Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-07, 20:18   #40
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Raul: Do te japim shpirtin!

Raul Gonzalez, me pjkurine e viteve te shumta ne futboll mbi supe, e di mire se titulli i Primera Division, nuk eshte ende i fituar per madrilenet. Ne nje veprimtari piblicitare te ADIDAS?it, ku ishte i pranishem edhe Ksavi Hernandez, pasi “ngushelloi” lojtarin e Barcelones, kerkoi kujdes nga te tijet.



? Ju keni marre pjese ne shume beteja, por nga kjo finale sezoni dritheruese, edhe ju duhet te ndiheni i befasuar?

? Besoj qe keshtu do te jete edhe java e fundit. Nuk do te jete aspak e lehte per ne dhe eshte mire qe njerezit te pergatiten per kete. Sigurisht qe gjerat kane shkuar ashtu si donim ne, sepse ne javen e fundit titulli varet vetem nga cfare do te bejme ne, por Majorka do te na veshtiresoje pune. Te mos harrojme se ne te gjitha ndeshjet e fundit ne “Bernabeu” kemi fituar bukur, por duke vuajtur shume. Keshtu ndodhi ndaj Valencias, Seviljes, Espanjolit dhe Deportivos. Nuk eshte mire te besojme se ia hodhem tani, pa zbritur ne fushe.

? Dukeni shume i matur.

? Kuptohet. Une do te doja qe te fitonim 3?0 dhe te ishte nje mbremje e madhe ne “Bernabeu”. Por do te jene 90 minuta te gjata dhe qe do te luhen shume fort. Per me teper, Majorka eshte nje skuader e forte dhe kete vit ka qene e vetmja skuader qe ka mundur te fitoje ndaj Seviljes ne “Sanchez Pizjuan”. Ju kujtoj gjithashtu se Barca e ka mundur vetem ne “Camp Nou” dhe me nje autogol ne minuten e fundit.

? Dhe nese do te kujtonim fitoren e mrekulleshme dhe me goleada te Majorkes ne “Bernabeu”...

? Kesaj skuadre i ecen mjaft ne stadiumin tone, prandaj duhet te tregohemi te kujdesshem dhe te marrim masa. E kemi kampionatin ne duart tona, por e dime qe Majorka mund te na nderlikoje shume pune. Nuk mund te gabojme sepse tifozet kane vuajtur shume kete vit dhe tani enderrojne te fitojne titullin. Do te ishte shume keq sikur te linim te na ikte nga duart nje mundesi e tille kaq e mire. Te gjitha rrethanat jane ne favorin tone, por askush te mos harroje se eshte nje ndeshje futbolli.

? Dhe Majorka nuk ka me ne radhet e saj mikun tuaj Eto’o...

? Nuk ka rendesi kush eshtene fushe, sepse te gjithe jane profesioniste dhe e dine se ketu eshte ne loje prestigji i tyre. Po te isha ne vend te nje lojtari te Majorkes, do te zbrisja ne fushe per te fituar, vetem per faktin e rrethanave dhe per rendesine e takimit. Askush nuk zbret ne fushe per te humbur. Vete mundesia per t’i hequr titullin Realit ne “Bernabeu” eshte nje shtyse. Por shtysa jone eshte me e madhe. Mund te fitojme titullin pas kater vjetesh dhe perballe publikut tone, cfare mund te kerkojme me teper?

? Mund te na e rikujtoni cemndurine ne fundin e takimit ne “La Romareda”. Ju e perjetuat ne stol, por ishit dukshem i tensionuar.

? Shikoni, askujt nuk i pelqen te zevendesohet, por keshtu vendosi trajneri dhe qe kur u ula ne stol mendoja vetem per skuadren. Duhet te fitonim per te mbajtur kreun. Ketu jemi per te ndihmuar skuadren, jo per te menduar per veten. Ne stol ishin edhe Sisinjo, Marselo dhe Gago, po aq te rendesishem sa ata qe ishin ne fushe. Mund t’ju them vetem se nga jashte vuan me shume. E kuptoj mjaft mire tensionin qe kane tifozet tane.

? Si e pritet golin e dyte te Tamudos ne “Camp Nou”?

? Sapo kishte shenuar Van Nistelroi dhe pas disa sekondash degjova qe tifozet tane po bertisnin me me shume force. Ne krah kisha nje gazetare dhe e pyeta se cfare kishte ndodhur. Ajo me tha se kishte barazuar Espanjolil. Une bertita me te madhe dhe te gjithe u perqafuam. Ishin caste te vecanta, nga ata qe nuk harrohen. Ishim te vdekur dhe per nje minute u kthyem ne krye. Fantastike! Por u merzitem kur Diarra nuk e shenoi dot golin e fitores, sepse nuk e dinim nese Barca kishte kohe per te shenuar serish. Ishte e pabesueshme, por kur qesh ne fund ia vlen te perjetosh aq vuajtje.

? E pate veten kampion nga ai cast?

? Jo. Ishim te lumtur qe mbajtem kreun edhe pas kesaj jave, ndoshta me te veshtires, por s’duhet te mendojme se ia hodhem, sepse mund te trishtohemi me pas. Duhet te bejme cmos tani per te mposhtur Majorken.

? I keni telefonuar adashit tuaj Raul Tamudo per ta pergezuar? Gjysmen e titullit e keni prej tij.

? Jo, sepse Tamudo beri detyren e tij. Espanjoli luftoi per ate barazim, por edhe ne Madrid luajti majft mire dhe per pak sa nuk na mundi. Prandaj te dielen shpresoj qe te behet nje ndeshje e forte me Majorken, po te mendojme ndryshe do ta pesojme. As duhet ta permendim festen deri pa mbaruar ndeshja.

? Kampionati do te zgjidhet ne javen e fundit, dicka e rralle ne 13 vitet tuaja si profesionist.

? Ka mundesi, por ajo qe u pa te shtunen ishte futbolli i paster. Gezim dhe trishtim per 20 sekonda. Por eshte e vertete qe tani jemi me te bashkuar ne fushe dhe i perballojme me mire situatat e veshtira dhe ato te gezueshme. Jam i sigurt se keshtu do te jete edhe te dielen. Te gjithe ne Madrid e meritojne kete titull dhe do te japim shpirtin qe te mos i zhgenjejme. Kemi kater vjet qe nuk e fitojme titullin dhe duhet t’i japim fund kesaj serie negative dhe shqertesuese.

? Ju keni shenuar nje here nje gol me dore ne Champions League dhe e kane permendur njemije here. Po te mos kishte barazuar Van Nistelroi, tani do te flisnim per nje kampionat te vendosur nga dora e Mesit.

? Gjyqtari nuk e pa dhe keshtu qe e dha golin e rregullt. Gjithmone kam besuar te ndershmeria e gjyqtareve dhe nuk mendoj se aiveproi me dashakeqesi. Gjithmone mund te mendosh se vendimet e gjyqtareve te demtojne, por gjithmone kam besuar se gjate nje sezoni, dhuratat dhe demet jane te barabarta.

? Nese fitoni, do te ishte titulli i peste per ju.

? Po. Te parin e kam fituar me Valdanon, ne vitin 1995. U ndieva mjaft mire, sepse ishte titulli i pare dhe sepse isha vetem 17 vjec. Me pas fitova me Kapelon dhe dy te tjere me Del Bosken. Nese fitojme kete vit do te ishte titulli i dyte me Fabion, dhe kjo tregon nivelin e trajnerit. Por mos kembengulni me kete teme, sepse dua te pres deri pas ndeshjes me Majorken.

? Po nese fitoni?

? Do te hapim nje cikel titujsh, spektakli dhe argetimi. Ka ardhur momenti qe tifozeria jone te mos vuaje me dhe te kthehet te festoje ne “Bernabeu”.

? A duhet te vazhdoje Kapelo nese e fiton titullin?

? Une di vetem qe ka edhe dy vjet kontrate. Por lveresimin e ben klubi, me drejtorin sportiv dhe presidentin, kur te perfundoje sezoni.

? Gjate sezonit eshte hemandesuar shume.

? Ne lojtaret duam vetem qe pushimet te vijne pas fundit te lumtur. Te tjerat jane pergjegjesi i drejtuesve.

? A do te jete ky titulli per te cilin do te festoni me shume ne karrieren tuaj?

? Sigurisht qe nder me te festuarit. Te gjithe do te jemi shume te lumtur.

? Mendoni se do te pajtoheni me ne fund me tifozerine pas kaq vitesh pa tituj dhe aq me teper qe takimi do te zhvillohet ne “Bernabeu”?

? Nuk jemi ndare kurre nga tifozeria, qe te pajtohemi tani. Sigurisht qe gjerat nuk kane shkuar fjolle, sepse kater vjet pa tituj jane shume per nje skuader si Real Madridi. Tani duam te fitojme dhe ta ndajme kete fitore me njerezit tane, te fluturojme nga gezimi dhe te marten te shkojme ne Izrael per te ndihmuar ne zgjidhjen e konfliktit aq te madh qe eshte atje dhe qe merr perdite shume jete. Dhe me pas, pushime me koken lart. Po te fitojme te dielen, sigurisht qe keshtu do jete...

? Te dielen ne “Bernabeu” do te jete edhe Rafael Nadal, i cili ju ngjan gjithnje e me shume per nga sjellja qe ka, jo vetem se eshte tifoz madrilen.

? Eshte e vertete qe jemi te ngjashem sepse te dy nuk dorezohemi deri ne fund, por avantazhi i vetem qe ka ai eshte se luan i vetm ne fushe dhe vendos ai se cfare duhet bere. Por shpirti luftarak i tij eshte i njejte me te Realit.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė