Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-06, 19:42   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Studjuesit: Vepra e Kadaresė njė univers qė tė trondit me galerinė e personazheve tė saj.

Intervistoi: Laura Konda
28-01-2006



Sot ėshtė 70-vjetori i lindjes sė shkrimtarit Ismail Kadare. Me kėtė rast nė Shqipėri viti 2006 ėshtė cilėsuar si viti i Kadaresė dhe i librit nė pėrgjithėsi. Ismail Kadareja ėshtė shkrimtari mė i njohur shqiptar pėrtej kufijve tė banuara nga shqiptarėt, fitues i Ēmimit Botėror pėr Letėrsinė “Man Booker International”, disa herė kandidat per ēmimin Nobel nė Letėrsi, njė autor i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, qė shpeshherė e kanė krahasuar me autorė tė pėrmasave tė tilla tė mėdha si Dante, Balzak, apo Kafka. Pėr tė diskutuar mbi karrierėn e shkrimtarit, e cila shtrihet nė 5 dekada, Zėri i Amerikės ftoi pėr njė bisedė telefonike dy studjues tė fushės sė letėrsisė: nga Shqipėria, profesor Ymer Ēirakun shef i katedrės sė Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Tiranės dhe nga Kosova, Doktor Agim Vincėn, studjues dhe profesor nė Universitetin e Prishtinės.

Zėri i Amerikės: Zoti Ēiraku, qė nga fillimi i krijimtarisė tė Kadaresė, me vėllimin e parė poetik “Frymėzimet djaloshare” e deri tek romani i tij mė i fundit, si do ta vlerėsonit evolimin e krijimtarisė sė Kadaresė, ēfarė tipare, apo veēori tė stilit janė ruajtur, dhe ēfarė elemente tė reja ka fituar ajo?


Ymer Ēiraku: Natyrisht, do tė duhet njė kohė e gjatė pėr tė folur pėr kėto specifika qė pėrmendėt konkretisht, por rėndėsi ka tė thuhet se Kadareja ėshtė bėrė njė emblemė e letrėsisė shqiptare dhe tek ai fjala shqipe ka gjetur njė mjeshtėr tė madh tė pėrpunimit tė saj artistik, madje mbarė kultura, do tė thoja dhe mendimi intelektual shqiptar pėrmblodhi tek ai fjala shqipe ka gjetur njė mjeshtėr tė madh tė pėrpunimit tė saj artistik, madje mbarė kultura dhe me pėrmasat e njė fenomeni qė tek ai vjen rrallė, por qė fiksohen dhe qėndrojnė gjatė. Mendoj se e parė nė tėrėsi, vepra e Kadaresė shfaqet si njė univers qė tė trondit me galerinė e pafund tė personazheve, me groteskun dhe tragjizmin njerėzor, me lirizimin dhe gjėmimet epike, do tė thoja me apokalipset, tiranitė dhe rilindjen e popujve. Pra, ėshtrė njė vepėr komplekse, shumėplanėshe, polifonike; do tė thosha se ėshtė dhe njė vepėr qė ka njė vazhdimėsi, qė ka njė koherencė, nė planin estetik, nė planin stilistik. Natyrisht, nė aspekte tė pėrmabjtjes sė saj, ajo sigurisht qė ka evoluar, sigurisht qė ėshtė pėrsosur mė tej.



Zėri i Amerikės: Zoti Vinca, Kadareja ėshtė njė shkrimtar i tė gjithė shqiptarėve, brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Atė e ka intriguar tema e Kosovės dhe e fatit tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Sa popullore ėshtė vepra e tij nė Kosovė?



Agim Vinca: Ismail Kadareja, siē kam theksuar edhe nė fjalėn qė kam mbajtur me rastin e shpalljes sė tij doktor nderi, i Universitetit tė Prishtinės, dhe siē theksoi edhe kolegu ynė Ēiraku nga Tirana, ėshtė pa dyshim njėri nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe, nė mos mė i madhi i tė gjitha kohėve dhe ai ėshtė bėrė tashmė njė emblemė e kulturės shqiptare nė botė. Vepra letrare e Ismail Kadaresė ėshtė njė vepėr e gjerė, e madhe, si sasi dhe e madhe me vlerat e saj, ėshtė njė vepėr qė i takon mbarė kombit shqiptar dhe madje ka hyrė edhe nė fondin kulturor tė njerėzimit. Vepra letrare e Kadaresė ka qenė e pranishme nė Kosovė, duke filluar nga gjysma e dytė e viteve ’60, sidomos nga viti ’68 e kėndej; ajo ėshtė botuar dhe ribotuar vazhdimisht, ajo ėshtė lexuar dhe rilexohet, pėr tė ėshtė shkruar dhe do tė shkruhet e do tė flitet edhe nė tė ardhmen; pėr tė janė bėrė vepra dhe studime monografike, nga aspekte tė ndryshme, janė pėrgatitur edhe tema pėr dizertacione, tė doktoratės, e kėshtu me radhė. Vepra letrare e Kadaresė ėshtė bėrė e tillė ngaqė ajo kap nyjet kyēe tė historisė shqiptare. Nuk ka ngjarje tė historisė sė popullit shqiptar, qė nuk e trajton nė njė mėnyrė, apo nė njė tjetėr ky shkrimtar, duke filluar nga antikiteti, e deri tek periudha post-komuniste, tek periudha e tranzicionit. Nė kėtė kompleks, Ismail Kadareja si shkrimtar ka trajtuar edhe temėn e Kosovės, tė cilėn ai e sheh si pjesė tė etnisė shqiptare, edhe nė poezi, edhe nė prozė. Veēanėrisht tek novela “Krushqit janė tė ngrirė”, tek “Tri kėngė zie pėr Kosovėn” tek “Ra ky mort e u pamė”, e tė tjera, Kadareja ka shqiptuar pikėpamjet e tij si pėr ēėshtjen e Kosovės, pėrkitazinė pėr ēėshtjen e Kosovės, pėrkitazinė me historinė e shqiptarėve, pėrkitazinė nė historinė e Ballkanit nė pėrgjithėsi.



Zėri i Amerikės: Cila mendoni se ėshtė arsyeja qė Kadareja vlerėsohet nga publiku botėror, a ka tė bėjė ky popullaritet thjesht me stilin e tij tė veēantė, pėr shembull duke pėrdorur shpeshherė gjuhėn e Ezopit, apo ka tė bėjė me temat qė ai lėvron, si pėr epokėn e komunizmit, apo atė tė mitologjisė?


Ymer Ēiraku: Natyrisht, qė Kadareja vlerėsohet pėr tė gjitha ato vlera humane, pėr tė gjitha ato vlera universale qė transmeton vepra e tij, natyrisht me njė pikėnisje nga njė realitet konkret, nga njė realitet shqiptar, madje do tė thoja edhe nga realiteti ballkanik. Sigurisht, atij nuk i mjaftoi vetėm oborri i vendit tė vet, oborri i Shqipėrisė, oborri i Ballkanit; ai nė veprėn e tij ka transformuar, ka realizuar njė mori mesazhesh, njė mori kumtesh universale. Prandaj, kjo e bėn veprėn e tij mjaft tė mirė. Nuk ma do mendja qė janė disa kuriozitete tė realitetit shqiptar ato qė e bėjnė tė vlerėsuar veprėn e Kadaresė nė botė. Pėrkundrazi, edhe krahasimet, siē e tha edhe kolegu mė pėrpara, krahsimet me tė mėdhenjtė e letrave shqipe, me tė mėdhenj tė tillė, si Kafka, apo Shekspir, apo Dante, apo tė tjera krahasime, tė bėrė nga kritikė, nga studjues shumė tė autoritetshėm, natyrisht qė ja bėjnė kėtė vlerėsim, ngaqė ai ka vlera shumė tė mėdha.


Zėri i Amerikės: Zoti Vinca, universi Kadare shtrihet edhe nė fusha si ajo e folklorit apo e historisė ballkanike tė cilat i ka pasqyruar nė shkrimet e tij. Ēfarė tė reje sjell Kadareja nė kėto lėmi?



Agim Vinca: Para se tė flisja pėr kėtė, unė do tė thoja dy fjalė lidhur me kėtė universalitet tė veprės sė Kadaresė. Vepra letrare e Kadaresė u krijua nė pjesėn dėrrmuese tė saj nė kushtet e letėrsisė sė realizimit socialist, dmth nė mungesėn e lirisė sė plotė krijuese. Por, Kadareja, me talentin e tij, arriti qė tė kalonte kufizimet qė impononte koha dhe madje, t’ja rrėnojė themelet sistemit totalitar. Vepret e tij “Pashallėqet e mėdha”, “Ura me tri harqe”, e tė tjera, janė njė metaforė e madhe e antitotalitarizmit. Ndėrkaq, do tė thosha se Kadareja u bė shkrimtar botėror, i vetmi shkrimtar shqiptar, madje qė ka fituar nė mėnyrė tė plotė statusin e shkrimtarit botėror, duke qenė shkrimtar thellėsisht shqiptar, duke bėrė sintezėn e asaj qė quhet kombėtare, lokale, me atė qė ėshtė universale, e pėrgjithshme, gjithėnjerėzore. Ndėrkaq, korpusi letrar Kadare ėshtė i rėndėsishėm edhe nė planin e stilistikės. Kadareja ėshtė i rėndėsishėm, nė radhė tė parė, me prozėn e tij, me romanet e tij, ndonėse edhe si poet ka vlerat e tij. Por Kadareja ėshtė i rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare, madje mė gjerė, edhe nė eseistikėn e tij. Duke filluar nga vepra “Autobiografi e popullit nė vargje”, “Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe”, “Eskili ky humbės i madh”, “Ftesė nė studio”, “Pesha e Kryqit, “Dialog me Alen Boskenė”, e gjer tek mė e fundit, “Dantja i pashmangshėm”, Kadareja ka treguar se ai jeton me problemet, qofshin letrare, kulturore, qofshin edhe politike, shoqėrore. Nga ky aspekt, Kadareja mund tė thuhet se ėshtė njė zė i kohės, ėshtė njė ndėrgjegje e saj, ėshtė njė ndėrgjegje para sė gjithash e botės shqiptare, e cila artikulohet nė mėnyrė tė mrekullueshme nė hapėsirėn shqiptare dhe nė hapėsirėn e pėrgjithshme botėrore.



Zėri i Amerikės: Zoti Vinca ju faleminderit pėr intervistėn, kalojmė nė njė pyetje tė fundit pėr zoti Ēiraku, pėr njė ēėshtje qė zoti Vinca sapo e pėrmendi. Kadareja bashkėjetoi gjatė me diktaturėn komuniste. Pėr kėtė arsye, ka patur polemika: disa e kanė kritikuar, duke thėnė se ai i ka shėrbyer pushtetit tė asaj kohe, tė tjerė thonė se ai u bė ushqim shpirtėror pėr tė gjithė shqiptarėt, njė njeri qė arrriti ta ēajė izolimin. Cili ėshtė vlerėsimi juaj?



Ymer Ēiraku: Sigurisht, qė ėshtė kjo e dyta, qė ai u bė njė ushqim shpirtėror pėr elitėn intelektuale, pėr tė gjithė letėrsinė shqiptare, pėr tė gjithė kulturėn shqiptare. Ėshtė thėnė ndonjėherė, ėshtė e natyrshme qė tė diskutohet nė kuadrin e lirisė qė ka sot pėr diskutime, opinione e tė tjera, se ai shkroi nė kohėn e oborrit, nė kohėn e komunizmit, e tė tjera, dmth-nė brenda oborrit. Ai shkroi nė kohėn e oborrit, por vetėm kaq. Atė nuk e lidh ndonjė gjė kushedi se sa e madhe. Natyrisht, ndonjė haraē, ose ndonjė taksė e natyrshme qė ai do t’ja paguante asaj kohe, por nuk ka tė bėjė absolutisht fare me tėrėsinė e vlerave tė veprės sė tij. Ai nuk e sakrifikoi absolutisht tėrėsinė e veprave tė tij, qė mbetet njė thesar i kulturės shqiptare. Dhe qė vazhdon tė vlerėsohet. Le tė mos harrojmė, qė vepra e Kadaresė nė disa dekada tė gjithė krijuesit bashkėkohės tė tij, e kanė parasysh, sepse ai ka qenė njė pikė referimi, natyrisht, nė sensin pozitiv tė njė arti shumė bashkėkohor, tė njė arti modern, dhe kanė parė tek ai vėrtet modelin se ku duhet tė shkojė letėrsia. Nė kėtė kuptim, do tė thoja qė vepra e Kadaresė mbetet njė thesar i vyer i letėrsisė shqiptare.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė