Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-02-06, 23:18   #63
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Grupi i Kontaktit: Statusi i Kosovės tė zgjidhet brenda vitit 2006


Londra


Modeli qė propozon Grupi i Kontaktit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė ai i shoqėrisė multietnike

Ndonėse i zhvilluar nėn hijen e njė aktiviteti tjetėr, Konferencės Ndėrkombėtare pėr Afganistanin, takimi i Grupit tė Kontaktit kushtuar Kosovės mbajtur gjatė orėve tė vonshme tė pasdites sė djeshme, u mbyll me konkludime konkrete mbi hapat e ardhshėm drejt zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės.

Ministrat e jashtėm tė vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit tė shoqėruar nga kryenegociatori ndėrkombėtar pėr bisedimet e statusit, Marti Ahtisari, nėnvizuan para sė gjithash nevojėn qė tė bėhen tė gjitha orvatjet e mundshme qė ēėshtja e statusit tė zgjidhet gjatė vitit 2006. Nė kėtė drejtim, ministrat rikujtuan parimet e Grupit tė Kontaktit nga nėntori i vitit tė shkuar sipas tė cilave nuk ka kthim tė situatės para vitit 1999, jo ndarje tė Kosovės dhe jo-bashkim me ndonjė vend apo pjesė tė ndonjė vendi tjetėr.

Nė komunikatėn e lėshuar pas takimit ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, Natos dhe Kombeve tė Bashkuara, ministrat mbėshtetėn fuqimisht punėn e kryenegociatorit ndėrkombėtar pėr Kosovėn, Marti Ahtisarit. Ata i bėnė thirrje Prishtinės dhe Beogradit qė tė punojnė nė mėnyrė konstruktive pėr tė gjetur zgjidhje realiste pėr ēėshtjet e shumta tė vėshtira. Nė komunikatė, thuhet, se duhet tė pėrfshihen liria e lėvizjes, lidhjet transparente dhe konstruktive midis komuniteteve lokale nė Serbi dhe Kosovė, mekanizmat pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tė zhdukurve si dhe masat pėr mbrojtjen e komuniteteve dhe objekteve fetare.

Nė takimin e mbajtur me dyer tė mbyllura, u nėnvizua rėndėsia e gjetjes sė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme, e cila promovon shoqėrinė multietnike. Njė gjė e tillė thuhet nė komunikatė do tė forcojė stabilitetin rajonal si edhe vetė perspektivat evropiane dhe euro-atlantike tė Kosovės dhe Serbisė. Ministrat me kėtė rast pėrkujtojnė se gjatė procesit tė zgjidhjes sė statusit duhet marrė parasysh karakteri i ēėshtjes sė Kosovės si dhe pėrvoja gjatė dezintegrimit tė Jugosllavisė, pėrfshi kėtu spastrimin etnik dhe ngjarjet e vitit 1999.

Nga Beogradi ministrat presin tė marrė parasysh, se zgjidhja e statusit duhet tė jetė e pranueshme pėr njerėzit nė Kosove. Politika shkatėrruese gjatė sė kaluarės gjendet nė thelb tė problemeve tė tashme. Nga Prishtina ministrat kėrkojnė tė kuptohet, se zgjidhja multietnike ėshtė opsioni i vetėm i qėndrueshėm.

Procesi i decentralizimit do tė jetė kyē pėr zgjidhjen e statusit thuhet mė tej nė komunikatė. Nė kėtė drejtim u bėhet thirrje tė gjitha palėve qė tė angazhohen seriozisht nė kėtė proces.

Nė takimin e Londrės, u pėrsėrit gatishmėria e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė vendosur strukturat e duhura ndėrkombėtare civile dhe ushtarake pėr njė periudhe kalimtare pas zgjidhjes sė statusit pėr tė garantuar pėrmbushjen e dispozitave tė saj.

Nė komunikatėn e Grupit tė Kontaktit, ministrat ftojnė liderėt nė Serbi dhe Kosovė tė tregojnė guxim dhe vision tė domosdoshėm politik, duke ofruar propozime realiste dhe largėpamse si pėr ardhmėrinė e Kosovės ashtu edhe tė Serbisė.

Takimi, i cili u mbajt dhjetė ditė vdekjes sė presidentit Rugova, pėrkujtoi angazhimin e tij nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe demokracisė.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė