Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-11, 11:27   #13
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Shqiptarėt e Turqis (ska shanc me harru) pėr Kosovėn

Emigrantėt qė rindezėn oxhakun skaj “Rekės sė Malzezve”


Kjani Sallahu | 30-12-2010 11:31 CET
I lindur nė Turqi, me shtetėsinė e tė njėjtit vend, por asnjėherė nuk ndjeu se ėshtė i tillė. Kurrė nuk kishte dashur ta bindė veten se jeta e ka pėrplasur nė njė realitet tė cilin duhej ta pranonte.
Me trup nė Stamboll, e me mendje nė Kosovė dhe jo vetėm me mendje, por shpesh dhe gjatė ka qėndruar, madje edhe pa familjen, nė vendin qė atėherė ishte shumė larg aspiratave pėr t’u bėrė shtet. Edhe fėmijėt i kishte edukuar dhe orientuar pėr tė mos e pėrqafuar fatin e emigrantit tė pėrhershėm, duke i mbajtur shqiptarė me plot kuptimin e fjalės, nėpėrmjet shpjegimeve pėr origjinėn e tyre, pėr shqiptarėt, pėr ilirėt...
Imer Qorri, 43 vjeē, ka hequr pėrfundimisht mbiemrin Demirozu, tė cilin ia kishin vėnė turqit pa dėshirėn e tij, dhe ėshtė rikthyer nė mbiemrin e tė atit dhe gjyshit tė tij me origjinė nga fshati Rekė i Kaēanikut. Ai, me bashkėshorten Behixhen, vajzat Ozge, Hajrije dhe djalin e vetėm Ilirianin, janė kthyer pėr tė jetuar nė vendlindjen e tė parėve tė tyre, duke ndėrtuar shtėpi dhe riorganizuar jetėn pikėrisht nė tokėn e babait tė tij, Isufit.
Ai ka hapur njė punėtori automekaniku, ndėrsa fėmijėt e tij janė nė shkollė, secili nė nivel tė ndryshėm. Nė kulmin e shtėpisė sė Imerit valėvit flamuri kombėtar shqiptar, tė cilin thotė se e ka vendosur kur e ka ndėrtuar shtėpinė. “Flamuri kombėtar nuk do tė hiqet asnjėherė nga ky kulm”, thotė Imeri, i cili shton se edhe nė Turqi nuk ka mbajtur tjetėr flamur.
Nė njė tė diele, pak ditė para ndėrrimit tė kėtij motmoti, bashkėshortja e tij, Behixhja po pėrgatiste pite, ndėrsa ndihmohej nga nėna e saj Fatimja, e cila bashkė me Fetijen, motrėn e zonjės sė shtėpisė, i kishte ardhur pėr vizitė familjes Qorri. Kjo familje e cila qė nga viti 1969 ishte shpėrngulur nė Turqi, pėrderisa 13 vjet mė herėt nė Shkup, pėr t’iu shmangur presionit familjar serb, tani ėshtė vendosur me themel skaj pėrroskės me rrjedhje tė konsiderueshme uji tė quajtur “Reka e Malzezve”.
Ky emėr ishte i pranishėm i ish-familjes Demirozu derisa jetonin nė Stamboll. “[email protected]”, ishte adresa elektronike familjare e pesė anėtarėve tė sipėrpėrmendur, tė cilėt e flasin rrjedhshėm shqipen, madje janė edhe ndėr mė tė suksesshmit nė shkollė.
“Nuk mė pat pėlqyer Turqia, nuk munda tė adaptohesha atje, por nuk guxonim tė ktheheshim pėr shkak se ishim tė pėrndjekur nga serbi. Njė herė provuam dhe u kthyem nė Shkup, mė 1979, por na hetuan dhe vazhduan me presione, duke na detyruar qė tė ikim sėrish pėr nė Turqi”, tregon detaje nga jeta e mėrgimtarit Imeri, babai dhe nėna e tė cilit bashkė me dy motrat e tij jetojnė ende nė Turqi.
“Kam punuar nė disa sezone nė Kaēanik, ndėrsa familjen e kisha nė Stamboll. Tani me vullnetin e familjes jemi kthyer tė gjithė”, thotė ai, i bindur se nė Turqi do tė shkojė vetėm si vizitor i familjarėve dhe asnjėherė pėr tė jetuar atje. “Shqiptarėt nuk kanė asnjė tė drejtė kombėtare atje. Me kėtė nuk mund tė pajtohem asnjėherė.
Kam pasur shumė probleme kur e kam regjistruar Ilirianin. Iu thash ofiqarėve ose kėtė emėr ose hiq”, tregon peripecitė e tij gjatė qėndrimit nė shtetin e babait tė Turqisė moderne dhe themeluesit tė saj, Kemal Ataturk, me tė cilin ai mburret qė ka origjinė shqiptare. Iliriani ėshtė nxėnės i klasės VI nė ShMU “Kadri Zeka” nė Dubravė. Ai thotė se kujdestarė klase e ka Tefik Vishin dhe se ka sukses shumė tė mirė. Ndėrkaq, vajza mė e vogėl, Hajrija vijon mėsimin nė klasėn e dhjetė, drejtimi shoqėror. “Kam nota 3, 4 dhe 5.
Mė sė shumti e dua lėndėn e historisė. E mėsoj me ėndje sepse po shtjellojmė tema pėr historinė e ilirėve, shqiptarėve...”, thotė Hajrija, 16-vjeēe. Nga fėmijėt e familjes sė Imerit, krahas moshės ėshtė ka ec edhe zhvillimi i kapaciteteve tė diturisė dhe afirmimit. Vajza mė e madhe e tij, Ozge, tė cilėn me kėtė emėr e ka pagėzuar nėna e saj, studion nė Fakultetin Filologjik. Njė shqiptare, e cila nė Turqi mė shumė kishte mėsuar pėr shqiptarėt, ajo tani studion Letėrsinė e Gjuhės Turke.
“Njėkohėsisht e ligjėroj turqishten pėr studentėt shqiptar”, thotė Ozge, e cila nė njė fletushkė me titull “Trotuari mozaik” ia ka kushtuar prindit tė saj njė ese me titull “Valixhja e babait”.
Ajo tregon pėr njė ndodhi prej kėmbėngulėsie pėr ta ruajtur me dinjitet prejardhjen e saj, por edhe pėr komplimentet qė ka marrė si e tillė. “Kur isha nė klasėn 10-tė, njė oficer i ushtrisė turke erdhi dhe pyeti se cila ėshtė ajo nxėnėse qė po mban ligjėrata pėr historinė e shqiptarėve? Unė jam.
E di gjuhėn shqipe edhe historinė e kėtij populli”, thotė t’i jetė pėrgjigjur eprorit turk, Ozge, e cila ka marrė lėvdata qė ndihet krenare me identitetin e saj. Ish-familja Demirozu, tani Qorri, ka marrė dokumentet e Republikės sė Kosovės, e shtetit tė ėndėrruar qėmoti dhe nėn hijen e tė cilit pėrballuan shumė peripeci tė cilat ia ka imponuar jeta e emigrantit.








Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 04-01-11 nė 11:33
  Pėrgjigju Me Kuotė