Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-07, 21:12   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryeministri Sali Berisha: Rugova, gjeni i vizionit kombėtar

Kryeministri merr pjesė nė tubimin pėrkujtimor nė pėrvjetorin e parė tė ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova

Nėn kujdesin e Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, u zhvillua dje nė mbrėmje nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės "Arbnori" njė tubim pėrkujtimor me rastin e pėrvjetorit tė parė tė ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė ceremoninė pėrkujtimore ishin tė pranishėm anėtarė tė qeverisė, deputetė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, personalitete tė fushave tė ndryshme etj.

Kryeministri Berisha, duke folur nė kėtė tubim, shprehu nderimin pėr njėrin prej personaliteteve mė tė shquara tė historisė sonė kombėtare, pėr burrin e madh dhe tė shquar, tė cilit bashkėkohėsit i detyrohen ndoshta mė shumė se kujtdo tjetėr pėr nderin, dinjitetin dhe lirinė qė ai ju dha.

"Ibrahim Rugova vjen nė historinė tonė kombėtare si njė gjeni i vizionit kombėtar. Nė fundin e viteve '80 dhe fillimin e viteve '90, Rugova i vetėm shpalli para kombit, Evropės dhe botės vizionin pėr Kosovėn e pavarur. Kėtė vizion, nė atė kohė i papritur, Presidenti Rugova e hartoi dhe formėsoi, duke lexuar dhe kuptuar mė mirė se ēdokush tjetėr shpirtin e shqiptarėve tė Kosovės", tha Berisha. Kryeministri vlerėsoi mė pas rezistencėn e Rugovės qė si gjeni nė vizionin e tij, kurrė nuk u lėkund.

"Ndėrsa, ky vizion ndeshi me njė skepticizėm universal, ai i qėndroi besnik atij. Ai qėndroi pėrballė njė skepticizmi botėror, qėndroi pėrballė njė presioni tė jashtėzakonshėm rajonal, qėndroi pėrballė njė moskuptimi edhe shqiptar nė atė kohė. Por, Rugova kishte kuptuar se njė popull, qė mė shumė se kushdo tjetėr nė Ballkan kishte derdhur gjak e sakrifica pėr liri, njė popull qė me kryengritjen e tij titane bėri tė pavarur Shqipėrinė dhe i dha goditje pėrfundimtare perandorisė osmane, njė popull vigan nė pėrpjekjet e tij pėr liri dhe dinjitet, kishte pėrcaktuar pavarėsinė si rrugėn mė tė mirė, mė tė shkėlqyer pėr tė ardhmen e tij", u shpreh kryeministri Berisha.

Nė pėrvjetorin e parė tė vdekjes, kryeministri Berisha vlerėsoi Rugovėn si njė gjeni tė kurajos njerėzore. "Rugova nuk ishte vetėm njė vizionar i madh. Rugova ishte njė gjeni i kurajos njerėzore. Pėr vite e vite, nė Ballkanin e luftėrave dhe konflikteve, njė duel ishte i pandėrprerė. Njė duel zhvillohej ēdo minutė, ēdo orė, ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj, ēdo vit. Dhe ky ishte dueli midis Rugovės, nga baraka e tij ku mbante lidhjen e shkrimtarėve dhe diktatorit mė gjaksor, qė Evropa kishte njohur pas Luftės sė Dytė Botėrore, Sllobodan Millosheviēit. Me njė prej ushtrive mė tė forta e tė fuqishme nė Evropė, Millosheviē lau me gjak popujt e Ballkanit dhe ia doli me doktrinėn e tij tė ultra nacionalizmit tė hapė qindra e mijėra varre, por nuk arriti dot tė mposhtė Rugovėn", u shpreh Berisha.


Rugova qėndroi si misionar i njė ēėshtjeje tė madhe

"Nė vjeshtėn e vitit '92, dy diplomatė tė shquar perėndimore, ish-sekretari i Shtetit, Sairus Vens dhe ish-ministri i Jashtėm britanik, Lordi Ouen, vizituan Tiranėn me njė qėllim dhe mision tė vetėm, tė kėrkonin qė tė ndikoja tek Rugova qė shqiptarėt tė merrnin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė", tha Berisha. Kreu i qeverisė shqiptare kujtoi se gjatė njė dreke kishte ekspozuar qėndrimin e tij ndryshe dhe arsyen pėrse nuk do ta merrte njė nismė tė tillė. "Biseda me kėta burra tė shquar ishte shumė e hapur dhe nga sa kuptova i binda se isha shumė i sinqertė nė arsyet qė paraqita. Nė fund tė bisedės, u them se do tė bėnin shumė mirė tė vizitonin Prishtinėn. Qėllimi im ishte i dyfishtė. Sė pari, doja qė Prishtina tė lartėsohej sa mė shumė dhe tė vizitohej sa mė shumė nga komuniteti ndėrkombėtar dhe po kėshtu Presidenti Rugova. Sė dyti, kur e sheh realitetin nė vend krijon pėrshtypjen dhe mendimet mė tė drejta", u shpreh Berisha. Kryeministri tha se, "kėta diplomatė tė shquar shumė shpejt vendosėn dhe vizituan Prishtinėn. Gjatė vizitės morėm me vete edhe Kryeministrin Paniē, i cili u ndal tek autoritetet lokale serbe, ndėrkohė qė u kėrkon ta presin tek baraka e Rugovės, ku ai mbante konferencat pėr shtyp. Dy zotėrinjtė e shquar shkuan tė takimin me Presidentin Rugova, ndėrsa Paniēi desh u kacafyt me pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės dhe u detyruan ata qė me mjete tė tjera ta nxirrnin Kryeministrin Paniē nga kthetrat e ultranacionalistėve serbė nė Kosovė. Erdhėn mė vizituan dhe mė sollėn pėrshtypjen mė pozitive pėr Presidentin Rugova". Nė kėtė kontekst, Berisha u shpreh se, me kurajėn dhe shpirtin e pamposhtur Rugova qėndroi si misionar i njė ēėshtjeje tė madhe. "Nga baraka e shoqatės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, pėrfaqėsuesi i kėtij populli, njėlloj si Davidi mposhti Goliatin, do tė vinte njė ditė tė pritej nė Shtėpinė e Bardhė, do tė vinte njė ditė tė laureohej me ēmimin Saharov nga Parlamenti Evropian, tė nderohej nga mbarė bota e qytetėruar pėr vlerat e mėdha qė ai mbronte. Do tė vinte njė ditė, qė ai, pas ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė pėr tė mposhtur ushtritė e Millosheviēit, tė shndėrrohej nė garanci kryesore tė njė Kosovė tė lirė, evropiane dhe tė pavarur", u shpreh Berisha.


Trashėgimi qė e tejkalon njė trashėgimi kombėtare

Kryeministri Berisha tha nė tubimin pėrkujtimor, se trashėgimia e Rugovės ėshtė njė trashėgimi qė e tejkalon njė trashėgimi kombėtare. "Pikėrisht se ka kėtė specifikė, ai ishte njė udhėheqės i dashur pėr shqiptarėt, por, njėkohėsisht ishte njė udhėheqės qė respektonte nė shpirt tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Njė burrė, njė djalė qė rridhte nga njė familje tė ekzekutuar nga armiqtė e tij, por qė kurrė ndonjėherė nuk mė foli me armiqėsi pėr ta. Kjo sepse e dinte qė edhe ata ishin banorė, qytetarė tė Kosovės dhe duhet tė ishin dhe duhet tė jenė qytetarė tė barabartė para ligjit, duhet tė jetojnė nė Kosovė, duhet qė sė bashku me shqiptarėt tė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre nė Kosovė", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se shqiptarėt e nderojnė Ibrahim Rugovėn njė vit pas vdekjes, por trashėgimia e tij ėshtė njė trashėgimi e madhe, njė trashėgimi paqeje, tolerance, mirėkuptimi, njė trashėgimi evropiane. "Rugova me Milosheviēin u pėrballėn nė njė duel tė pandėrprerė. I pari, prehet nė altarin e lirisė sė kombit, i dyti, nė analet e krimit tė njerėzimit. Rugova me vlerat qė mbrojti, me parimet qė besoi, me kauzėn sė cilės iu pėrkushtua, ka lėnė nė Kosovė trashėgiminė mė tė shkėlqyer. Trashėgimi qė shėrben realisht si plazmė e njė vendi tė lirė, tė qytetėruar, tė pavarur, e njė vendi e qytetarėve tė barabartė para ligjit, e njė vendi ku jetojnė qytetarė me origjinė dhe besime tė ndryshme dhe ka njė vizion drejt tė ardhmes, drejt Evropės. Jam i bindur se vitet qė vijnė do tė lartėsojnė gjithnjė e mė shumė personalitetin e Presidentit Rugova", tha kryeministri Berisha.

Nė kėtė tubim pėrkujtimor, pėr jetėn dhe veprėn e Rugovės folėn edhe zotėrinjtė Rustem Gjata e Dr.Arian Starova, President i Shoqatės Shqiptare tė Atlantikut.

Halil Rama, Rilindja Demokratike
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė