Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-05, 21:35   #4
i_zjarrrti
 
Anėtarėsuar: 05-08-05
Postime: 14
i_zjarrrti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ukshin Hoti, nuk ishte vetėm trim, nė kuptimin e thjeshtė...

Ukshini nuk ishte vetėm trim, nė kuptimin e thjeshtė tė fjalės, por, pėr mė shumė, ishte njė mendimtar, njė vizionar, njė largpamės... dhe njė i pėrkushtuar, me mish e asht - siē thot populli, pėr ēėshtjen e madhe tė kombit e tė atdheut.
Ai, sikurse nė sallonat e fildishta tė perendimit (Amerikės), sikurse si student i Univerzitetit tė Zagrebit, njėlloj sikurse shkollar i shkollės sė Kosovės, ishte dhe mbeti bir besnik i kauzės sė shenjtė kombėtare... Si mendim dhe filozofi e pėrparuar, moderne, politike..., si avangard kombėtare dhe univezale e brezit qė i takonte, Ukshini i tejkalone caqet dhe kufinjtė e problematikės kombėtare tė shqiptarėve nė Ballkan dhe, si i tillė, viziononte pėr perspektivat afatgjate tė fateve tė popujve tė shtypur e tė robėruar, si dhe pėr filozofinė politke tė perspektivave tė kohės.
"Lufta e ftohtė dhe detante", autor i sė cilės ishte Ukshini, pasqyron mė sė miri vizinin politik modern..., domosdoshmėrinė e zgjedhjes sė ēėshtjeve tė pa zgjedhura kombėtare dhe ndėrkombėtare, realitetin e luftės sė blloqeve (lindje - perendim), perspektivat afatgjate dhe domosdoshmėrinė e ballafaqimit me frymėn perspektive, dominuese, tė njerėzimit, nė vitet qė pasuan.
Me realitetin e angazhimeve sublime tė vetė Ukshinit, ai u ballafaqua edhe nė kazamatet sėrbo sllave (nė Burgun e Prishtinės, Mitrovicės, Mariborit, Gjilanit..., Dubravės), ku edhe dha provimin e madh tė dijes e tė pėrkushtimit pėr ēėshtjen e Kosovės dhe tė shqiptarėve, si tėrėsi kombėtare.
Edhe Demokracia Autentike, si frymė dhe filozofi politike e Ukshinit, ishte njė promotor nė vazhgėn e angazhiumeve tė tij, ndėrgjegjėsuese, sidomos pėr klasėn e vjetėr politike tė Kosovės, pėr tė pasivizuarit dhe tė anatemuarit, ishte frymė dhe kushtrim pėr perspektivat afatgjate tė Kosovės me vise, si dhe tė kombit tonė, si tėrėsi unikate.
Ka edhe mė shumė. "Asnjėher mos pyesni se ēfar bėri atdheu pėr ty, por trego se ēfar ti bėre pėr atdheun" ...

Nė kėtė rastė, atdheu pėrveqėse heshtė pėr Ukshin Hotin, ai ėshtė bėrė edhe varr i heshtjes misterize pėr te.

Respekt shumė tė madh pėr tė gjithė, veqanėrishtė pėr njohėsit e jetės dhe tė veprimtarisė politike e atdhetare tė Ukshin Hotit.
i_zjarrrti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė