Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-07, 10:05   #6
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tarik (Said) RAMADAN

Mėsues i keq apo ndėrtues pallatesh?

Tariq Ramadan vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes nga intelektualė tė ndryshėm oksidental dhe kritikohet nė mėnyrė tė ashpėr nga ta.



Siē duket intelektuali mysliman zviceran preokupon shumė disa sepse punon me mish e me shpirt dhe insiston nė tė pranuarit e Islamit si fe evropiane.

Intelektuali mysliman nga Gjeneva Tariq Ramadan iu pėrgjigjet polemikave

Intervistė nė "Corriere del Ticino" (gazetė zvicerane nė kanton Ticino), edicioni i 18 shtatorit 2007

Tariq Ramadan ėshtė njė "mėsues i keq": nga njėra anė lavdėron demokracinė dhe tė drejtat civile e nga ana tjetėr mbėshtet qėndrime myslimane qė nuk pajtohen me vlerat perėndimore. Aspak e vėrtetė, Tariq Ramdan ėshtė njė pionier i debatit dhe i takimit tė sinqertė dhe paqėsor nė mes botės islame dhe qytetėrimit evropian. Qė nga 2 shtatori i muajit tė kaluar "Corriere della Sera"(gazetė italiane) ka filluar tė diskutojė nė Itali rreth akademikut mysliman zviceran, qė banon nė Gjenevė dhe studiues nė Oksford, gjithashtu autor i shumė eseve tė bazuar para sė gjithash nė prezencėn e Islamit nė kontinentin e vjetėr (ndėr tė cilėt: "Muhammedi. Nga Islami i djeshėm deri nė Islamin e sotshėm", 2007; "Islami nė Perėndim. Ndėrtimi i njė identiteti tė ri mysliman", 2004, "Tė jesh mysliman evropian", 2002, (kėto janė disa nga librat e Tariq Ramadanit tė pėrkthyer nė gjuhėn italiane)).

I sulmuar gjithashtu nga Paul Berman (shkrimtar dhe gazetar amerikan) qė i jep njė qėndrim tė dyshimtė nė lidhje me demokracinė dhe e krahason me filozofin Heidegger qė ishte simpatizues i nazizmit. Ndėr tė tjerash Ramadan ėshtė mbrojtur nga Ian Buruma (akademik dhe shkrimtar anglo-holandez), sipas tė cilit ai "pėrfaqėson ēka mė tė mirė Islami mund tė shpreh sot nga aspekti i pikėpamjes intelektuale. Dikush me tė cilin ia vlen tė pėrballohesh".

Eseisti nga Gjeneva ka qenė gjithashtu protagonist i njė diskutimi tė ashpėr jashtė programit me gazetarin anglo-amerikan Christopher Eric Hitchens nė "Festivaletteratura" (Festivalin Literatura) nė Mantova, pėr tė treguar faktin se figura e tij vazhdon tė ndaj mendimet e intelektualėve evropian.

I lindur nė Gjenevė nė 1962 dhe nip i themeluesit tė Vėllezėrve Mysliman nė Egjipt , Ramadan lėvizėn mes duartrokitjeve dhe censurave. Nė 2004 Shtetet e Bashkuara ia kanė revokuar vizėn dhe e konsiderojnė si njė "person tė papėlqyeshėm", por nė Angli ish premieri Tony Blair e pat zgjedhur si kėshilltar pėr lidhjet me Islamin pas atentateve tė Londrės.

Kėto janė mendimet e para dhe qėndrimet rreth ndaj Tariq Ramadanit. Por i interesuari nė fjalė si reagon?

* * * * *

Nga Carlo Silini

Profesor Ramadan, nė Itali akoma ėshtė duke u zhvilluar njė debat i ashpėr ndaj juve. Disa ju konsiderojnė njė "mėsues i keq", tė tjerėt njė bashkėbisedues tė privilegjuar pėr Perėndimin. Me ēka e lidhni shpėrthimin e polemikės?

"Kur, si nė rastin tim, ndėrtohen pallate – e unė vendosem ne tė dy universet e referimit: i takoj aq atij perėndimor, sa atij islamik – merren shumė kritika si nga ana e disa gupeve myslimane, sipas tė cilėve unė qenkam shumė i oksidentalizuar, si nga ana e Perėndimit ku disa janė tė mendimit qė unė nuk shkoj deri nė thellėsi nė kėrkesat e reformave dhe modernizimit tė Islamit".

Polemika rreth personalitetit tuaj d.m.th ėshtė pjesė e vet natyrės tė punės suaj filozofike...

"Kritikat i prisja qė nga fillimi, po. Por ajo qė sot mė sjell probleme nuk ėshtė fakti sepse mund tė mė kritikojnė pėr atė qė them, por fakti qė debati ėshtė ndezur aq shumė saqė disa nuk dėgjojnė mė atė qė them e nė disa raste bile i ndryshojnė mendimet e mia. Kur thuhen gjėra qė kur skam thėnė, atėherė hyhet nė fushėn e manipulimit".

Pėr shembull?

"Pėr shembull, duke iu referuar kritikės sime ndaj shtetit tė Izraelit, dikush ka thėnė qė unė jam antisemit. Ėshtė njė fakt i rėndė jo veē pėr mua, por pėr vet Shtetin e Izraelit. Nuk mund tė transformohen kėshtu gjėrat. Shumė nga shokėt e mi e disa shoqata hebraike mė kanė mbrojtur nė Shtetet e Bashkuara. Kam shumė shokė hebrenj. Nuk ėshtė e lejuar tė thuhet qė paskam mbėshtetur nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr qėndrime fashiste, apo qė nuk paskam qenė i qartė mbi ēėshtjen e terrorizmit. Kam qenė edhe atė nė mėnyrė kategorike".

Njė tjetėr shembull?

"Ditėt e kaluara nė njė gazetė tė pėrditshme italiane ėshtė shkruar qė unė paskam folur nė televizionin egjiptian qė duhet tė shkatėrrohet Izraeli. Por asnjėherė nuk kam folur nė televizion egjiptian. Nė Egjipt jam njė person i papėlqyeshėm. E kurrė nuk kam thėnė mendime tė tilla. Veēse e shoh si njė gjė shumė tė rėndė kur thuhet qė nuk duan tė flasin me mua. E pastaj nėse nuk duan tė flasin me mua pėr fjalė qė kurrė nuk kam thėnė, gjėja mė duket e papranueshme".

Sipas disa observatorėve ju kėrkoni tė pajtoni dy realitete tė ndryshme: atė tė Perėndimit e atė tė Islamit. A pajtoheni me kėtė?

"Plotėsisht. Jam ndėr ata qė thuan qė mund tė jesh mysliman e oksidental pa mos qenė as mė pak mysliman pėr tė qenė mė oksidental as mė pak oksidental pėr me qenė mė mysliman. Dy gjėrat janė plotėsisht kompatibile dhe miliona myslimane e myslimanė e tregojnė tė gjitha ditėt".

Por a ėshtė gjithmonė e mundshme tė pajtohen referimet e ortodoksisė religjioze e referimet politiko-instuticionale, me Perėndimin, me demokracinė?

"Jo veē qė ėshtė e mundshme. Bile them qė bėhet fjalė pėr njė rregull tė ndėrgjegjes dhe religjionit. Kur je shtetas i njė vendi, besnikėria ndaj shtetit, sa i pėrket politikės, legale e shtetėrore, asnjėherė nuk duhet tė diskutohet. Shpesh mė pyesin se a jam mė parė mysliman apo mė parė zviceran. Por pyetja e vėrtetė ėshtė njė tjetėr: kujt i takon besnikėria juaj".

Kujt pra?

"Si shtetas jam zviceran dhe jam plotėsisht besnik ndaj Zvicrės dhe s'ka asgjė nė referimet e mija myslimane qė mund tė justifikojė faktin nėse kundėrshtoj pėrkitjen time shtetit zviceran. As nė aspektin ligjor, as nė atė patriotik. Vet ideja pėr tė dashur vendin tėnd, tė kesh njė qendėr pėrkitjeje dhe ta duash, nuk ėshtė veē njė lidhje strukturale apo njė kontratė dhe nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė nė kundėrshtim me Islamin. Pastaj, nė aspektin filozofik, ēdokush ka bindjet dhe besimet e tija dhe kjo nuk kundėrshton besnikėrinė ndaj shteti tė tij. Situatat e vetme tė kufizuara janė ata qė mund tė na forcojnė tė justifikojmė diēka tė padrejtė. Qėndrimi im rreth kėsaj ėshtė i qartė: ēdokush ėshtė besnik kritik. Shtetasi i mirė zviceran apo italian ose francez, nuk ėshtė ai qė mbėshtet verbėrisht vendin e tij, por ai qė kur qeveria e tij gabon ai shpreh mospajtueshmėritė e tij. Kjo ėshtė demokracia e vėrtetė. Ashtu sikurse mysliman i mirė nuk ėshtė ai qė mbėshtet myslimanėt nė ēdo gjė qė bėjnė".

E ju kur i keni kritikuar myslimanėt?

"Nuk kam hezituar kurrė t'i them Bin Ladenit qė refuzoja atė qė bėnte. Nė 1995, kur kanė qenė masakrat nė Egjipt kundėr turistėve zviceran, kam shkruar nė "Tribune de Genčve" njė letėr si njė zviceran mysliman bashkėshtetasve tė tij duke dėnuar atė qė kishte ndodhur. Jam shprehur si zviceran qė u fliste bashkėshtetasve tė tij kundėr tė vepruarit absolutisht tė papranueshėm tė myslimanėve tjerė. Ja nė ēka konsiston besnikėria kritike".

VAZHDON :::>
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė