Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 18:48   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Shtetet arabe po e ndryshojnė qėndrimin





18:18 / 14.09.2011
Nė ditėn e tretė dhe pėrmbyllėse tė vizitės nė Egjipt, ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė partive politike, liderė shpirtėror dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nė kėtė vend.
Ministri Hoxhaj tė martėn nė mbrėmje po ashtu ka marrė pjesė nė njė darkė tė shtruar nga Kryeministri i Turqisė, Recep Tayyip Erdogan. Nė kėtė darkė kanė marrė pjesė ministrat e Punėve tė Jashtme tė Organizatės sė Ligės Arabe dhe pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Egjiptit.

Ministri Hoxhaj ka falėnderuar kryeministrin Erdogan pėr ndihmėn qė i ka dhėnė Republikės sė Kosovės nė procesin e pėrmbylljes sė njohjeve. Edhe nė kėtė takim, kryeministri turk ka kėrkuara nga shtetet anėtare tė Ligės Arabe qė tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės.

Nė njė takim tjetėr, ministri Hoxhaj ėshtė pritur nga lideri shpirtėror i myslimanėve me seli nė Kajro, Sheikh Al Azhar Ahmed El Taib. “Shpresoj qė sė shpejti tė gjitha vendet arabe tė pranojnė pavarėsinė, nė mėnyrė qė Kosova tė bėhet anėtare e plotė e OKB-sė”, ka thėnė El Taib, pas takimit.

Nė pėrmbyllje tė vizitės nė Egjipt, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe pėrfaqėsues tė Kėshillit Transitor tė Libisė. Nė kėtė takim Ministri i ka informuar ata pėr vendimin e Republikės sė Kosovės, e cila ka pranuar kėtė kėshill si autoritetin e vetėm qeverisės nė Libi.

Nga ana tjetėr, Faiz Jibril, pėrfaqėsues i kongresit popullor tė Libisė ka thėnė se politika e Muammer Gaddafit tashmė ka marr fund nė Libi. “Libia ėshtė vonuar me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ka qenė njėra nga katastrofat mė tė mėdha tė Gaddafit. Jam pajtuar me Ministrin Enver Hoxhaj qė tė fillojmė vendosjen e kontakteve pėr tė arritur deri tė njohja”, ka thėnė ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė