Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-08-07, 18:07   #7
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Naim Frashėri

Lirika Filozofike

Naim Frashėri ėshtė poeti i parė shqiptar qė i kushton kujdes tė veēantė poezisė filozofike dhe mund tė quhet themeluesi i saj nė poezinė shqiptare.
Ai ka shkruar njė numėr tė dukshėm vjershash filozofike, tė pėrfshira nė vėllimet poetike "Vjersha pėr mėsonjėtoret e para", "Lulet e verės", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe nė pėrmbledhjen nė gjuhėn persishte "Tehajylat" (Ėndėrrimet).
Nė kėto lirika Naimi shpesh shtron pyetje tė tilla tė karakterit filozofik: C'ėshtė natyra? Cilat janė ligjet e saj? Ku ėshtė fillimi e ku ėshtė fundi i saj? Cili ėshtė vendi i njeriut nė tė?
Kėtė etje pėr tė pėrsiatur pėr gjithēka poeti e shpreh edhe me vargje:
Mendja ime, qė s'gjen prehje, bėn kėrkime
dhe rropatet me aq pyetje-e-mėrmėrime:
Kush? pse? Ēfarė? ku e kur? e si e sa? ("Ėndėrrimet")
Naimin e habit dhe njėkohėsisht e mrekullon gjithėsia, pambarimėsia e saj: Toka dhe Dielli, yjet, ndėrrimet e stinėve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjtė, bagėtia, gjithēka. Poeti mendimtar e sheh gjithėsinė si njė libėr tė hapur tė cilin njeriu vazhdimisht pėrpiqet ta lexojė, sepse kėshtu do tė gjejė kuptimin e botės. Kjo pafundėsi dukurish e mahnit dhe e gėzon poetin, jo vetėm sepse me to ėshtė e lidhur jeta e njeriut, por edhe pse nė qėnien dhe nė rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh mishėrimin e perėndisė. Kėtė koncept panteist e vumė nė dukje edhe te "Lulet e verės".
Njė trup ėshtė gjithėsia
Dhe tė sosur s'ka gjėkundi,
mė ēdo an' ėshtė perėndia,
njė det qė s'i gjendet fundi.
("Gjithėsia", "Vjersha pėr mėsonjėtoret").
Botėkuptimi i Naimit nė lirikat filozofike shpesh ėshtė kontradiktor. Mbasi pohon pafundėsinė e gjithėsisė, Naimi thotė:
Gjė s'humbet, as pakėsohet
edhe sėrish nukė shtohet:
ēdo q'ėshtė pėrsėritet.
("E vėrteta", - "Vjersha pėr mėsonjėtoret")
Njė nga mendimet mė tė rėndėsishme tė Naimit ėshtė ai qė lidhet me njohjen njerėzore. Ai mendonte se njeriu ėshtė nė gjendje, me forcėn e arsyes, tė depėrtojė nė tė fshehtat e natyrės, tė njohė ligjet e saj, ta pėrdorė natyrėn pėr nevojat e tij, pra, tė bėhet gjithnjė e mė tepėr zot i saj, me anė tė njohjes shkencore. Sipas tij, duke njohur natyrėn, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:
Ėshtė nė shesh Perėndia,
i verbėri s'mund ta shohė,
ajo ėshtė gjithėsia,
i dituri mund ta njohė.
("Perėndia" - "Lulet e verės")
Duhet theksuar se problemet e gjithėsisė, tė natyrės etj., asnjėherė, Naimi nuk i pa tė shkėputura nga njeriu, nga vendi i tij nė botė, nga fati i tij. Naimi e vlerėson shumė lart njeriun. Si panteist, poeti mendon se shfaqja mė e pėrsosur e hyjnisė nė jetė ėshtė vetė njeriu. Njeriu, sipas Naimit, ėshtė qėllimi dhe arritja mė e lartė e krijimtarisė hyjnore, ėshtė trajta e shfaqjes mė tė epėrme, sepse ėshtė krijesė me ndėrgjegjje e moral. Prej kėtij lind edhe ai humanizėm i thellė, ai respekt e dashuri e pakufishme pėr njeriun.
S'ka mė tė lartė nė jetė
nga njeriu, q'ėshtė i vėrtetė.
("E vėrteta" - "Vjersha pėr mėsonjėtoret")
Naimi mendon se njerėzit vėrtet vdesin, por si gjini janė tė pavdekshėm, janė tė pėrjetshėm. Duke u kthyer sėrish te gjithėsia, ata rilindin sėrish te breznitė qė pėrsėriten pa fund.
Botėkuptimi i Naimit ėshtė sintezė origjinale mbi bazėn e panteizmit dhe ka prirje tė dukshme pėrparimtare.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė