Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-07, 03:33   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kanuni i Lek Dugagjinit ?
Ne kohen kur vendet e botes mundoheshin tė kishin njė sistem tė jetes , nje rregullore , shqiptret e kishin Kanunin i cili mbronte integritetin personal, kombetar , fetar dhe shoqerorė.Pėr tė hapur tema pėr Kanunin , duhet ditė mirė pėrmbajtjen e Kanunit dhe vleren e Kanunit nė atė kohė , gjė qe sot , ka mbete vetem simbol dhe studim i shumė dijetrve shqiptar por edhe boterorė.
Cfarė ishte roli i At Shtjefen Gjecovit ne Kanunin shqiptar , apo i Martin Cames ?
Lexova aty ketu se Kanuni paska ligje kunder femres , femiut etj , cka ne fakt , nuk qendron ashtu , por as hakmarrjne nuk e ka tė lejur ashtu siq mendojnė disa disa.
Studjone Kanunin e pa e studjuar At Gjecovin dhe vepren e tij , nuk mund tė flisni per Kanun.

Pak njė shkeputje nga shkrimi i At Bernandin Palaj per Kanunin , marrun prej librit " Studime e tekste juridike " nr 1 Rome 1944

Mbi Kanunin e Malevet

At Benardin Palaj
O.F.M.



A ka ligjė ma tė vjetra se kanunin e maleve t’ona? Si lexove ato ligjė e para tė njerzimit tė Bibljes, si ato tė dymbdhetė drrasave tė romakėve tė herėshem ase at kanunin e tė parėve tė Germanve, kurkund sė ké me gjetė moterzime aq ta gjalla e shprehė ma klasikisht, sa nder ato sprehjet e shkurtuna mijvjeēare tė kanunit tė maleve t’ona. Sikurse nė gjuhė e nder prrallat e katallajve njashtu edhe nė doke e nė kanune shqyptari i maleve ruejti tharmin e vet indoeuropjan. Thanjet e kthiellta tė kanunit, tė gjith sa lakonike aq kuptimplotė, lmue neper rrymen e shekujve ma fort se ato vallet e ktij popullit mijvjeēar, i mblon nji msheftėsķ arkaike, shpesh krejt tė pakuptueshme prej atij ** nuk leu e s’u rrit nė ket botkuptim tė maleve t’ona.
Etnografija din me kallxue se, qysh nder kohėt ma tė lashtat, tė parėt t’onė, per caktimin e tagreve themelore tė jetės, tė nderit, tė besės, tė pasunķs, tė gjakut, tė gjinķs, tė fés e tė martesės se njerit, nė fis paten do ligjė tė veēanta tė hartueme prej tė parėsh quejt Kanū.
Ēdo ethnolog qysh preh Hahnit e tektej bindet per kanū dokesh tė ruejtuna aq paster prej bijve tė shqypes neper malet e Gegnķs e veēanėrisht nė Mirditė e nė Dukagjin, ku brez mbas brezit tata ja la djalit dogmatikisht mā tė paperlyeme e tė pathyeshme, tuj perbā kshu nji blok eratik ndermjet fisit me fis e malit me mal per mprojen e personalitetit iliro-shqyptar deri nder ditt t’ona.
Kanunin e Lek Dukagjinit – shtesė kjo fort mā e vonė e ktij kanū – njashtu si nder bashkimet e dheut e ndjeu e e pershkroj prej kréne tė fiseve tė Mirditės, tė Pukės e tė Dukagjinit, do t’i u detyrojmė, si e pohon edhč Jokl, dishmorit t’Atdheut A.Shtjefen Konstantinit Gjeēov O.F.M.; aty dijetari indoeuropjan me arsye shef e njef shprehjen mā tė kthiellten tė ligjeve mā jetike e tė gjakut t’onė neper rrymen e shekujve per tė mprojėt njato vetķ ** e dallojnė prej komesh tjera, si rrem i kotrupit iliro-trak d.m.th. besen, nderin, fisin, familjen, mikun e burrnķn.
Nė kjofėt se ndoj etnograf bindet per atillsķn e fisit t’onė nė tė ruejtun tė ktyne dokeve mā jetike n’Europen e sodit; e po kje se qysh nė kohėn e iliro-trakve e deri nė ditt t’ona kjo rraca e jonė shqyptare qindroj e pashueshme nė ket breg t’Adriatikut, kta do t’i dihet njatyne fiseve, ** qysh nė Hot e deri nė Sul, qysh nė Dibėr e nė Laberķ, tė ngujueme neper bjeshkėt ma tė thepisunat, shpijat i bane qytetėza, por gjakun ujė s’e bane; gjuhen e dokevet nder veprat e veta kurr s’e harruene, e brez mbas brezit i mbajten gjallė e tė kerthnesta njashtu si tata nė shtrat tė dekės ja la djalit por si mā tė ēmueshmin trashigim: gjuhė e kanū kurr mos me i lshue!
Disi prej vedit na epet me pvetė: ēė ligjėsh permbledh ky kanū? Shtektarit ** udhtote neper malet t’ona para ktyne ‘izet vjetve sidomos neper njato fise kū pasha as begu kurr sė nguli kamė e kto tjeter tė dhetė s’i lajshin kuej veē me shkue n’ushtri mbas krenve tė vet, i bijshin nė sy nė ēė do fis ** pershkohej qyshnė Hot e derinė Dibėr, disa doke tė veēanta mbas tė cillave i matej e i pritej, i njifej e i cenohej tagri i jetės e i pasės sė njerit nė familje e nė fis. Per me pasė nji idé tė kanunit tė bājmė nji vallim neper ato kohė kśr kto ligjė kjene nė fuqin e plotė tė veten.
Mė nji bashkim malesh, si per shemull nė Malcķ tė Lezhės, shifej Ēun Mula Bajraktari i Hotit tuj vū gur e kufī ndermjet tė Gjonmarkajve tė Mirditės e tė Malcķs sė Lezhės, tė kapun per pyllen e Qafmollės. Neper Dukagjin shifej fisi i tanė tuj rrā nder armė per tė rrethuem njerin ** i preu mikun shoqit, e grįt me urna zjarmit nė dorė neper flakė tė pushkėve tuj msy ngujimet per me e djegė per sė gjallit gjaksin ** sė gjejti me i rį nė dorė tė fisit tuj shtrue pengun e kanunit per mik tė prém ja pse kishte vrį njerin nė besė tė gjās e tė ēobanit. Ktu muejte njeri me e pį djelmnķn e fisit tuj shtī zjarmin gjijeve e gjān e gjallė tuj e shperdį si plaēkė neper fis, ndersa tarabakėt ngrehshin shlorė e trupa zhag neper arė tė mjelluna, kush pré pemėt e buta e kush shem muret e arėve t’atij ** guxoi me i pré mikun kuej, per me ēue nė vend kanunin ** thotė: Kush vret njerin para vedit e nė besė tė shoqit ase nė besė tė gjās e tė ēobanit, i djegun e i pjekun e i qitun jashta fisit e toka djerr per pesmdhetė vjet, e ushtarėt e kanūs tuj e ndjekė gjaksin natė ditė per me i marrė gjakun; lirķ kan me e vrį kū t’a ndeshin pa ndorė pse miku s’i pritet kuj.
A ka gjā mā tė burrnueshme per njeri se me e pį taten ** mbet pa djalė tuj dhanė besė po deri tuj e perbuejt gjaksin si i rį ndore mund nė shpķ tė vet? Shka mā tė vėshtirė se me e pį gjaksin tuj rį permys, bashkė me gjamatarė tjerė, pembi tė vetmin djalė e me e nderue veē tjerėsh, per mos me shkele kanunin nė ditė tė dekės tė djalit tė vet aj tata i mbetun pį djalė?
Ndersa mė ndoj pleqnķ u rragatėshin pleqt per gur tė bés as me e marrė e ky mos me ja lėshue, tuj mundue veē si me ja nxanė tė gjitha shtiqet e pshtimit fajtorit me do fjalė beje caktue lakonisht vetem per tź e per betarėt e tij, atje mė nji tjetėr katund vlote kanga e pushka rreth ndoj shpije ku qat herė porsa kishin mbrrijtė krushqit me nuse, e nusja me dhanderr thejshin mā tė paren bukė bashkė mund para prakut tė derės; shemelltyrė kjo e ambel e nji jetės sė padashme deri nė dekė.
Fis nė fis do pushkė tė paprituna ashta batare i qesin kushtrimin e gzueshem mbarė bajrakut, se i leu ksajė e asajė vllaznķ nji djalė e ju shtue fisit nji pushkė. Qe prap neper fis do pushkė tjera! Mė nji vend āsht kumara ** qet, pse i muer kripin e parė famullit ** ndrikulla ja vuni nė prehen; mė nji tjeter āsht miku ** per miqsķ ** u lidh diten e fés sė vajzės.
Prap i bjen nė sy shtektarit tuj dalė prej njajė shpije njiheit e vigu e nusja, pse mbas kanunit orokun e nuses as deka s’e pret; e ndersį te shpija e dhandrrit vlon kanga e pushka, atje te gjinija e nuses gjama gjamen s’e pret nė ket qafė e n’at qafė, te shpija e te vorret; āsht vigma e fisit per krah e per vllį, nji vigėm kjo, ** mbas bestytnķs féll do tė depertojė per nėn angurra tė tokės deri nė nenjetė, atje ku hijet e tė parėve i prījn luftarit trim njatij burrit ** tuj msy ngujimin e tuj shtyj kufinin mbet per fis,
Te nji kishė e fortė, ** mbas besimit tė popullit s’e lshon bérrejshmin kurr pį e bā me shźj, do tė bahet nji bé gjakut; njizetekater bétarė – dymbėdhetė dorė bejet e dymbėdhetė mbrapa – pritojnė me sy e msy bén, pse beja kį rrfén. Qe njeri i ngarkuem me njeri nė shpinė perpara lterit tė Tenzot atje nė Mėrtur! Āsht aj bétari ** nuk gjegjet me ju avitė l’terit e me e lį ndryshej veē nė qafė e nė krye tė tij. Po beja me valė t’u bā atje nė Shalė e nė Shosh? Kazani tuj vlue, bétarėt per rreth; njani nder ta zhytė pallen a kosen e kuqun nė zjarm mbrenda atij kazani. Prisi i bés me’j herė i rri gati, shpervjelė llanen e tuj e zhytė krahin n’atė valė dishmon pafajėsķn e vet me kėto fjalė: Si kjosha e mė prīftė Zoti!
Pesė pushkė rresht bijnė e shpija e Bajraktarit tė Shalės. Mbas pushkve nji zā: kushtrim djalė, se na rį i Nikaj! Per tri dit rresht vlon pushka fis me fis, mbas tri ditsh qe fiset e tjera tuj u hī ndermjet per me e prā pushken e me vū kufīt e rķ: atje ku mbeten dy bajraktarėt, pse mbas kanunit gjaku shtyn kufin si beja me gśr nė krah.
Po te cilli Homer do t’a gjejmė na nji shemull mā tė bukur burrnijet se kte tė burrave tė kanunit? Tata ** ndjekė gjakshin e tė birit per ledinė, shit at herė kuer tė jét tuj e bā dekun, atij ** i thau zemrėn, jetėn me ja falė e besė e ndore me i dhānė, pse gjaku atź e xuni, e tuj u ra gjujvet, ndore tokės i rį!

Per nė pvetshim mā pertej: cillat janė malet ** e ruejtne kanunin, ksajė pvetje mund i pergjegjim kso doret: vetem njato fise ** e ruejten autonomķn e vet me armė nė dorė kundra slavėve e kundra turqve ato mbajten edhe kanunin deri nė ditt t’ona. kto fise janė: Hot, Piper, Palabardh, Kuē, Berishė, Shalė, Shosh e Mirditė, Morinė, Thaē, Gash e Krasniqe, Has, Kelmend, posė do fiseve mā tė vogla ** malet i quejn anas: Bobi, Boksi, Lumardhi, Berbati, Koprrati, Qerreti, Goxhabati etj. Posė Piprit, Palabardhit e Kuēit, ** u slavizuene tash vonė, tė gjitha kto fise janė shqyptare. Prej ktnye perbahet gadi krejt popullsija e Malcķs sė Madhe, e Dukagjinit, e Pukės, e Mirditės, e Pejės e e Gjakovės, e Lumės e Matės e e Dibrės; tharmin e ktyne fiseve e gjen, posė nder tė gjitha qytetet e Shqypnķs sė veit, edhe pertej Shkumbinit neper Tosknķ.
Mjafton me i lshue nji sy vrojtės folklores popullore tė fiseve Shqypnķs per me e njoftė personalitetin e komit t’onė e botkuptimin e tij mbas kanunit. Kush nuk njef kto visare aj nuk e kupton as nuk e ēmon shqyptarin pse nuk e nje e askurr nuk ka me diejt me e edukue, ne kjofėt aj edukator, si shqyptįr, tuj ja ruejt personalitetin e tij si kom nder kome tjera tė Europės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė