Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-08-10, 16:58   #2
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Studentja me shami lobon pėr njohjen e shtetit tė Kosovės

Vazhdimi->

Prej 14 deri mė 21 Maj, presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu qėndroi nė njė vizitė zyrtare nė Malajzi, ku u mbajt Forumi Ekonomik Islamik Botėror me pjesėmarrje tė pėrfaqėsuesve tė 62 shteteve tė ndryshme tė botės. Ju u takuat me presidentin Sejdiu dhe e shfrytėzuat rastin tė apeloni tė i pari i vendit pėr lejimin e vazhdimit tė procesit tė rregullt mėsimor tė vajzave si Arjeta Halimi dhe Arlinda Zeka, qė u pėrjashtuan mė herėt nga shkolla pėr shkak tė mbajtjes sė mbulesės islame. A mundeni shkurt tė na tregoni se ēfarė i thatė presidentit?


Nora: Vėrtet, presidenti Sejdiu dhe delegatėt e tjerė nga Kosova morėn pjesė nė Forumin Ekonomik Islamik Botėror qė u mbajt nė kryeqytetin e Malajzisė nė Kuala Lumpur. Presidenti shfrytėzoi rastin pėr t’i ftuar biznesmenėt e huaj qė tė investojnė nė Kosovė, dhe mes tjerash, t’i falėnderojė tė gjitha ato shtete qė e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa shtetet e tjera qė ende nuk e kanė njohur, i ftoi ta marrin kėtė hap sa mė parė. Studentėt kosovarė qė studiojnė nė universitetet e ndryshme tė Malajzisė patėn njė takim tė veēantė me presidentin dhe zyrtarėt e tjerė, ku ne shfrytėzuam rastin tė shprehim shqetėsimin tonė tė thellė pėr problemin e mbulesės islame nė Kosovė. Aktet e tilla i vlerėsuam si shkelje flagrante e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, si mohim tė karakterit demokratik tė shtetit tė Kosovės dhe barrierė nė rrugėn e Kosovės drejt integrimit nė Bashkimin Evropian. Ne po ashtu e potencuam faktin e hidhur se nė kohėrat e errėta pėr Kosovėn sa ishim nėn sundimin serbo-sllav, ishte pushteti diktatorial serb ai qė i ndalonte shqiptarėt nga shkolla, ndėrsa sot, pėr fat tė keq, e drejta pėr shkollim shqiptarėve po u cenohet prej vet institucioneve tona. Fare nė fund, ne kėrkuam nga presidenti qė qeveria e Kosovės tė ndėrmarr masa nė zgjidhjen e ēėshtjes nė fjalė dhe parandalimin e incidenteve tė tilla nė tė ardhmen.


Meqenėse opinioni publik nuk e njeh qėndrimin e presidentit tė Kosovės nė lidhje me kėtė problematikė, na tregoni shkurt se cili ishte qėndrimi dhe pėrgjigjja e tij lidhur me kėtė ēėshtje? A u dha shpresė sė kjo ēėshtje do tė pėrmbyllet nė tė mirėn e vajzave tė mbuluara?


Nora: Fillimisht, presidenti dhe delegatėt kanė qenė tė befasuar nga reagimi ynė, veēanėrisht kur ky reagim erdhi prej njė vajze me mbulesė, gjė qė neve na e la pėrshtypjen se ende janė prezente paragjykimet nėnvlerėsuese ndaj vajzave me shamia dhe dyshimi nė potencialin e tyre pėr tė dhėnė njė kontribut tė ēmuar e progresiv pėr shoqėrinė kosovare dhe mė gjerė.

Presidenti Sejdiu nuk dha ndonjė premtim apo pėrgjigjje konkrete pėr zgjidhjen e problemit tė cekur. Megjithatė ai theksoi se mėnyra e veshjes ėshtė e drejtė e secilit, qoftė me shami apo pa tė. Njė tolerancė tė tillė tė zgjedhjes personale ai e theksoi edhe para nesh se e kishte vėrejtur edhe nė Malajzi gjatė pjesėmarrjes sė tij nė forumin e lartė pėrmendur, gjė qė i kishte bėrė pėrshtypje tė veēantė. Megjithatė, presidenti Sejdiu nuk tha se mbajtja e mbulesės islame nė shkolla publike ėshtė antikushtetuese, gjė qė i hedh poshtė pretendimet e ngjashme tė zyrtarėve tė MASHT-it.


Gazeta e pėrditshme Epoka e Re para 6-7 muajsh si e vetmja gazetė nė njė artikull tė shkurtė pati dhenė lajmin se ju kishit arritur tė merrni vendin e dytė nė garėn nacionale nė nivel tė Malajzisė pėr tė Drejtėn Ndėrkombėtare Humane dhe pėr tė Drejtėn Penale Ndėrkombėtare, shkathtėsi gjyqėsore kėto tė cilat nė fakt ushtrohen vetėm nė Tribunalin e Hagės, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale, nė institutet dhe nė universitetet e mėdha me renome botėrore.
Si e mirėpriten profesorėt dhe koleget tuaj qė njė vajzė e huaj tė shėnojė kėtė sukses dhe ēfarė ndjenje ishte tė merrje pjesė nė kėto gara si e vetmja shqiptare? Dhe a kishit ndonjė motiv tė veēantė qė ju shtyri tė arrini kėtė sukses?


Nora: Nė lidhje me atė qė mė pyesni, dėshiroj tė theksoj se studentėt e universitetit tonė vėrtet shquhen nė pėrgatitjen e lartė tė shkathtėsive gjyqėsore, dhe kjo ėshtė dėshmuar me sukseset e njėpasnjėshme nė garat ndėrkombėtare. Profesorėt dhe kolegėt kanė qenė tejet tė lumtur pėr njė pėrfaqėsim dinjitoz, pasi kėto suksese pėrveē tjerash, kanė ndikuar nė ngritjen e reputacionit dhe nė imazhin e universitetit. Ndėrsa pėr mua, pjesėmarrja nė kėto gara kishte rėndėsi dhe kuptim mė tė gjerė. Si pjesėmarrėse e vetme shqiptare nė mesin e studentėve garues, pėrveē universitetit, unė e ndjeja se po e pėrfaqėsoja edhe shtetin tim Kosovėn. Dhe pikėrisht ky duhet tė ketė qenė motivi brenda vetės sime pėr arritjen e kėtij suksesi nė atė garė. Sepse kam dashur tė jap njė kontribut sado tė vogėl pėr Kosovėn, posaēėrisht kur ajo gjendet nė fazėn e konsolidimit, tė shtet-ndėrtimit dhe pėrpjekjes pėr arritjen e njohjeve tė reja, dhe kėtė tė fundit sidomos nga vendet aziatike ku ende kanė mbetur edhe shumė shtete pa e njohur atė. Por edhe pėr njė arsye tjetėr, qė Kosova ta tejkalojė sa mė parė kohėn e tranzicionit tė pas pavarėsisė dhe qė nė kėtė mėnyrė tė shėnojė njė zhvillim tė pėrgjithshėm nė tė gjitha sferat. Njėsoj dėshiroj qė edhe nė tė ardhmen tė jap kontributin tim pėrmes pjesėmarrjes nė gara tė tilla.


Cilat mund tė jenė arsyet pse njė ngjarjeje tė tillė i jepet kaq pak hapėsirė prej mediave tona? A mendoni se kjo sjellje e mediave tona, jo vetėm nė rastin tuaj por edhe nė raste tė tjera, si shkak kryesor mund tė jetė mbulesa; si dhe a duhet dhe si mund tė ndryshojė kjo qasje jo e drejtė e tyre ndaj femrės me mbulesė?

Nora: Sigurisht se faktorėt mund tė jenė tė shumtė si dhe tė ndryshėm qė s’do tė mund t’ia preknim fundin edhe po ta trajtonim me orė tė tera kėtė problematikė. Por nė thelb mendoj se, arsyeja ėshtė se ne nuk kemi media tė lira, me fjalė tė tjera mediat tek ne, me ndonjė pėrjashtim, pėrgjithėsisht janė tė influencuara nga qarqe tė ndryshme klanore dhe politike nga brenda si dhe nga jashtė. Dhe derisa ėshtė kėshtu, do tė jetė vėshtirė tė krijohen media tė balancuara dhe me qasje tė drejtė, siē do t’i dėshironit jo vetėm ju, por edhe i gjithė opinioni publik. Kurse kur pyesni se a duhet dhe si mund tė ndryshojė kjo qasje jo e drejtė ndaj femrės me mbulesė, nė mungesė tė ndonjė shembulli konkret mendoj se Epoka e Re qė e pati dhenė lajmin pėr arritjen e suksesit tonė nė garėn qė e pėrmendet mė herėt, mund tė shėrbejė si njė shembull i mirė pėr mediat e tjera pėr ndryshimin e qasjes ndaj vajzave me mbulesė. Shpresoj qė ky tė jetė njė hap pėrpara drejt lirisė se mediave, tė cilat mund tė luajnė njė rol shumė te rėndėsishėm nė formėsimin e njė shoqėrie demokratike tė emancipuar, tė lirė dhe tė barabartė.


Nė lidhje me problemin e mbulesės islame nė vendin tonė, a mendoni se Kosova mund ta merr pėr model Malajzinė, pėr zgjedhjen e kėtij problemi nė rrafshin e edukimit dhe mėnyrėn e trajtimit tė drejtė tė femrave me mbulesė?

Nora: Po, pajtohem plotėsisht se Kosova mund ta merr Malajzinė pėr model, si nė rrafshin e edukimit, po ashtu edhe pėr trajtimin e drejtė tė femrave me mbulesė. Ėshtė interesant se Malajzia ka dy Ministri tė Arsimit, gjė qė dėshmon kujdesin e veēantė qė ajo i kushton edukimit. Fakti qė sot, nė shekullin XXI, ende ka shtete qė adoptojnė sjellje tė sė kaluarės komuniste, rasti konkret nė vendin tonė, duke i penguar nė kėtė mėnyrė disa vajza qoftė totalisht apo pjesėrisht nga e drejta e tyre pėr shkollim apo punėsim shkaku i veshjes sė tyre modeste, ėshtė njė akt i ulėt e diskriminues, qė nuk pėrkon aspak me realitetin e kohės sė globalizmit dhe tė instancave drejt tė cilave Kosova synon tė integrohet. Ėshtė e rėndėsishme pėr t’u theksuar se Malajzia ėshtė njė shtet sekular, me rreth 60% tė popullsisė myslimane, mirėpo megjithatė ėshtė njė shtet demokratik me plot kuptimin e fjalės, ku askujt nuk iu shkelėn tė drejtat, si dhe ku vajzat me mbulesė janė maksimalisht aktive edhe nė progresin dhe zhvillimin e shtetit, prej tė cilave gjen personalitete tė larta tė profileve tė ndryshme, si pėr shembull: Mjeke, profesoresha nė universitete, ekonomiste, inxhiniere, avokate dhe po ashtu kėshilltare nė kabinetin e kryeministrit.


Nė ēka aludoni kur thoni se kėto vajza privohen “totalisht apo pjesėrisht” nga e drejta pėr shkollim?

Nora: Nė disa debate publike nė media, thuhet nga disa zyrtarė tė MASHT-it se udhėzimi administrativ 6/2010 nuk i privon vajzat me mbulesė nga e drejta pėr edukim, duke thėnė se ato janė tė lejuara tė marrin provimet me korrespodencė. Sipas mendimit tim, njė arsyetim i tillė ėshtė tejet i palogjikshėm dhe i papranueshėm. Procesi i edukimit nuk definohet si ‘lexim i librit dhe dhėnie e provimit’ por ėshtė njė proces delikat qė nė vete pėrmban disiplinimin e nxėnėsit nga ana morale, formimin e karakterit tė njė qytetari tė denjė, socializmi dhe shoqėrimi me nxėnėsit e tjerė, si dhe pėrvojėn qė nxėnėsi e merr nga kontakti dhe ballafaqimi i tij i drejtpėrdrejtė me moshatarėt e vet. Kėshtu MASHT-i, nga njė institucion qė do tė duhej tė jep mundin maksimal pėr ērrėnjosjen e analfabetizmit, fatkeqėsisht po shndėrrohet nė njė institucion qė shkakton dhe e stimulon vet analfabetizmin. Si rezultat, ky institucion nė mėnyrė indirekte i privon kėto vajza nga e drejta pėr edukim, duke ua shuar atyre entuziazmin pėr kėrkimin e dijes dhe shkencės. Andaj kur them se kėto vajza “privohen pjesėrisht ose totalisht” nga e drejta pėr shkollim, aludoj qė me kėtė shprehje t’i pėrfshijė interpretimet jo tė drejta pėrkitazi me udhėzimin administrativ nga ana e disa zyrtarėve tė MASHT-it, siē ėshtė pėr shembull, z. Nehat Mustafa.

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė