Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-07, 19:47   #8
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Naim Frashėri

Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi

Vepra e Naimit shprehu nė mėnyrė tė plotė e me forcė artistike idealet mė tė pėrparuara tė Rilindjes, idetė patriotike, demokratike e iluministe qė do ta udhėhiqnin shoqėrinė shqiptare pėr tė dalė nga errėsira mesjetare nė dritėn e lirisė e tė pėrparimit. Poet e mendimtar, Naimi qėndroi me dinjitet nė lartėsinė e kėtyre kėrkesave historike.
Tipari kryesor, ajo qė pėrbėn thelbin e gjithė krijimtarisė sė Naimit, ėshtė patriotizmi. Gjithēka nė veprėn e tij lidhet me atdheun, me dashurinė e pakufishme pėr tė, pėr gjuhėn, pėr popullin, pėr historinė e pėr gjithēka shqiptare, me detyrėn pėr t'i shėrbyer atdheut me devotshmėrinė mė tė lartė. Vargjet mė tė bukura poetit ia frymėzoi pikėrisht ky atdhetarizėm i flaktė.
Ēlirimi i Shqipėrisė nga zgjedha osmane ishte njė nga idealet mė tė larta tė Naimit. Pėr tė arritur kėtė, poeti hedh idenė e bashkimit tė gjithė shqipėtarėve, si kusht pėr ēlirimin dhe pėrparimin e tij. Veēanėrisht te "Historia e Skėnderbeut", poeti pohon se liria mund tė vijė vetėm me anė tė luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
Besimi i Naimit nė tė ardhmen e Shqipėrisė sė lirė ėshtė i madh. Ai mendon se populli ynė, me virtyte tė ēmuara e me tradita luftarake i ka tė gjitha tė drejtat tė jetojė i lirė. Naimi shpreson se kjo liri do tė jetė pak a shumė e shpejtė.
Naimi pati pikėpamje demokratike tė pėrparuara pėr kohėn. Ai mendonte qė njeriu lind i lirė. Kulti i lirisė sė njeriut pėrshkon gjithė veprėn e tij, ndonėse nė kushtet e atėhershme ai tingėllonte abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologėve tė tij, Naimi ėndėrronte njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike, sipas tipit tė demokracive borgjeze tė kulturuar e tė emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte pėr republikėn dhe nuk e pranonte formėn e monarkisė.
Ai gjithashtu ishte pėr barazinė midis burrit dhe gruas dhe pėr tė drejtėn e arsimimit tė tė dyve.
Botėkuptimi i naimit u kultivua nė klimėn e kėrkesave pėr njė Shqipėri qė do tė hynte nė njė epokė tė re historike, qė do tė qytetėrohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmėt e veta nė botėkuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpėtonte edhe kundėrshtive.
Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim tė madh nė rolin qė luajnė shkenca dhe dija pėr zhvillimin e shoqėrisė. Ai ēmonte tepėr iluministėt francezė, Volterin, Rusonė, e tė tjerėt. Sidomos nė veprat diturake ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje tė shkencės sė kohės, si teorinė e Darvinit pėr prejardhjen e qenieve tė gjalla, teorine e Kantit e tė Laplasit pėr origjinėn diellore tė tokės etj. Por nė thelb, veēanėrisht nė veprat poetike, ai pranon qėnien e njė fuqie tė mbinatyrshme. Megjithatė, idealizmi i Naimit u shfaq nė formėn e panteizmit. Ai e mendon zotin tė shtrirė kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist, ai ishte kundėr pėrēarjes fetaredhe kombėsinė e vinte mbi fenė, ashtu si edhe rilindėsit e tjerė.
Naim Frashėri, si figura qėndrore e letėrsisė sė Rilindjes, krijoi njė traditė tė re, qė u ndoq nga shumė shkrimtarė tė tjerė, dhe u bė themeluesja e letėrsisė sonė tė re kombėtare.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė