Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 17:39   #14
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vdekja e kryetarit Rugova , njė humbje e madhe thuhet nė reagimet e para


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, tha se vdekja e kryetarit, Ibrahim Rugova, ėshtė njė humbje e madhe, por kėrkon qė nė Kosovė tė ruhet uniteti. Ai shkoi pėr ngushėllime nė shtėpinė e kryetarit tė ndjerė, ku u prit nga familja e tij dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili falėnderoi familjen Rugova qė i dha Kosovės njė burrėshtetas tė madh. Pritjet pėr ngushėllime nė shtėpinė e kryetarit Ibrahim Rugova ėshtė duke i udhėhequr kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci. Deri tani, pėr ngushėllime kanė shkuar personalitetet mė tė larta vendore e ndėrkombėtare. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, tha se “vdekja e kryetarit Rugova ėshtė njė humbje e madhe, jo vetėm pėr familjen, por pėr tėrė Kosovėn”. “Ai ka qenė njėra ndėr figurat mė tė rėndėsishme tė historisė sė Kosovės, qė ndikoi nė shembjen e komunizmit ne Evropėn Juglindore dhe Kosova ėshtė krenare qė ka pasur njė burrėshtetas tė tillė, tha Daci. Me pikėllim tė thellė mėsova sot pėr vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova, thuhet nė deklaratėn e shefit tė zyrės amwerikane nė Prishtinė Filip Goldberg. "Kosova ka humbur njė udhėheqės tė dashur dhe SHBA-tė kanė humbur njė mik tė vjetėr dhe tė nderuar. Ai tashmė e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės dhe nė zemrat e njerėzve kėtu dhe nė botė. Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan pėrmes veprimeve tė tija paqėsore gjatė viteve tė 90-ta qė i bėri pėrkundėr vėshtirėsive shumė tė mėdha. Kryetarin e takova pėr herė tė parė para njėmbėdhjetė viteve dhe atė e njoha mirė nė kėtė njė vit e gjysmė tė fundit. Gjatė kėsaj kohe u krijua respekti im pėr guximin e tij si dhe pėr pėrkushtimin e tij vetėmohues ndaj kauzės sė Kosovės. Jam i sigurtė ė njerėzit e Kosovės do tė nderojnė kujtimin pėr tė duke vazhduar punėn qė e filloi ai. Unė i shpreh ngushėllime familjes sė tij dhe gjithė atyre qė e vajtojnė vdekjen e tij", thuhet nė deklaratėn e Goldbergut. Ambasadori, Werner Wnendt, kryesues i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė pas lajmit pėr vdekjen e presidentit, Rugova, lėshoi njė komunikatė nė tė cilpn thuhet se duhet tė tregojmė respekt pėr Presidentin, duke mos lėnė qė vdekja e tij, nė kėtė kohė shumė tė ndjeshme t’i pengojė arritjet e mėdha qė janė bėrė deri tani. Shefat e zyrave tė vendeve tė ndryshme nė Prishtinė po ashtu kanė shprehur ngushėllimet pėr popullin e Kosovės dhe familjen Rugova. PDK dhe ORA kanė paralajmėruar takime tė jashtėzakonshme media, ndėrsa AAK pėrmes njė kumtese ka shprehur dhimbjen pėr vdekjen e kryetarit Rugova. Mesazhe dhimbjeje dhe ngushėllimi vazhdojnė tė dėrgojnė subjekte tė shumta politike dhe organiztata tė ndryshme qytetare.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė