Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-14, 17:45   #88
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Si pėrfunduan armėt e Skėnderbeut nė Vjenė


Historia e rrallė e armėve tė Heroit tonė Kombėtar.










Shqipėria ka famėn se ėshtė vendi i “Atletit tė Krishtėrimit”, Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, por nė arkivat e saj nuk ka asnjė relike origjinale tė tij. Pėrkrenarja dhe armėt ndodhen nė Vjenė, njė vulė qė mendohet se ėshtė e tij, gjendet nė Danimarkė, ndėrsa nė Krujė dhe nė Tiranė pak gjėra, mė shumė imitime. Por cila ėshtė historia e relikeve tė Heroit Kombėtar, si pėrfunduan ato nė Vjenė gati 300 vjet mė parė. Njė histori qė zgjatet prej pesė shekujsh dhe qė debatet pėr tė nuk mungojnė edhe sot.

Historinė e rrugėtimit tė relikeve e ka zbuluar 72 vjet mė parė, Leo Alexander Freundilich, njė austriak i apasionuar pas historisė sė Shqipėrisė. Por mė shumė se relike tashmė ato janė pjesė e identitetit kombėtar. Pėrkrenarja me kokėn e dhisė qė mbante Skėnderbeu ėshtė njė simbol i huazuar nga legjendat e Pirros sė Epirit dhe Aleksandėrit tė Madh. Ajo ėshtė me metal tė bardhė dhe me njė rrip (ruban) tė larė me ar. Ndėrsa sipas historianėve Skėnderbeu ka pėrdorur dy shpata. E para i ėshtė dhuruar nga Papa nė Krishtlindjet e vitit 1466 dhe ėshtė me trup tė drejtė, e gjatė 85.5 centimetra dhe e gjerė 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta ėshtė model turk, ėshtė 121 cm dhe peshon 3.2 kg. Kjo e fundit gjendet sė bashku me pėrkrenaren nė muzeun e Historisė nė Vjenė.

Historia e armėve sipas Leo Alexander Freundlich Historinė se si armėt pėrfunduan nė Vjenė e jep konsulli i Shqipėrisė nė Austri gjatė Mbretėrisė sė Zogut, Leo Alexander Rfeundlich. Nė Arkivin e Shtetit nė dosjen e Skėnderbeut gjendet njė shkrim ku tregohet historia e udhėtimit tė tij. Artikulli i Freundlish, njė njeri i pasionuar pas historisė sė Shqipėrisė, pėrdor rrėfimin e drejtorit tė mbledhjeve tė Muzeut Historik tė Vjenės pėr tė treguar tė vėrtetėn e armėve tė Skėnderbeut. Sipas tij, pėr herė tė parė kėto objekte janė pėrmendur nė vitin 1578. Mė 15 tetor tė kėtij viti, Mario Sforza, duka i Urbinos, i shkruan njė letėr arqidukės Ferdinand, ku i thotė se do t’i dėrgojė atij armėt e Skėnderbeut, dhe tė vėllait tė tij. Ky ėshtė njė fakt qė dėshmon se mes arqidukės dhe Mario Sforzas janė kėmbyer shumė letra.

Mė 15 maj 1579 arqiduka i Tirolit i shkruante dukės sė Urbinos, Maroi Sforza, dhe e falėnderon pėr armėt e Skėnderbeut dhe pėr tė tjerat qė do t’i binin nė dorė. Ndėrsa pėr herė tė dytė kėto armė pėrmenden nė njė letėr tė dukės Von Arescot, e shkruar me 25 korrik 1588, ku flitet pėr armėt e tjera tė Skėnderbeut. Nė inventarin e vitit 1585 kėto objekte nuk ishin tė shėnuara ende. Ndėrsa nė inventarin e vitit 1593 shėnohet: “Nė fletėn 69, dy shpata dhe elmi i Gjergj Skėnderbeut”. Prej kėtyre shkresave dhe inventarit mund tė konstatohet lehtė se elmi dhe dy shpatat e Skėnderbeut kanė rėnė nė dorė tė arqidukės Ferdinand midis vitit 1588-1593 nėpėrmjet dukės Mario Sforza tė Urbinos dhe tė dukės Arescot. Ekzaktėsisht nė inventarin e vitit 1596, faqe 321, janė pėrmendur dhe shėnuar elmi nr. 71 (127) dhe dy shpatat nr.92 (145) dhe 345 (550).

Aty shėnohet: “George Skanderbeg: njė elm i bardhė me rrafshe tė arta sipėr njė kokė dhie e artė me dy brirė, dhe dy shpata, njėra me njė dorezė prej lėkure, e cila nga pesha e rėndė dhe prej shenjave tė gjakut qė duken ende, ngjan mė e madhėrishme, ndėrsa tjetra ėshtė me njė dorezė kadife ku ėshtė shėnuar emri i Skėnderbeut. Nė inventarin e pikturave tė sekretarit privat Schrewnchk tė titulluar “Armamentarium heroicum” tė vitit 1601, ne shohim nė tablonė 16, Skėnderbeun me elmin nr.71 (127) dhe me shpatėn nr.345 (550), ku shkruhet: Nė njė kornizė me ornamente tė shumta rrinė nė kėmbė Skėnderbeu i veshur me njė pallto tė gjatė me astar lėkure e mbėrthyer nė gjoks me shirita, me kokėn dhe mjekrėn e gjatė kthyer nga krahu i majtė, ku i duket profili. Nė krahun e djathtė ai mban lart shpatėn e zhveshur nr. 345 (550) dhe poshtė nė tokė afėr kėmbės sė majtė qėndron elmi nr. 71 (127).

Nė kokė mban njė beretė. Objektet qė janė pikturuar nė fotografi i ngjajnė shumė atyre nė origjinal qė ndodhen nė muzeun e Artit Historik tė Vjenės. Shihet qartė qė kėto dy objekte njiheshin qė nė vitin 1601 si sendet e Skėnderbeut. Ja njė pėrshkrim i imėt mbi dy shpatat e mbi pėrkrenaren: Nė sallėn XXV Nr.71/127 ndodhet njė pėrkrenare e shtrirė nė njė piedestal tė ulėt, e cila duhet tė jetė prerė si mbas stilit italian. Nė majė tė pėrkrenares janė vendosur kryet dhisė, por asht fiksue mirė. Pėrkrenarja pėrbėhet prej dy pjesėve, njė pjesė prej bakri dhe pjesa tjetėr sipėr me njė copė metali buzėt e secilės janė zbukuruar me ar. Syve tė dhisė u mungojnė gurėt.

Akoma duket vendi bosh, i cili tė jep tė kuptosh se brenda kanė qenė vendosur gurė. Nė mesin e pėrkrenares ėshtė vendosur njė rreth prej bakri. Nė kėtė rreth janė shkruar kėto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u kuptuar ēfarė thotė. Deri mė tani e kanė deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat”. Pesha e pėrkrenares ėshtė 3000gr. Kjo pėrkrenare ėshtė njė “unikum”, i vetmi e i veēantė qė gjendet nė muzeun dhe i pėrket artit tė punimit tė metalit nė stilin gotik tė vonshėm. Pėrpara sė gjithave kjo pėrkrenare nė pikėpamjen estetike ėshtė njė vepėr e mrekullueshme dhe i ka hije vetėm njė burri tė fuqishėm tė fortė e me vullnet tė hekurt. Shpata qė ndodhet nė sallėn XXVII, rafti V.Nr.345(550) ėshtė e gjatė 88.5 cm e gjerė 57 cm, me dy tehe dhe me njė formė tė drejtė dhe nė njė vend tė kthyer pėrmban disa shkronja latine. Prej kėtyre shkronjave lexohen kėto fjalė: “Heroi i perėndisė, Iskander Beg”.

Doreza ėshtė e pėrbėrė prej druri tė mbėshtjellė me lėkurė, pesha e kėsaj shpate asht 1300 gr. Shpata me dorezė ėshtė e veshur me lėkurė shagreni, ka nga anėt e jashtme 4 arabeska tė thella, tre rripa pėr hijeshim. Anėt e jashtme pėrshkohen prej fildishi dhe nė anėt e brendshme shohim disa germa tė kuqe, tė cilat janė shkruar mė shekullin e XVI e qė pėrmbajnė emrin “Scėnderbeg”.

Pesha ėshtė 600gr dhe pesha e pėrgjithshme 1900 gr. Kjo shpatė ėshtė e shėnuar dhe pikturuar nė librin e sekretarit privat tė arqidukės sė Tirolit, Jakob Schrenckh, “Armametarium heroicum”, nė faqet XVI. Pėrveē kėtyre nė sallėn e armėve historike tė muzeut tė Vjenės gjendet dhe njė tjetėr, e cila quhet si njė nga shpatat e Gjergj Kastriotit dhe ėshtė shėnuar nė inventarin mbajtur nė vitin 1593. Kjo shpatė tė jep tė besosh nga pesha e rėndė dhe nga gjatėsia se Kastrioti me njė tė goditur i ndante nė dy pjesė trupat e armiqve. Kjo shpatė gjendet nė sallonin XXV, rafti II Nr.92(143), gjatėsia e saj 121 cm dhe doreza ėshtė e zbukuruar me ar dhe me lėkurė. Pesha e saj ėshtė 3.2 kg.

Armėt e Skėnderbeut mė 20 nėntor nė Shqipėri Shpata dhe pėrkrenarja e Skėnderbeut do tė mbėrrijnė nė Shqipėri mė 20 nėntor. Kėtė e bėn me dije pėr tv ‘abc news’ drejtori i muzeut historik Luan Malltezi. Kėshtu ėshtė rėnė dakord sipas Malltezit pas konsultimeve tė bėra njė ditė mė parė mes specialistėve tė muzeut mesjetar tė Austrisė dhe specialistėve tė palės shqiptare.

Reliket e ēmuara do tė ekspozohen mė 27 nėntor nė njė ekspozitė unike dhe mė tė rėndėsishmet thotė Malltezi. Armėt e Skėnderbeut do tė ekspozohen nė pavionin e mesjetės pėr njė muaj e gjysėm ato do tė ekspozohen nė kushte tė plota tė sigurisė, pasi Muzeu ėshtė i pajisur me sistem tė plotė sigurie. Kostoja e sjelljes sė tyre pėr herė tė parė nė Shqipėri ėshtė 100 mijė dollarė, ndėrsa ardhja e tyre nė vendin tonė u mundėsua nga qeveria shqiptare nė kuadėr tė 100 vjetorit tė pavarėsisė.

Topalli falėnderon Parlamentin e Austrisė pėr sjelljen nė Shqipėri tė pėrkrenares dhe shpatės tė Skėnderbeut Kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar e posaēme nė ceremoninė zyrtare tė ēeljes sė Ditėve “Shqipėria 100 vite Pavarėsi; Marrėdhėniet shqiptaro-austriake.”

Nė kėtė ceremoni ishte i pranishėm zoti Erhard Busek, ish zėvendėskryeministėr i Austrisė si dhe deputetė, ambasadorė dhe personalitete nga fusha tė ndryshme. Duke shprehur kėnaqėsinė e veēantė qė ky aktivitet zhvillohet nė pėrvjetorin e 100 tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirėnjohje tė thellė pėr kontributin e pazėvendėsueshėm qė Austria ka dhėnė nė shpalljen e pavarėsisė dhe ngritjen e shtetit shqiptar.

Nė kėtė ceremoni Kryetarja e Kuvendit solli nė vėmendje figurat e ndritura tė Albanologjisė, personalitetet austriake si Norbert Nohel, Johan George, etj, tė cilėt ndėrtuan njė imazh krenarie pėr shqiptarėt, vlerat dhe traditat e tyre historike, aspak tė njohura nė atė kohė pėr Evropėn. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Parlamenti Austriak dhe Kryetaren e tij Barbara Prammer pėr miratimin qė ata dhanė pėr sjelljen nė Shqipėri tė pėrkrenares dhe shpatės sė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriot Skėndėrbeu, tė cilat ndodhen nė Muzeumin e Vienės.

“Dua tė falėnderoj qeverinė, Parlamentin, popullin austriak pėr mbėshtetjen e vazhdueshme historike qė i ka dhėnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve gjatė gjithė kėsaj periudhe dhe ta festojmė kėtė sukses tė madh, kėtė miqėsi tė madhe qė ne kemi nė kėtė 100 Vjetor tė Pavarėsisė sonė, qė ėshtė ditėlindja jonė mė e shenjtė, mė e dashur dhe mė e bukur”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Historia e vulės sė Heroit Kombėtar nė Danimarkė Nė vitin 2003 studiuesi danez Peter Pentz pretendoi se zbuloi vulėn origjinale tė Skėnderbeut. Me njė histori si ajo e armėve, vula kishte pėrfunduar nė muzeun historik danez. Por pas mbėrritjes sė saj nė Shqipėri, specialistėt dhe historianė tė ndryshėm deklaruan se vula nuk ėshtė e Skėnderbeut. Analiza e specialistėve arriti nė pėrfundimin se ajo ėshtė njė vulė fiktive. Megjithatė jo tė gjithė mendojnė se vula mund tė mos i pėrkas heroit tonė kombėtar. Vula mendohet se u ėshtė blerė pasardhėsve tė Skėnderbeut nė vitin 1614. Vula ėshtė arkivuar nė vitin 1838 dhe mban numrin 44.

Ajo klasifikohej si objekt i perandorisė osmane. Nė qendėr tė vulės ėshtė shqiponja me dy kokė dhe rreth saj mund tė dallohen disa germa cirilike ku shkruhet: Alb-Servil.Boulgary. Aleksandro.Eleso”. Poshtė shqiponjės ėshtė vizatuar njė kafshė duke vrapuar.

Vula ėshtė prej material bronxi, nė tė cilėn janė gdhendur shenjat heraldike sė bashku me emrat. Mendohet se ka pėrfunduar nė oborrin mbretėror tė Danimarkės rreth shekullit tė 16-tė nėpėrmjet shkėmbimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombėtar i Danimarkės e ka blere vulėn nė vitin 1839, nė njė. Pėrpara se tė sillej nė kėtė muze vula i pėrkiste dhomės sė artit mbretėror danez.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė