Feja, Enver Hoxha (Ateizmi) dhe njė histori familjare
Ende si kisha mbushur nėntė vjet, kur regjimi i kohės, i quajturi pushtet i popullit, e shpalli zyrtarisht Shqipėrinė vend ateist dhe ndaloi me ligj ēdo formė tė ushtrimit tė fesė. Besimi nė Zot u pėrcaktua si opium pėr popullin dhe u shpall armik kombėtar. Kishat dhe xhamitė u rrafshuan, librat fetarė u dogjėn, klerikėt, ata qė shpėtuan nga burgu, u veshėn me kominoshe e me ēizme dhe u dėrguan tė punonin nė ferma e nė uzina, tė fitonin bukėn e gojės. Nė kodin penal u shtuan nenet, me dėnime deri nė dhjetė vjet burg pėr kėdo, qė bėnte kryq apo tė binte nė gjunjė pėr tu falur qoftė edhe brenda shtėpisė sė tij.
Mė kujtohet heshtja qė sundonte nė shtėpinė tonė nė Tropojė tek sa gjyshi dėgjonte nė radio lajmet. Gjithė populli, sipas radios, rinia sidomos, por edhe gratė, burrat, pleqtė ishin ngritur nė kėmbė me pishtarė nė dorė tė digjnin errėsirėn robėruese, me tė cilėn feja e kishte mbushur trurin e njerėzve tė paditur pėr shekuj e shekuj me radhė. Kjo shėnonte fundin e pakthyeshėm tė sė kaluarės. Unė ndėrkohė isha i mbushur plot me njė ndjesi tė pėrzier turpi dhe sikleti, por qė nuk guxoja ta shprehja nė sy tė gjyshėrve dhe tė nėnės. Tė nesėrmen, nė shkollė, mėsuesja do i pyeste njė nga njė fėmijėt nėse ishin bashkuar me prindėrit gjatė shembjes sė xhamisė, gjatė djegies sė rasos sė priftit apo gjatė rrafshimit tė varrezave tė qytetit, ku deri dje, tė gjallėt e pagdhendur u kishin vėnė te koka tė vdekurve kryqe apo gjysmėhėna tė gdhendura nė gur apo tė derdhura nė allēi.