Tema: analiza
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 03:53   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Analiza

I pazėvendėsueshmi i zėvendėsueshėm



nga Besnik Mustafaj

Largimi i parakohshėm i Rugovės ėshtė njė moment veēanėrisht i rėndė nė radhė tė parė pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės e mandej pėr mbarė shqiptarėt kudo jetojnė nė botė. Por, pa mėdyshje do tė thosha se ky moment ėshtė po aq i rėndė edhe pėr serbėt dhe pakicat e tjera etnike tė Kosovės. Pavarėsisht se sa e kanė kuptuar kėtė gjė serbėt e Kosovės, Rugova, me filozofinė e tij tė bashkėjetesės paqėsore tė shqiptarėve me tė gjitha pakicat etnike nė njė Kosovė tė pavarur, tė lirė, demokratike e tė evropianizuar, ka qenė deri nė fund shprehėsi mė i mirė i interesave jetike tė komunitetit serb. Ndarja me Rugovėn ėshtė njė moment i rėndė gjithashtu edhe pėr tė gjithė fqinjėt e Kosovės. Nė mė pak se gjashtė vjet si President i legjitimuar botėrisht i vendit tė vet, ai arriti tė dėshmonte mjaftueshėm se edhe si burrė shteti dėshironte dhe ishte i aftė tė ndėrtonte vetėm ura miqėsie midis vendit tė tij dhe fqinjėve, larg tė gjitha yshtjeve primitive, qė pėr shekuj kanė prodhuar urrejtje mes popujve nė kėtė rajon tė Evropės. Largimi i parakohshėm i Rugovės shkaktoi, me tė drejtė, brengė tė thellė edhe te krejt komuniteti ndėrkombėtar, i cili kishte gjetur vazhdimisht tek ai partnerin me integritet tė lartė dhe plotėsisht tė sinqertė pėr tė bashkėpunuar, lidhur me problemet e pėrbashkėta tė demokracisė apo edhe tė paqes e tė stabilitetit nė rajon.
Nėse duhet pėrmbledhur me dy fjalė, vlerėsimi im pėr Presidentin Rugova mishėrohet me realitetin se sot Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė. Pa kontributin e tij nė vazhdimėsi nuk jam i sigurt se Kosova nuk do tė ishte sot kėtu ku ėshtė, pra, nuk dua t’i jap individit rėndėsi mė shumė se ē’presupozohet nė shoqėrinė moderne, dhe shoqėria kosovare ėshtė e tillė, por roli i figurave tė mėdha nė shtyrjen pėrpara tė historisė, megjithatė ėshtė i pazėvendėsueshėm. Nė kėtė kuptim, Rugova futet tek ato personalitete tė jashtėzakonshme evropiane tė shekullit XX, tė cilėt e filluan veprėn e tyre kombėtare nga njė hiē. Ēfarė force shpirtėrore kolosale nevojitet pėr njė ndėrmarrje si kjo! Rugova e kishte kėtė forcė. Kur, nė kapėrcyell tė viteve tetėdhjetė tė shekullit tė kaluar ai iu drejtua opinionit shqiptar nė Kosovė, opinionit publik nė Serbi si dhe atij ndėrkombėtar nė Evropė e Amerikė, me thirrjen pėr tė ndalur sa mė shpejt revanshin fashist tė Milosheviēit, Kosova nuk kishte asnjė element racional pėr tė besuar se po niste kėshtu njėherė e mirė rrugėn drejt pavarėsisė, duke shėnuar po ashtu edhe rėnien pėrfundimtare e tė palavdishme tė Milosheviēit me klikėn e tij. Duket si njė hollėsi, por ėshtė shumė domethėnėse qė, me t’u marrė vesh lajmi i hidhur, i dėrguari i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, zoti Ahtisari, vendosi shtyrjen disa ditė tė ēeljes sė negociatave pėr statusin e Kosovės. Eshtė njė gjest krejt i pėrligjur pėr tė nderuar pėrcjelljen e njeriut qė ishte nė qendėr. Por, duke theksuar se shtyrja ėshtė vetėm e pėrkohshme, vetėm konfirmohet se historia e Rugovės ėshtė e pazhbėshme. Asnjė shqiptar, asnjė ballkanik nuk ka mundur tė lerė pas kaq shumė histori. Domethėnė pavdekėsi.
E veēanta e personalitetit tė Rugovės qėndron te fakti qė ai arriti tė krijojė njė frymė krejt tjetėr, pa asnjė traditė nė mjedisin shqiptar, frymėn e rezistencės paqėsore, frymėn e vetėkontrollit tė fortė pėrballė mizorisė sė kundėrshtarit me besimin e hekurt se drejtėsia, edhe po vonoi, prapė triumfon. Ai e ndryshoi kėshtu esencialisht perceptimin popullor tė heroit kombėtar. Pra, nė betejėn e vet tejet tė ndėrlikuar politike, ai nuk bėri kalorėsin e vetmuar, gjė qė ka ndodhur me tė shumtėt e personaliteteve ballkanike me peshė edhe gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar.
Me fjalė tė tjera, Presidenti Rugova nuk e ndėrtoi veprėn e tij kombėtare sipas modelit tė Gjergj Elez Alisė, si tė thuash, por veproi vėrtetė me vetėdije tė plotė si njė misionar i madh. E para, ai mbolli me kujdes bindjen e vet nė tė gjithė shoqėrinė e Kosovės, gjė qė ėshtė madhėshtore, e dyta, ai arriti tė sigurojė me durim tė gjithė komunitetin ndėrkombėtar se Kosova ėshtė nė gjendje ta pėrvetėsojė kėtė frymė qė i jep plotėsisht kėtij vendi tė drejtėn morale dhe politike tė bėhet njė shtet i pavarur dhe i denjė midis shteteve tė pavarura evropiane. Dhe sė treti, ai e udhėhoqi Kosovėn me kontributin e tij, me shembullin tij dhe me prezencėn e tij tė pandėrprerė gjatė gjithė kėtyre 15 vjetėve, nė procesin shumė tė vėshtirė tė krijimit tė njė elite politike thelbėsisht tė re, e cila, pavarėsisht diversitetit qė paraqet gjatė debatit nė pikėpamjet pėr zhvillimin e vendit, reflekton njė pjekuri qė e bėn tė merituar pėr tė marrė pėrsipėr vazhdimin e mėvetėsimit dhe tė shtetformimit tė Kosovės. Me njė fjalė, Kosova sot ka njė klasė politike realiste e plotėsisht tė pėrgjegjshme dhe pėr mė fort, me pėrvojė tė mjaftueshme nė drejtim. Mė kryesorja: kjo klasė politike ėshtė e organizuar nė parti me programe tė qarta demokratike dhe vepron me kthjelltėsi brenda institucioneve tė ligjshme, ėshtė nė Parlament, nė qeveri. Kjo mua mė jep siguri se asnjė traumė e madhe nuk mund tė ndodhė nė itinerarin nė tė cilin ka hyrė Kosova. Rrjedhimisht, siē ishte i pazėvendėsueshėm nė tė gjallė, Rugova ėshtė plotėsisht i zėvendėsueshėm tani qė do tė na mungojė. Tė tillė e ka pėrgatitur ai vetė pėrjetėsinė e tij.


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante