Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-07, 17:07   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Shtėpia e shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mysafirit
Besa, e cila ndėrlidh nderin personal dhe respektin e barazinė me tė tjerėt, nė mėnyrė tė pandashme dhe komplekse, ėshtė themel i Kanunit. Besa ka domethėnie tė shumėfishtė, duke filluar nga feja, mirėbesimi paqėsor, armėpushimi dhe fjala e nderit deri te premtimi i shenjtė dhe obligimi pėr ta mbajtur premtimin dhe pėr tė ofruar mikpritje dhe mbrojtje. Ajo parasheh mbrojtjen e mikun nė mėnyrė tė palėkundur dhe tė pakompromis, nėse lipset edhe me kusht vetėsakrifikimi. Kėshtu, fjala vjen, kapitulli i tetėmbėdhjetė i Kanunit, qė i kushtohet “nderit shoqėror” hapet me parimin se “Shtėpia e shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mysafirit”. Mė pas kapitulli thekson se “Mysafirin e lodhur duhet pranuar dhe rrethuar me nder. Atij i lahen kėmbėt. Ēdo mysafiri duhet t’i shtrohet sofra nė shtėpinė mikpritėse”. Pas hyrjes nė shtėpi, mysafiri “duhet ta dorėzojė armėn e tij nė shenjė respekti pėr mikpritjen dhe mbrojtjen, sepse pasi i ėshtė thėnė “mirėserdhe” ai nuk ka pėrse tė frikėsohet, sepse e di qė ti je i gatshėm ta mbrosh atė nga tė gjitha rreziqet. Kanuni “kėrkon qė mysafiri tė pėrcillet deri larg truallit qė tė mos jetė viktimė e ndonjė vepre tė shėmtuar dhe tė ligė”. “Nė qoftė se dikush mysafirin tėnd e tall, e vė nė lojė apo e shanė, ti je i obliguar ta mbrosh nderin e tij edhe nėse tė rrezikohet jeta”.
Nė Kanun nuk ekziston koncepti modern i Perėndimit pėr “tė huajin”. Nė tė ekziston vetėm koncepti i “mysafirit” - (Harvey Sarner, Shpėtimi nė Shqipėri - Rescue in Albania. Faqe 63). Prandaj, nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk kishte hebrenj “tė huaj” por vetėm “mysafirė“ hebrenj, qė duhej tė strehoheshin dhe tė mbroheshin, qoftė edhe me jetė.
Historia e Ali Aliut nga Puka
Historia e Ali Aliut, pronar i njė shitoreje mallrash tė pėrziera nė Pukė, e ilustron nė mėnyrė dramatike shkallėn, nė tė cilėn shkuan shqiptarėt pėr t’i shpėtuar hebrenjtė.
Nė vitin 1943, njė automobil gjerman qė po bartėte nėntėmbėdhjetė tė burgosur shqiptarė drejt njė pune tė rėndė e tė detyrueshme dhe njė hebre, kishte ndaluar para shitores sė Aliut. Duke shfrytėzuar ndalimin, Aliu, qė gjermanishten e kishte folur nė mėnyrė tė mrekullueshme, i kishte ftuar nazistėt tė hynin nė shitoren e tij, u kishte ofruar atyre tė hanin dhe i kishte qerasur me verė, derisa ishin bėrė tapė. Ndėrsa po pinin, Aliu kishte arritur t’ua mbushte mendjen nazistėve se ishte e udhės qė edhe tė burgosurve t’u jepte diēka pėr tė ngrėnė. Me kėtė rast, tė burgosurit tė ri hebre i kishte dhėnė njė flegėr pjepri. Brenda saj, Aliu kishte fshehur njė pusullė, nėpėrmjet tė cilės e udhėzonte tė ikte nė mal dhe ta priste atė nė njė vend tė caktuar. Por, nė nisje, gjermanėt e kishin hetuar mungesėn e hebreut tė kapur prej tyre dhe kishin shpėrthyer nė zemėrim deri nė xhindosje.
Aliun e kishin tėrhequr zvarrė nė sheshin e katundit dhe e kishin lidhur pėr muri. Mė pas gjermanėt i kishin drejtuar atij tytėn nė zverk katėr herė, por ai prapė se prapė nuk e kishte nxjerrė fshehtėsinė. Mė nė fund, gjermanėt kishin hequr dorė nga kėrkimi i hebreut tė ikur, por mė pas ishin kthyer sėrish dhe kishin kėrcėnuar se po qė se Aliu nuk e tregonte tė vėrtetėn do ta digjnin tėrė katundin. Megjithatė Aliu nuk ishte ligėshtuar pėr asnjė ēast dhe mė vonė gjermanėt ishin larguar nga Puka pėrgjithmonė.
Aliu kishte shkuar dhe e kishte gjetur tė hebreun e ikur, qė mbante emrin Yasha Bayuhovio dhe e kishte mbajtur atė tė fshehur nė shtėpinė e tij dy vjet, deri kur lufta kishte marrė fund. Sot ai ėshtė dentist dhe jeton nė Meksikė (marrė nga kujtimet e Enverit, djalit tė Aliut, dhėnė Norman Gersham nė Tiranė nė maj tė vitit 2004).
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė