Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 13:52   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj njė ēėshtjeje private





14:47 / 14.09.2011
Qeveria e Kosovės, me konfuzionin total qė ka krijuar nė fushėn e politikės sė jashtme, me pėrplasje kompetencash dhe interesash brenda vetė asaj, po e dėmton seriozisht imazhin e Kosovės dhe procesin jetik tė njohjeve, vlerėson Lidhja Demokratike e Kosovės.
Referuar kėsaj partie, Kosova nuk e ka njė adresė tė politikės sė jashtme, meqė nė atė fushė ndėrhyjnė pandėrprerė kryeministri, njė zėvendėskryeministėr, ministri i Jashtėm, ministrja e Integrimeve, pa harruar kompetencat qė ka presidentja nė kėtė plan.

“Nė procesin e lobimit pėr shtimin e njohjeve, nė sjelljen e Qeverisė ėshtė manifestuar joseriozitet i dukshėm. Ministria e Jashtme flet pėr njė Strategji, qė nuk e reflektojnė veprimet e ministrit, ndėrsa zėvendėskryeministri i parė, z. Pacolli, e pranon se nuk e di nėse Strategjia ekziston”, vlerėson LDK.

Nė anėn tjetėr, kjo parti thotė se sjellja ndaj procesit tė njohjes sė Kosovės, si ndaj njė ēėshtjeje private dhe nė terma privatė, gjithė procesin e ka shndėrruar nė njė garė tė pakuptimtė, nė tė cilėn secili do tė marrė meritat qė nuk i takojnė.

Sipas tyre, nė rrėmujėn qė ka krijuar koalicioni qeverisės, zyrtarėt mė tė lartė tė Qeverisė nuk arrijnė as tė dallojnė se ēfarė janė premtimet e ēfarė njohjet, madje nuk arrijnė qė, sė paku publikisht, tė mos sillen si njerėz qė punojnė pėr interesa private.

“Vetėm gjatė javės sė fundit, pėr shkak tė mungesės sė koordinimit dhe pėr shkak tė pėrplasjeve tė brendshme, Qeveria nuk ka arritur tė sqarojė as se kush e ka njohur Kosovėn e kush jo. Lidhja Demokratike e Kosovės vlerėson se joserioziteti i thellė dhe konfuzioni qė ka krijuar Qeveria nė kėtė plan, e dėmtojnė seriozisht imazhin e Kosovės dhe vetė procesin e njohjes”, vlerėson ndėr tė tjera LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovės kėrkon qė institucionet e vendit t’i koordinojnė fort veprimet me vendet mike, pėrkrahėse tė pavarėsisė sė Kosovės, si SHBA-tė, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende tė tjera tė BE-sė e mė gjerė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė