Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-07, 16:54   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Jetė njerėzisht

Tolstoi- Si e braktisi Krishterimin?


Jolanda LILA


"Kam dashuruar Krishterimin mė shumė sesa Kishėn, tani mė shumė dashuroj tė vėrtetėn se tė gjithė botėn."


Tolstoi pėrbėn njė dukuri tė jashtėzakonshme nė letėrsinė Evropiane dhe nė atė botėrore. Elementi i pazakontė ndodhet jo vetėm nė veprat e tij, por edhe nė pikėpamjen historiciste tė mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė menduarit tė tij.


Koordinatat kohore tė shekullit XIX, periudhė nė tė cilėn ai jetoi dhe krijoi, i kalojnė kufijtė deri nė bashkėkohėsi.
Pėrthyerja e rrafshit kohor dhe hapėsinor vjen pėr shumė arsye. Tė parat janė arsye qė lidhen me vetė jetėn e shkrimtarit, sepse Tolstoi dhe pse jetoi nė Rusinė krishtere, u bė ithtar i fesė islame duke befasuar mjedisin rrethues. Kjo nismė nuk mbeti nė trajtėn e njė bindjeje vetjake, por solli revolucion shoqėror duke ndikuar nė mendimin dhe edukimin fetar rus.


Shembull i drejtpėrdrejtė i kėtij revolucioni ėshtė botimi i broshurės sė titulluar “Muhammed”, vepėr e publikuar gjatė periudhės sė mbretėrisė ruse nė vitin 1909.


Kjo vepėr nuk pati suksesin e vlerave reale qė mbarte, pėr shkak se titulli konsiderohej heretik pėr shoqėrinė ruse.


Vetėm nė 1990, pas njė periudhe shtatėdhjetėvjeēare tė Bashkimit Sovjetik, vepra e Tolstoit do tė gjejė pėrsėri lexuesin dhe do tė zgjohet interesi pėr vlerat fetare.


Populli rus, veēanėrisht intelektualėt e vlerėsonin Tolstoin pėr shkak tė vlerave tė tij nė letėrsi. Kjo nėnkuptonte qartazi, se nė qoftė se publikohej kalimi i tij nė Islam, shoqėria ruse do tė fillonte tė kthehej fuqishėm nė drejtim tė Islamit.


Pėr kėtė shkak, librin e Tolstoit, ku janė tubuar disa hadithe tė Muhamedit (a.s), organizatat ruse tė shėrbimit informativ, sikurse KKB-ja, janė orvatur qė ta mbajnė nė fshehtėsi dhe nė harresė, si dhe ta pengojnė ribotimin e mėtejshėm tė tij.


Ky libėr e njohu lexuesin rus me disa hadithe tė Muhamedit (a.s). Tematika e haditheve tė mbledhura pėrqendrohet nė sferėn e “varfėrisė” dhe tė “barazisė”, pėrmes tė cilave orvatet tė tregojė brengėn e tij dhe tė ndėrgjegjėsojė ata qė janė tė tradhtuar e tė shtypur. Pėrmes kėtij libri Tolstoi theksoi se Islami ėshtė vendi i drejtėsisė dhe i barazisė sė vėrtetė, vėllazėrisė dhe sakrificės, respektit dhe dashurisė ndaj njeriut dhe ndaj tė tjerėve.


Me krijimtarinė e tij letrare ai nxiti reagime tė ndryshme nė planin estetik, ideor dhe nė atė moral, jo vetėm pėr bashkėkombėsit e tij, por pėr mbarė botėn. Tregues ėshtė shtrirja e veprave tė tij si, “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina”, “Ringjallja”, “Polikushka”, “ Haxhi Murati” etj, tė cilat janė pėrkthyer nė njėqind e tetė gjuhė tė ndryshme tė botės dhe janė botuar nė mė shumė se 220 milionė ekzemplarė. Kjo krijimtari ėshtė adoptuar pėr teatėr, televizion dhe radio.


Kėndvėshtrimi i Tolstoit ndaj Islamit mund tė shihet edhe nga letrat e publikuara, veēanėrisht vlen tė pėrmendet letėrkėmbimi me znj. Jelena Vekilova, e cila respekton dėshirėn e fėmijėve tė saj pėr t’u konvertuar nė Islam.


Gjithashtu, ai pati guximin qė nė ditarėt dhe nė letrat e tij tė parashtrojė anėn kontradiktore tė shenjtėrisė sė Kishės. Nė letrėn e dėrguar Sinodit tė shenjtė, tė cilin e kishte ekskomunikuar si tė pa fe, ai deklaron: “E kam dashur Kishėn mė shumė se sa paqen time; pastaj mė shumė kam dashuruar Krishterimin se sa Kishėn, ndėrsa tani, mė shumė dashuroj tė vėrtetėn se tė gjithė botėn.”


Epiqendėr e shqetėsimit tė Tolstoit ėshtė personaliteti moral i heronjve tė tij, me tė vėrtetėn dhe besimin, si kriteret mė tė larta tė jetės. Raportin ndaj tė vėrtetės dhe fesė, autori e kėrkoi dhe e sprovoi sė pari nė veten, e mė pas me personazhet e veprave tė tij, nė tė cilat ēdo herė parashtron pyetje pėr moralin, drejtėsinė, tė vėrtetėn dhe fenė, pėr tė mirėn dhe tė keqen, jetėn dhe vdekjen, pėr ēėshtjet e raporteve ndėrmjet individėve dhe bashkėsisė. Gjeniu letrar urrente tė keqen, dhunėn dhe shtypjen e popujve.


Kalvarin e ndėrkalimit tė tij nga Krishterimi nė Islam, Tolstoi e pėrshkruan poetikisht, pėrmes simboleve tė fuqishme religjioze.


“Gjithė atė qė kam kaluar mund ta shpjegoj nė kėtė mėnyrė: Nė njė breg lumi mė kishin vendosur nė njė barkė, e mė pas barkėn e drejtuan nė drejtim tė bregut tjetėr, ndėrsa nė duar mė dhanė lopatat dhe mė lanė vetėm. Shihja se pėrreth meje lundronin mjaft barka, tė cilat mbarteshin nga rrymat yjore. Lundrova aq larg, sa nuk munda tė dėgjoj asgjė, pėrveē shushurimės sė ujit tė shpejtė. Pikėrisht, nė mes tė ujit, nė turmėn e barkave dhe anijeve, unė plotėsisht e kisha humbur drejtimin . U ktheva prapa, nė drejtim tė ujit dhe e orientova barkėn nga brigjet e anės sė kundėrt. Bregu ishte Zoti, drejtimi ishte tradita, ndėrsa lopatat pėr lundrim paraqisnin lirinė qė m’u dha. Lopatat pėr lundrim mė ndihmuan qė tė arrij deri nė breg, qė tė afrohem tek Zoti.”


Intensiteti i madh i ideve dhe veprave tė Tolstoit shpreh pikėpamjet dhe bindjen e plotė tė tij pėr islamizmin, duke braktisur kėshtu njė herė e pėrgjithmonė Krishterimin, kur ai thotė: “Nuk mund ta pranoj fenė e krishterė, sepse ky besim nuk ishte feja, por njė mėnyrė e kėnaqėsisė epikuriste tė jetesės. E kam kuptuar se ajo fe nuk i ofron njeriut qetėsi; ndoshta mund t’i shėrbejė dikujt, i cili ėshtė penduar nė shtratin e vdekjes.”


Ky zjarr pendese nuk e zhuriti shpirtin e Tolstoit, sepse ai jetoi, krijoi dhe u varros sipas rregullave islame.







Lev Tolstoļ (1828-1910)


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante