Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-08-10, 17:00   #3
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Studentja me shami lobon pėr njohjen e shtetit tė Kosovės

vazhdimi-->

Shihet se ju qenkeni njė ‘kalorėse’ e denjė nė mbrojtjen e tė drejtave tė femrės. A mund tė na e jepni pra njė shembull konkret tė njė femre tė suksesshme malajziane qė ėshtė e njohur ndėrkombėtarisht?

Nora: Mendoni se keni shtruar njė pyetje sfiduese qė nuk mund t’i jepet pėrgjigjje? E them se pyetja nė fakt ėshtė fare e lehtė. Do ta marrė vetėm njė shembull: Para se ta pėrmendi personin nė fjalė, vlen pėr t’u theksuar se Malajzia ėshtė prej shteteve tė para tė botės qė dėrguan njė delegacion tė pėrberė prej njė numri tė caktuar mjekėsh pėr t’ua kushtuar vėmendjen e veēantė nevojave humanitare tė popullit nė Kosovėn e pasluftės. Prej tyre, Dr. Jemilah Mahmood, ish-udhėheqėse e organizatės joqeveritare Mercy Malaysia – Mėshira e Malajzisė, sot mban postin e shefit regjional nė degėn pėr ēėshtje humanitare, Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Popullsinė (UNFPA). Ndoshta kjo mund tė shkaktojė ēudi tek disa lexues por, Dr. Jemilah e mban mbulesėn islame. Andaj MASHT-i dhe MSHP-ja me nxjerrjen e udhėzimeve administrative, tė cilat i privojnė femrat me mbulesė nga e drejta elementare pėr edukimin e mesėm dhe punėsimin nė institucionet publike, ua limitojnė ose ua pamundėsojnė atyre aktivizimin e mundshėm nė tė ardhmen, si nė rrafshin kombėtar, po ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar.


Si studente e dalluar e fakultetit tė drejtėsisė qė jeni, a mund tė na tregoni edhe njė gjė: Cilat janė disa nga tė drejtat qė feja islame ia garanton dhe ia siguron gruas, e tė cilat gruaja nuk mund t’i has tek civilizimet e tjera, si dhe a mund tė jenė pikėrisht kėto prej arsyeve qė nė bazė tė statistikave tre prej katėr njerėzve nė botė qė sot konvertohen nė Islam janė femra?


Nora: Feja islame i garanton gruas tė drejta tė njėjta me mashkullin; tė lidhė marrėveshje, tė prodhojė, tė fitojė, tė posedojė pasuri nė mėnyrė tė pavarur. Jeta e saj, prona e saj dhe nderi i saj janė njėsoj tė shenjta si ato tė mashkullit. Por edhe, Islami i jep pėrparėsi respektimit tė nenės tri herė mė shumė sesa babait, duke pasur parasysh vėshtirėsitė nėpėr tė cilat nėna kalon nė shtatzėni, nė lindje dhe edukim tė fėmijėve. Pėr kėtė arsye, Muhamedi (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė) thotė: “Xhenneti ėshtė nėn kėmbėt e nėnės.” Me njė fjalė, Islami e liron gruan nga tirania moderne dhe pseudoemancipimi perėndimor, andaj ndoshta edhe ky mund tė jetė shkaku qė i shtyn femrat e perėndimit tė konvertohen nė Islam nė njė masė dukshėm mė tė madhe sesa vet meshkujt, gjė qė tregon se femrat nė perėndim nuk janė edhe gjithaq tė lira siē pretendohet dhe proklamohet nė kontinuitet. Por sigurisht kjo ndodh edhe pėr arsye se Islami ėshtė fe e pastėr monoteiste, ku e vėrteta ėshtė e dalluar nga e pavėrteta, fe e vullnetit tė lirė tė individit dhe jo e imponimit, por e tolerancės, e paqes dhe e mirėkuptimit me civilizimet dhe me fetė e tjera.


Malajzia ka qenė prej shteteve tė para qė e ka njohur shtetin e Kosovės dhe e pėrmendet edhe mė herėt se ajo e ka ndihmuar Kosovėn menjėherė qysh prej kohės sė pasluftės. Sa ėshtė e nevojshme pėr shqiptarėt e atjeshėm qė tė hapet ambasada e Republikės sė Kosovės nė Malajzi dhe sa do tė ndikonte kjo nė shtimin e njohjeve pėr Kosovėn edhe nga shtete tė tjera mike tė Malajzisė?

Nora: Malajzia si shtet i zhvilluar ekonomikisht dhe me njė treg tė madh konsumi prej afro 29 milion banor, ka ndikim tė madh nė shumė shtete qė nuk e kanė njohur ende Kosovėn, posaēėrisht nė shtetet e Organizatės se Konferencės Islamike (OKI). Kur e kemi parasysh se prej gjithsejtė 57 shteteve tė OKI-sė sa janė, vetėm 17 prej tyre deri mė tani e kanė njohur Kosovėn, do tė duhej qė sa mė parė tė akreditohej ambasadori i Kosovės nė Malajzi, pėr arritjen edhe tė njohjeve tė tjera prej 40 shteteve tė mbetura nga OKI-ja, qė do tė mund tė finalizoheshin mė lehtė dhe mė shpejtė nė njė koordinim tė ngushtė me shtetin e Malajzisė. Por do tė duhej bėrė edhe pėr arsye tė pozitės gjeostrategjike qė e ka Malajzia nė kontinentin e Azisė dhe pėr shkak tė lidhjeve tė saj tė mėdha me botėn. Hapja e ambasadės do t’i forconte lidhjet diplomatike nė mes tė dy shteteve, duke realizuar nė kėtė mėnyrė marrėveshje tė frytshme bashkėpunimi nė fusha tė ndryshme, posaēėrisht nė ekonomi dhe arsim, pasi kėta dy faktorė luajtėn rrolin kyē nė zhvillimin e shtetit tė Malajzisė. Pėrveē kėsaj, ambasada e Kosovės nė Malajzi do tė bėhej urė lidhėse nė mes tė shqiptarėve kosovarė qė jetojnė e veprojnė kėtu dhe institucioneve tė Malajzisė, gjė qė do t’ua mundėsonte integrimin e tyre mė tė madh dhe mė tė shpejtė nė jetėn shoqėrore, kulturore dhe ekonomike tė vendit.


Pėrveē studimeve qė i keni pėrsipėr, ju tani jeni duke u pėrgatitur pėr garat e ardhshme qė do tė mbahen nė muajin gusht ndėrmjet universiteteve tė Malajzisė pėr tė Drejtėn Tregtare Ndėrkombėtare. Fituesit e kėsaj gare nė nėntor tė vitit 2010 do ta pėrfaqėsojnė shtetin e Malajzisė nė garat ndėrkombėtare qė do tė mbahen nė Indi. Sigurisht se keni shpenzime, prej tė cilave njė pjesė tė caktuar duhet tė paguani vet. Deri mė tani a keni pranuar ndonjė mbėshtetje materiale pėr aktivitetet tuaja nga ndonjė donator apo nga institucionet pėrkatėse tė Republikės sė Kosovės qė janė pėrgjegjėse nė kėtė rrafsh, pasi nė kėto gara, nė njė mėnyrė ju e prezantoni edhe Kosovėn, qė ėshtė edhe nė tė mirė tė saj?

Nora: Besoj qė ėshtė nė tė mirė tė Kosovės, sepse vitin e kaluar kudo qė kemi marrė pjesė nė gara anė e kėnd Malajzisė, thuajse tė gjithė mė pyesnin se prej nga jam. Me rastin qė e kuptonin qė jam nga Mali i Zi, respektivisht nga Kosova, vėreja se pjesa dėrmuese kishin dėgjuar pėr Kosovėn dhe gjėja e parė qė bėnin, ishte se mė uronin pėr pavarėsisė; kurse tė tjerėt, shtetet e tė cilėve nuk e kishin njohur ende Kosovėn shtet, pėrveē urimeve luteshin me plot zemėr qė edhe shtetet e tyre tė e njohin Kosovėn sa mė parė. Ndėrsa, sa i pėrket shpenzimeve, po, kemi shpenzime dhe se njė pjesė bukur tė madhe duhet t'i mbulojmė vet. Kurse sa i pėrket donatorėve apo mbėshtetjes institucioneve nga shteti ynė, qė ju pyesni, jo nuk kemi pasur kurrfarė mbėshtetje.


Nėse ju arrini tė kualifikoheni nė kėto gara, ju do tė merrni pjesė nė garat ndėrkombėtare qė do tė mbahen nė muajin nėntor 2010 nė Indi. Ēfarė do tė ishin fjalėt e para qė do t’i kishit thėnė ju para mediave nė Nju Delhi, po qė se arrini tė korrni fitore apo ndonjė vend tė lartė nė atė garė?

Nora: O pyetje vėrtet interesante, sa e lehtė aq edhe e vėshtirė pėr t’i dhenė pėrgjigjje. Nė rrethanat nė tė cilat gjendet sot Kosova, ku secili individ duhet ta jep kontributin pėr shtet-ndėrtimin e vendit dhe shtetit tonė tė ri, besoj se nuk do tė mund tė zgjidhja fjalė tjera pėrveē kėtyre: “Unė jam nga Kosova. E falėnderoj Allahun e Madhėrishėm qė ma bėri tė mundur tė arrijė kėtė sukses dhe tė realizojė kėtė ėndėrr, pikėrisht nė vendin ku njė bashkatdhetar i imi, pra Mehmet Isaja, i cili para mė shumė sė 300 vitesh e projektoi Taxh Mahallin, njė nga mrekullitė mė tė ēuditshme tė botės, me tė cilėn sot shteti i juaj krenohet dhe njihet anė e mbarė botės dhe po ashtu edhe nga vendi im Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Shqiptarėt dhe India pra, njihen qė mė tepėr se tre shekuj mes veti. Prandaj e lus dhe e ftoj qeverinė e shtetit tė Indisė qė kjo lidhje mes nesh tė forcohet duke e njohur sa mė parė shtetin tim - Kosovėn. Ju faleminderit!”. - Besoj se ky do tė mund tė ishte opinioni im drejtuar mediave, nė njė ditė tė lumtur si ajo. Ēdo fjalė tjetėr do tė ishte njė luks, qė s’do tė duhej askush prej nesh t’ia lejonte vetes.


Duke iu dėshiruar suksese nė garat tuaja tė dijes, ku pėrveē Malajzisė do ta pėrfaqėsoni edhe Kosovėn, pėr fund ju lusim edhe pėr njė porosi.

Nora: Pėr fund, do tė dėshiroja ta citoj njė pjesė nga fjalimi historik i presidentit amerikan, Barak Obama, i mbajtur vitin e kaluar nė universitetin e El-Ezherit nė Kairo. Ai thotė: “E refuzoj mendimin e disave nė perėndim se gruaja e cila zgjedh t’i mbulojė flokėt e saj ėshtė mė pak e barabartė, por besoj fuqishėm se femrės tė cilės i ndalohet shkollimi, i ėshtė ndaluar barazia". Mjafton ta pasojmė sugjerimin e presidentit amerikan Barak Obama dhe tė dėshmojmė se jemi njė shtet demokratik nė kuptimin e plotė tė fjalės.

Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė