Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-06, 13:32   #1
Kreshniku
 
Anėtarėsuar: 27-06-06
Postime: 15
Kreshniku i vlerėsuar jo keq
Gabim Dialektet e gjuhės shqipe

Dialektet e gjuhės shqipe




Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt janė: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e rotacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti i jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti i veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 28-06-06 nė 14:30 Arsyeja: Me shkronja te zmadhuara
Kreshniku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante