojė. Arjan Myrto,me banim nė Nju Jork, thotė se ndjehet krenar pėr ndihmėn qė i ati i tij, Shyqyri Myrto, u dha hebrenjėve gjatė periudhės sė Luftės sė dytė Botėrore. Emri i familjes Myrto tani ndodhet i gdhendur nė qendrėn pėrkujtimore tė holokaustit nė Jad Vashem nė Jeruzalem, ndėrsa fotografia e Shqyqyri Myrtos rendidet nė librin pėrkujtimor menjėherė pas fotografisė sė Shindlerit, i njohur pėr listėn e tij.
Me kėtė ekzpozitė, fotografi amerikan Norman Gershman synon tė tėrheqė vėmendjen e publikut pėr t’a njohur atė me humanizmin qė njė popull i vogėl nė numėr e i lashtė si ai shqiptar, tregoi pėr njė popull tjetėr tė vogėl e tė lashtė si ai hebraik nė ditėt e tij mė tė vėshtira. Pėr hebrenjtė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, thotė fotografi Gershman, Shqipėria u bė Shtėpia e Zotit, sepse asnjė prej hebrenjėve qė u strehuan atje nuk ra nė duart e nazistėve, ku me siguri qė i priste vdekja.
Norman Gershman mendon se sikur mes shqiptarėve tė mos kishte ekzistuar institucioni i Besės, hebrenjtė nė Shqipėri do tė kishin pėsuar tė njėjtin fat vdekjeprurės si nė vendet e tjera tė Ballkanit. Pėr shqiptarėt, Besa ėshtė ligj, i cili megjithėse i pashkruar, pėrbėn pėr ta standartin mė tė lartė tė vlerave morale. Kėtė nuk ka shqiptar qė nuk e di, thotė autori Gershman, ndėrsa bota duhet t'a mėsojė.
Norman Gershman tregon se para pesė vjetėsh, kur filloi kėtė projekt, ai kishte dėgjuar nga tė mbijetuarit e holokaustit shumė tregime rreth Besės shqiptare dhe zemra i ishte mbushur me admirim pėr kėtė popull. Pėr sa i pėrket shpėtimit tė hebrenjėve nga holokausti, thotė Gershman, shqiptarėt mund tė krahasohen me danezėt, sepse Danimarka dhe Shqipėria, janė tė vetmet vende, qeveritė e te cilave gjatė periudhės sė Luftės sė dytė Botėrore, nuk pranuan t’u dorėzonin nazistėve asnjė hebre, madje i pajisėn ata edhe me dokumente fallso.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington, Aleksandėr Sallabanda thotė se kjo ekspozitė fotografike ka edhe vlera historike e politike, sepse hedh dritė mbi njė ngjarje rreth sė cilės regjimi i kaluar heshti, si dhe i njeh tė huajt me njė nga virtytet mė tė lashta shqiptare, siē ėshtė Besa.
Ekspozita e fotografit Norman Gershman titullohet “Besa - Muslims who saved Jews” (Besa – Myslimanėt qė shpėtuan hebrenjtė). Tė njėjtin titull mban edhe libri i tij, qė pritet tė dalė nė libraritė amerikane nė muajin tetor. Por ka shqiptarė qė mendojnė se ky titull nuk i pėrfaqėson drejtė, pasi i njėjtėson ata me fenė dhe jo me kombin.
Veprimari i njohur shqiptaro-amerikan Ilir Zherka thotė se fotografi Gershman e trajton ēėshtjen nga kėndvėshtrimi hebraik dhe nė kėtė botė konfliktesh fetare, ai ka dashur tė theksojė se miqėsia midis hebrenjėve dhe myslimanėve ėshtė e mundshme.
Ndėrsa Avni Mustafa, drejtor i Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan e sheh ekspozitėn si njė mundėsi tė mirė pėr afrimin e lobit shqiptar me atė hebraik, i njohur si njė nga lobet mė tė fuqishme nė Shtetet e Bashkuara. Zoti Mustafa mendon se nga ky afrim ēėshtja shqiptare do tė pėrfitonte shumė, dhe ndoshta do tė ndikonte qė Izraeli t’i shtohet sė shpejti numrit tė vendeve qė e kanė njohur deri tani shtetin e ri tė Kosovės. //bsa//
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 06-09-08 nė 18:17
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė