Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-05, 03:49   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim UKSHIN HOTI - TRIM I KOHES SONE

[b]UKSHIN HOTI DHE MENDIMI AUTONOM POLITIK SHQIPTARb]




1. Intelekti nė shėrbim tė kombit



Filozofia dhe mendimi politik shqiptar janė tė lidhura ngusht me emrin e
Ukshin Hotit. Por me emrin e Ukshin Hotit lidhet ngusht edhe doktrina e shtetit-komb, si proces nėpėr tė cilin duhet tė kalojė edhe kombi shqiptar nė prag tė integrimeve nė strukturat euroatlantike.

Nė historinė bashkėkohore tė kombit shqiptar dhe me kėtė pra edhe tė Kosovės, si pjesė e truallit etnik shqiptar, ėshtė hera e dytė qė nė prag tė kurorėzimit tė kurorėzimit tė betejave pėr tė pėrmbyllur epokėn e krijimit tė shteetit-komb, , nga ana e Serbisė, arrestohen dhe burgosen, mbahen peng, ideologėt e Lėvizjes pėr krijimin e Shtetit Shqiptar.
Herėn e parė, nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė u burgos dhe u izolua ideologu i kryengritjes shqiptare pėr pavarėsi – Hasan Prishtina. Arsyet pse Serbia atėbotė veproi ashtu me Hasan Prishtinėn ishin mė se tė qarta: lidhjet qė kishte dhe reputacioni I tij si diplomat mund tė paraqitnin pengesa nė realizimin e objektivave serbe nė dėm tė hapėsirės jetėsore shqiptare. Mundėsitė e tij pėr ndėrhyrje nė favor tė cėshtjes shqiptare cmoheshin edhe nga vet Beogradi dhe qarqe tjera shovene tė Ballkanit. Pėr kėtė arsye gjatė tėrė kohės sa zgjati Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr (1913) ai u mbajt nė njė burg afėr Beogradit.
Tashti, herėn e dytė, kur cėshtja e Kosovės po bėhej objekt trajtimi edhe nga qendrat e vendosjes politike, kur Lėvizja politike nė Kosovė pritej tė konsolidohej mirė e si e kėrkontė casti historik, ashtu qė Kosova tė shndrrohej gradualisht nga nje objekt nė subjekt diplomatik, pse jo edhe nė njė Subjekt Politiko-ushtarak i pėrfillshėm, ideologu i kėsaj Lėvizje – Ukshin Hoti, mbahej nė burgjet serbe, pėr t“mos e kaluar atė prag as sot e kėsaj dite dhe ēka ėshtė edhe mė keq, pėr fatin e tij tashmė nuk flet e nuk pėrgjigjet kush!


2. Fryma hotnjane nė politikėn kombėtare



Rinia e UNIKOMB/it duke organizuar kėtė manifestim pa pretendime tė mėdha, por tė vlerėsuar nė plane tė gjera rolin dhe ndikimin e frymės hotnjane nė procesin e ndėrtimit tė shtetit, ndėrkaq nė rrafshin teorik, kontributin e tij nė fushėn e mendimit socio-politik, mendoj se ka bėrė punė tė ēmuar, pėr ēka meriton respekt dhe mirėnjohje publike. Kėshtu jo vetėm qė nderohet figura emblematike e Ukshin Hotit , por nė rrugė indirekte, nė kėto caste vendimtare qė po kalon Kosova, tė ashtuquajturės elitė politike, dhe parasėgjithash intelegjencies sė re, i kujton frymėn pėr tė cilėn ka nevojė kombi- frymėn hotnjane, qė do tė ndikoj shumėanshėm nė ndėrtimin e shtetit nė funksion tė demokracisė. Pėrmes kėsaj fryme, do tė thoshte Seku Ture, njeriu e kupton se ligji, e vėrteta dhe shkenca, vlejnė po aq sa i kthehen popullit…

Ukshin Hoti veēmas pėrmes librit “Filozofia politike e cėshtjes shqiptare” vuri bazamentin e shkencės sė mirėfilltė politike, duke e vėnė atė nė funksion tė kombit dhe demokracisė. Nė fakt kėtė mision ai i kishte shtruar vetes qė me nxjerrjen e revestės “Demokracisė autentike”, duke paralajmruar qartė se mėtonte tė fuste njė frymė tė re nė jetėn politike tė kombit.
Me kėtė rast, mė lejoni tė ndalem paksa mė shumė tek materia e pėrmbledhur brenda kopertinave tė librit “Filozofia politike e cėshtjes shqiptare” e ndarė nė tri pjesė. Pėr njohėsit e politikės, e veēmas pėr ata qė studjuar marrdhėnjet ndėrkombėtare,dhe gėrshetimin e interesave tė shtetit si subjekt ndėrkombėtar, duke veēuar interesat e shteteve tė mėdha, njė ndarje e tillė nuk ėshtė e rastėsishme.

Pjesa e parė e librit nė fjalė hapet me studimin mjaft domethėnės edhe sot pėr aktualitetin politik shqiptar “Kosova dhe Evropa” 1. Pėr njė qasje shkencore tė politikės nė Kosovė.
Hoti atėbotė ndjente mungesėn e theksuar tė kėsaj fryme dhe grishte intelegjencien e Kosovės pėr punė serize nė fushėn e politikės. Nėse kjo grishje e Hotit atėherė ra nė veshė tė shurdhėr, pėrmes manifestimit tė saj sot dhe nga kjo sallė, marr guximin tė ripėrsėris kėtė grishje, me qė jo njėherė ėshtė konstatuar se edhe tashti politikės sė institucioneve tona i mungon ēasja shkencore-fryma hotnjane.
Nė kėtė pjesė tė librit janė pėrfshirė studime me shumė interes tė ndarė nė dy nėnpjesė: “Shteti dhe interesat vitale tė kombit”, ku autori na e sjellė tė plotė mendimin politik tė proviniencės sė Perendimit dhe mė pas tė Lindjes pėr kėtė ēėshtje.
Duke pas parasysh njohjen, shkoqitjen dhe rivlerėsimin e interesave jo vetėm tė supershteteve, por edhe njė lagjeje shtetesh tė vegjėl, nė frymėn e pas luftės sė ftohtė, Hoti shtron pėr detyrė thellimin e studimit tė proceseve integruese nė Evropė dhe vendin e Kosovės nė kėtė kuadėr, por edhe tė hapėsirės shqiptare nė tėrėsi nė kėtė rrafsh kohor. “Ne kemi qenė gjithmonė tė mendimit se Shqipėria duhet ta ruaj pavarėsinė e vet dhe se Kosova duhet tė jetė Republikė e barabartė me republikat tjera nė Jugosllavi”, nėnvizonte atėbotė Hoti shkenctar dhe Hoti politikan human. Procesi i bashkimit tė shqiptarėve, konkludon mė poshtė autori i librit, ėshtė dashur tė zhvillohet brenda suazave tė proceseve integruese tė Evropės…” “Ajo, (Evropa – nėnvizim imi) mund tė akceptohet si bashkim i vullnetshėm i tė gjitha palėve tė interesuara dhe jo si imponim i njėrės palė ndaj tjetrės. Mendonim, vazhdon mė tej Hoti, se pėrparsitė e kėtij solucioni tė ēėshtjes shqiptare ishin tė trefishta:

Nuk do tė shkaktonte acarim tej mase tė raporteve ndėrnacionale,

Do tė ishte solucion efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara, pos pėr shovinizmin serbomadh dhe

Nuk do ta lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve e as tė serbėve, nė funksio tė interesave tė tė huajve, globale apo regjionale.”

Nėse venerohen me kujdesė kėto konkluza tė Hotit atėbotė, nuk ėshtė vėshtirė tė nėnvizohet fryma thellėsisht humane qė mbizotronte mendimin politik tė tij, por edhe vizioni politik pragmatist pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė kuadėr tė procesit integrues nė Unionin Evropian, gjitmonė i bazuar nė vullnetin politik plebishitar. Profesor Hoti e kishte parasysh se cila do tė ishte pala qė nuk do ta pranonte kėtė zgjidhje, prandaj nė njė analizė tė tij tė mėvonshme lidershipit tė Kosovės i lėshonte thirrjen ultimative: bėje ose vdis!
Duke veneruar rrjedhėn e ngjarjeve mė pas nė retrospektivė, deri nė ditėt tona, nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet mendimi prej shkenctari i Profesor Hotit, tek parandjente instrumentalizimin e mundshėm tė shqiptarėve dhe tė serbėve nė rrjedhėn e viteve qė do tė pasojnė. Ky instrumentalizim i skajshėm nuk ndodhi vetvetiu. Pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė ka, sa intelegjencia shqiptare dhe ajo serbe, ndoshta nė njė masė edhe mė tė madhe, politika qė ndoqi dhe vazhdon tė ndjek Brukseli nė raport me Kosovėn nė veēanti dhe me ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Insistimi i Brukselit qė edhe sot, pas tėrė ati genocidi qė u ushtrua ndaj popullit shqiptar, t’i imponohet Kosovės mbetja nė ēfardo unionesh sllave, ėshtė mesazh ogurzi, por edhe dėshmi se po vazhdon kursi i trajtimit tė shqiptarėve ashtu si nuk do tė duhej.





Interesat dhe politika



Pas Dejtonit, pėr ata qė e kishin tė qartė se “ideja e interesit ėshtė vėrtet nė thelb tė politikės dhe se nuk dėmtohet nga koha dhe hapėsira, Kosova u trajtua si “parcelė ekzotike…nė truallin e Evropės” ku ia vlente “pėr tė sprovuar qėndrueshmėrinė e teorive tė llojllojshme globale…” dhe nė fund tė vihet nė shėrbim tė interesave tė jashtme tė kėsaj apo asaj fuqie dhe tė instrumentalizohet tėrėsisht. “Po qė se intelegjencia e Kosovės tregohet sterile nė procesin e kontekstit real tė forcave dhe tė drejtimeve realisht tė mundshme tė zhvillimit tė mėtejshėm tė proceseve politike, atėherė, ajo sėrish do tė bjerė nė provim”, konkludonte Hoti nė analizėn e tij me titull “Shteti dhe interesat vitale tė kombit”. Intelegjencia jonė qė u gjet si u gjet nė krye tė institucioneve tė Republikės fiktive tė Kosovės dje, dhe, kjo sot, qė nė pjesėn mė tė madhe qėndron larg politikės ose ėshtė servis i heshtur i despotėve politik, si duket nuk kishte dhe nuk ka parasysh pėrfundimet empirike tė shkencės politike mbi politikėn dhe interesat.
Prandaj jemi ku jemi. Prandaj trajtohemi kėshtu si po trajtohemi.
Nė pjesėn e parė tė librit nė fjalė, si refleksion i mendimit politik tė provinencės perendimore dhe asj tė lindjes vjen studimi “Shqiptarėt dhe interesat vitale tė kombit”, qė citova mė lart. Ky studim ishte i pėrgaditur nė formė kumtese dhe i paraqitur nė simpoziumin shkencor tė Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, tė mbajtur nė Prishtinė nė qershor tė vitit 1991 me temė sinjifikative pėr kohėn : “Shqiptarėt dhe Evropa – dje, sot dhe nesėr”. Ai kėrkon rilexim tė veēantė, jo thjeshtė pėr thelim tė njohjes sė mendimit tė Hotit pėr kėtė sferė, por ngase kjo ēėshtje ruan aktualitetin e plotė edhe sot e kėsaj dite. Aty ēėshtja shqiptare ėshtė prezentuar si kompleks jo vetėm politik, por edhe strategjik, qė ngėrthen interesat jetike tė palėve nė konflikt.
Nė planin teoriko-shkencor, mbėshtetur pikėrisht nė mendimin politik perendimor autori provon me fakte tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė rrumbullaksuar peocesin e ndėrtimit tė shtetit-komb, ngjashėm me kombet tjera tė Evropės.
Me kėtė rast Hoti merr nė shqyrtim dhe mbėshtet konkluzėn politike tė historianit tonė tė madh - Prof. Arben Putos, tek rithekson faktin se fuqitė e mėdha nuk e pėrgjysmuan Shqipėrinė, siē theksohet shpesh, por e reduktuan nė njė Shqipėri viabel.
Duke pas parasysh se shteti edhe mė tej mbetet struktura juridike dhe politike e pazėvendsueshme pėr qeverisje demokratike, pavarėsisht faktit se ai mė nuk mund tė pretendojė pėr pavarėsi tė plotė, krijimi i shtetit-komb pėr popullin shqiptar nuk ėshtė thjeshtė domosdoshmėri dhe prerogativė historike, por edhe politike. Shteti, qoftė ai i ndėrtuar mbi parimet filozofike nacionale (rast Francės etj), qoftė ai I ndėrtuar mbėshtetur nė pėrkatėsinė kulturore dhe gjuhėsore (Gjermania), apo ai i mbėshtetur ekskluzivisht nė parimet e instuticionalizmit (Anglia), mbetet struktura ēensore e organizimit politik i ngritur mbi tė drejtėn legjitime pėr ushtrimin e pushtetit nė territorin pėrkatės. Por nėse deri dje sovraniteti i pakufizuar mbetej si gjakim eksplicit i shtetit, ndėrkohė rrethanat kanė ndryshuar. Ndėrvartėsia si koncept politiko-juridik dhe mundėsia e delegimiit, respektivisht bartjes sė njė pjese kompetencash tek strukturat mbinacionale, po fiton terren. Sidoqoftė Shteti mbetet burimi natyror i tė gjitha ligjeve. Ai gėzon legjimitetin pėr ushtrimin e pushtetit, qė mban lidhur kombin me shtetin. Shqiptarėt nė kėtė kuadėr nuk mund tė bėjnė pėrjashtim. Prandaj fluskulat politike-propagandistike se Kosova pavarėsisht statusit tė saj ėshtė pjesė e Evropės, mbesin pjesė e domenit tė diplomacisė dhe politikės naļve. Ndėrkaq ata politikanė shqiptarė, qė thirren nė proceset e integrimeve evropiane, pa insistuar qė nė kėtė gjedhė shqiptarėt tė futen si tė tjerėt, pra pasi ta kenė pėrfunduar integrimin e brendshėm, bėjnė lojėn e bufit.




Pengu- akt juridiko-politik



Ēėshtja shqiptare edhe pas luftės titanike tė UCK-sė vazhdon tė mbetet peng i akteve politike dhe juridike tė rrafshit ndėrkombėtar. Pozita e tanishme e Kosovės, duket se ėshtė mė shumė rezultat i thyrjeve dhe kompromisit midis dy etnikumeve: austro-gjermanėve nė njėrėn anė dhe sllavėve nė anėn tjetėr, nėnvizon nė njė rast Hoti. Natyrisht nė kėtė kuadėr rol tė ndjeshėm kanė luajtur edhe interesat afatshkurtėra amerikane. Rezoluta 1244 dėshmon se roli i Gjermanisė nė prag tė pėrfundimit tė luftės ishte tejet ndikues. Ky akt politiko-juridik, qė i shėrbeu Gjermanisė pėr rikthim nė skenėn e diplomacisė botėrore, me kalimin e kohės Kosovėn e bėri peng tė diplomacisė dhe raporteve nė relacionin Uashington-Bruksel-Moskė. Peng i kėtyre raporteve mbetet edhe Ukshin Hoti.

Nė prag tė luftės nė Kosovė jo vetėm nga ana e eminencės titiste-autonomiste nė Kosovė, por edhe nga njė lagje e mirė e atyre qė ishin nė ballė tė organizatave ilegale, qė u vunė nė krye tė misionit historik – themelimit tė UCK-sė, nuk u pėrfill mendimi i Ukshin Hotit dhe ekspertėve tjerė. Pėrkundrazi, ata e izoluan sa mundėn e si ditėn. Pėr njė periudhė Ukshin Hoti u shndrrua peng edhe i kėsaj politike.
Rezonimi titist i tė menduarit politik, qė aplikuan autoritaristėt tanė me gojėn plot demokraci, nuk mund tė ipte mė shumė se kaq – rrėshqitjen graduale drejt farė autonomie kulturore nė prag tė luftės, respektivisht krijimin e alibive pėr Serbinė pėr ricoptimin e sėrishėm tė trungut shqiptar, tani pas luftės!
Kėtė rrezik Ukshin Hoti e kishte parandje me kohė dhe para gjyqit serb, si dhe nė njė vistėr eseshė, vinte nė pah faktin se ndjehet peng politik, jo vetėm i Beogradit dhe Prishtinės, por edhe mė gjerė. Peng tashti nuk ėshtė vetėm Ukshin Hoti, peng ėshtė edhe Kosova. Dhe e tillė, peng politik, si duket, ajo do tė mbetet derisa ne si komb ta kuptojmė drejt sentencėn politike tė pėrfaqėsuesit tė idealizmės politike amerikane, ish presidentit tė SHBA-ve, Vodrov Vilsont, kur pati ngritur nevojėn pėr tė zhvilluar luftė, nėse duam ta pėrfundojmė atė. Natyrisht kjo sentencė, tashti pas asaj qė kaloi Kosova, do kuptuar nė kontest real, duke e bartur nocionin luftė nė terrenin real politik, ēka do tė reflektohej nė punėn e institucioneve tona, mėnyrėn se si i ndėrtojmė ato etj.



Udhėheqja dhe roli i saj



Nė funksion tė asaj qė nėnvizova mė lart, roli i udhėheqjes politike ėshtė i rėndėsisė sė veēantė. Kėtė fakt e gjejmė tė nėnvizuar nė veprėn e Profesor Hotit tek analizon raportin e intelegjencies me politikėn.
Nė studimet e tij, Ukshin Hoti pėrpos qė ka analizuar kompleksitetin e ēėshtjes shqiptare, ai ka dhėnė udhėzgjidhjejet nė frymėn mė humane dhe realisht mė tė mundshme pėr kohėn kur janė shkruar ato. Ndėr faktorėt qė do tė reflektojnė nė zgjidhjen e kėti kompleksi, qė Hoti u ka kushtuar vėmendjen e duhur, mė duket se katėr prej tyre meritojnė tė potencohen edhe me kėtė rast:
Lėvizja e gjerė kombėtare nė Kosovė. Rėndėsia juridiko-politike e deklaratės kushtetuese dhe akteve tjera pėrcjellėse, po sidomos oblikimet kushtetutare pėr krijimin e mekanizmave qė krijojnė dhe mbrojnė shtetin (shih pėr kėtė mbrojtjen e tij brilante nė gjyq!);
Republika e Shqipėrisė
Shteti shqiptar dhe rėndėsia shumėdimensionale e tij nė funksion tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare;
Jugosllavia, respektivisht Serbia
Kėtu nė fakt kemi tė bėjmė me interesat serbe tė dorės sė parė dhe raportet e pjesėve qė do ta pėrbėjnė kėtė federatė tė re,
Superfuqitė ekzistuese
Nė cilėsinė e faktorit tė katėrt janė vlerėsuar superfuqitė egzistuese dhe interesat e tyre pėr rajonin, parasėgjithash SHBA-tė dhe Unioni Evropian, por pa nėnvleftsuar rolin e Rusisė dhe ndikimin e saj nė politikėn evropiane.

UĒK-ja reflektonte pjekurinė politike dhe vendosmėrinė e popullit pėr tė marr fatin e tij nė duar tė veta, pėr prof. Hotin ishte faktori vendimtar. Pėr rrethana tė njohura, ai nuk pati fatin qė nė studimet e tij tė analizonte rolin dhe vendin e saj nė historinė mė tė re tė Kosovės dhe kombit shqiptar nė tėrėsi, sado qė daljen e saj e pat pėrshėndetur. Sidoqoftė, ai ishte, me plotė kuptimin e fjalės, ideator i saj.
Faktorėt e mėsipėrm, duke i shtuar edhe UCK-nė si strukturė e rirreshtuar tashmė nė TMK dhe nė disa forca politike, me gjithė kushtėzimet qė kanė, do tė influencojnė nė fatin e ardhshėm tė shqiptarėve nė tėrėsi dhe tė Kosovės nė veēanti, nė statusin qė do tė gėzojnė, nė realizimin e kauzės nė tėrėsi. Por shkalla e realizimit tė kėsaj kauze do tė varet shumė nga ata qė do tė jenė edhe tash e tutje nė krye tė instuticioneve tė Kosovės, do tė mund tė ishte mesazhi i Ukshin Hotit.




Ēlirimi i mendimit politik shqiptar



Me botimin e librit tė Mr. Ukshin Hotit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” mendimi politik shqiptar, qė ishte vazhdimisht i influencuar, qoftė nga trendet aktuale tė mendimit letraro-romantik, qoftė nga impenjimi i interesave jashtėshqiptare, apo siē nėnvizon nė njė rast Ukshin Hoti, nga “ngarkesat ideologjike dhe mangėsitė nė njohuritė mbi proceset reale ndėrkombėtare politike”, tashmė mund ta ndjejė veten autonom. Ėshtė ēėshtje tjetėr se sa do tė shfrytėzohet ky mendim politik autonom nga strukturat tona shtetrore dhe juridike. Shtetet me traditė doktrinat e personaliteteve tė tyre shkencore i pėrvetėsojnė dhe i shndrrojnė nė platforma politike.
Rinia e UNIKOMB-it pėrmes organizimit tė kėti manifestimi dhe slloganit grishės, NĖSE JU DUHEM – JA KU MĖ KENI! vetėm sa ka dashur t’na rikujtojė se Ukshin Hoti dhe fryma hotnjane nė skenėn politike shqiptare po mungon. Investimi nė rikthimin e tij, respektivisht i doktrinės sė tij politike, ėshtė investim nė dobi tė ēlirimit tė plotė tė mendimit politik, mėkėmbjes sė dinjitetit kombėtar dhe nė fund nė dobi tė ndėrtimit tė shtetit.
Sadri Ramabaja





I humburi i madh, Ukshin Hoti

E Shtune, 22 Janar 2005
Shkruan: Agim Vinca



Njera nga plaget me te medha te Kosoves se pasluftes eshte pa dyshim drama e te humburve. As pese vjet e gjysme pas mbarimit te luftes, ende nuk u zbardh fati i mijera njerezve, ne mesin e te cileve edhe i profesoreve te Universitetit dhe intelektualeve te shquar si Bardhyl Caushi, Ukshin Hoti e te tjere. Ku jane ata? A jane gjalle apo jo? Dhe nese nuk jane me ne mesin e te gjalleve, per c'gje gjithnje e me pak ka shprese, ku i kane varret? Ne c'gropa ogurzeza jane baterdisur eshtrat e tyre dhe perse dikush vazhdon te luaje me to? (C'loje makabre!) A ka shprese qe te zhdukurit tane, te kthehen, me ne fund, qofte edhe si skelete, ne vendlindjet e tyre, prej nga u rrembyen ne menyre mizore nga trupat serbe? Drama e sterzgjatur e mijera kosovareve te zhdukur, nje krim i papare ne historine e re te njerezimit, eshte para se gjithash nje makth per familjaret e tyre, por edhe per mbare shoqerine kosovare. Eshte eskapizem politik e njerezor te flasesh dite e nate per standartet, statusin, progresin, pavaresine..., pa zgjidhjen e ketij problemi kaq te mprehte e tragjik, te cilin ne mungese te ndonje shprehjeje tjeter me adekuate, e quajme: "zbardhje e fatit te te zhdukurve".

S'do mend se fati i secilit te zhdukur vec e vec dhe i te gjitheve se bashku eshte tragjik. Cdo gisht dhemb dhe kur dhemb qofte edhe nje gisht, as trupi nuk mund te jete i qete. Por fati i intelektualit dhe veprimtarit Ukshin Hoti eshte pa dyshim nje tragjedi e vertete. Nga 16 maji i vitit 1999, kur eshte pare per here te fundit duke dale nga dyert e burgut te Dubraves, Ukshinit i humbi cdo gjurme. Nga ajo dite e kobshme e deri me sot, nuk dihet asgje per fatin e tij. Asgje e sigurte, e verifikuar. A eshte gjalle apo i vdekur? A eshte vrare ne Kosove apo eshte derguar ne Serbi? A mbahet peng per hesape politike apo jane zhdukur edhe eshtrat e tij? A ka deshmitare te gjalle te drames Hoti apo ata qe jane kujdesur per zhdukjen e tij i kane marre te gjitha masat?

Ne opinion qarkullojne versione nga me te ndryshmet e me kontradiktoret, disa nga te cilat, here-here, nuk i rrok as fantazia njerezore. Por asgje, bash asgje, nuk dihet me siguri. Perpjekjet e te afermve te tij, ne radhe te pare te se motres, Myrvetes, por edhe te disa miqve te vetmuar, kane perfunduar pa sukses. Zbardhja e fatit te Ukshin Hotit, te ketij biri te madh te Kosoves, i cili, me gjase, po behet edhe nje martir i madh i saj, eshte para se gjithash detyre e institucioneve te Kosoves: e qeverise, Kuvendit, partive politike, mediave, intelektualeve dhe te gjitha subjekteve me ndikim te kesaj shoqerie. Zbardhja e fatit te Ukshin Hotit, ketij veprimtari te madh te ceshtjes kombetare dhe njeriu, qe, per shkak te karakterit te tij jokonformist dhe angazhimit te pakompromis politik, e ndoqi ne jete fati tragjik, eshte sprove e ndergjegjes sone politike, njerezore dhe kombetare. Cdo dialog me fqinjet, me boten, me UNMIK-un, me Serbine, me kedo, duhet filluar me kete emer: Ukshin Hoti. Ukshin Hoti dhe te zhdukurit e tjere duhet te jene pikenisje e dialogut dhe e procesit politik qe pritet te ndodhe gjate ketij viti, te cilesuar si vit vendimtar i Kosoves.

Drama e te zhdukurve nuk mund te mbulohet me heshtje, e aq me pak te harrohet. Njeriu nuk mund te pajtohet kurrsesi me humbjen e te dashurve te vet, perderisa nuk bindet se ata vertet nuk jane me. Nje kafke, nje asht, nje analize ADN-je... dhe, pastaj, nje shenje, nje murane. Nje fjale; nje lamtumire. Nje kurore; nje tufe lulesh te fresketa. Kjo eshte kaq e thjeshte dhe njerezore. Andaj, a s'mund te behet kaq gje me vullnetin e forte dhe angazhimin serioz te te gjithe atyre qe flasin ne emer te ketij populli? A s'eshte turp per ne qe edhe pas kaq vjet paqeje e lirie te mos dime asgje per fatin e te humburve, ne mesin e te cileve edhe te te humburit te madh me emrin Ukshin Hoti?! Po bashkesia nderkombetare perse nuk i ben presion Beogradit zyrtar qe te tregohet me bashkepunues lidhur me kete ceshtje? Ish-studenti i Harvardit dhe ish-ministri i jashtem i Kosoves (ne vitet '70-te), politologu Ukshin Hoti, nuk eshte i panjohur as per qarqet diplomatike. Si shpjegohet kjo heshtje e indiference e cuditshme, per te mos thene edhe cinike, ndaj fatit te tij dhe te personave te tjere te zhdukur?

Mos valle ne Kosove, ne zemer te Europes, ne fillim te mijevjecarit te ri, do te perterihet tradita e lashte antike e kenotafeve? Keshtu i quanin greket e vjeter varrezat e zbrazeta qe ngrenin per nder te te afermve te tyre te pagjetur.



__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė