Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-07, 00:46   #5
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kushtetuta si akti mė i lart juridik

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Gjindemi nė prag tė shtetformimit, e pėr tė formuar shtet nuk ėshtė punė e lehtė, elementet/simbolet shtetėrore si duket janė mbuluar nga pluhuri i harresės pas kundėrshtimeve e inateve partiake duke shfrytėzuar kėto si instrument tė caqeve tė tyre politike.
Akti mė i lartė juridik shtetėror KUSHTETUTA dhashtė Zoti e nuk shndrrohet edhe ky akt nė njė cirk tė partive politike, por me hartimin e saj tė mirrėn ekip/njerėz me kualifikime adekuate. Nė kushtetutė tė pasyqrohet pelqimi i shtresave tė gjera shoqerore e politike.
Pėr tė hartuar Kushtetut nuk ėshtė ndonjė vėshtirėsi, kopjohet ndonjė model kushtetues me ndryshime aty kėtu.
Unė parapelqej modelin kushtetues ku pos tjerave interpelanca zė vend meritor si instrument i cili i mundėson opozitės tė kontrolloj qeverinė.
Pershendetje te gjitheve dhe urime per temen e qelluar, te cilen e kuptoj si nje permbledhje bisedash, ne te cilat shprehen deshirat individuale dhe ne fund ne menyre induktuese apo deduktuese te te kristalizohet nje "katalog" principesh, te cilat i deshirojme ne Kushtetuten tone.

Deri tani kemi dy deshira: Interpelancen dhe deshiren per kontroll te pushtetit.

Deshira e pare per mua ka te bej me formen shteterore "Republike". Republika vjen nga fjala latine "res publica", qe do te thote nje ceshtje e hapur, pra nenkupton formen publike qeverisjes se shtetit. Forma e qeverisjes eshte atehere publike, kur qytetari eshte i informuar mbi vendimet e qeverise, pra kur qeverisja eshte transparente (jo si ne monarki apo despoti: ceshtje "private" e parise udheheqese). Per te realzuar nje qeverisje "te hapur" ndaj qytetarit, ekzistojne aparate te ndryshme kushtetutore. Aparati i tille eshte p.sh. principi qe puna e parlamentit si dhe organeve tjera qeverisese te behet ne menyre te hapur per qytetarin, dhe qytetari te kete mundesine e tij per percjellje te detajuar te procesit te vendimmarrjes. Aparat tjeter eshte principi qe parasheh te drejten e cdo parlamentari per te pyetur dhe marrur pergjegje publike nga qeveria apo nje minister konkret. Ky principi i dyte quhet interpelanca, apo e drejta per interpelacion. Me kete princip "detyrohet" qeveria per justifikim te vendimmarrjes, dhe kjo i sherben principit te qeverisjes "se hapur" ndaj qytetarit. Keshtu qe deshira per te futur ne Kushtetute te drejten e interpelacionit, me fjale tjera kerkon (ne induktim) formen shteterore te "Republikes". Kerkesa e pare ndaj Kushtetutes tone pra eshte definimi i shtetit si "Republike".

Deshira e dyte ndaj Kushtetutes, pra ajo per kontroll te shtetit, eshte kerkesa per sistemin "demokraci". Demokracia sigurisht se perbehet nga me shume instrumente e parime, por nje parim qenesor i saj eshte ndarja e pushtetit ne aso menyre qe ai (pushteti) te mos jete i koncentruar ne nje person apo grup personash udheheqes. Ndarja tipike demokratike e pushtetit eshte ajo ne legjislativ, ekzekutiv dhe judikativ. Me kete ndarje shperndahet pushteti ne tri grupe, me pasojen qe institucioni qe leshon ligje nuk ka force mbi ekzekutimin e tyre apo perdorimin e tyre ne prakse, si dhe anasjelltash (institucioni qe perdor dhe ekzekuton ligje ne prakse nuk ka force mbi leshimin e ligjeve). Keshtu qe postulati i dyte ndaj Kushtetutes tone eshte sistemi shteteror §Demokraci".

Si rezultat deri tani kemi nje Kushtetute qe thote:
"... Neni 100: Forma e shteterore e Shqiperise se Maaaaadhe, eshte demokraci dhe republike."
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė