Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-07, 10:07   #7
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tarik (Said) RAMADAN ....(vazhdimsia)

Tė bėjmė disa shembuj. Nuk mendoni qė nė Evropė gratė myslimane duhet tė jenė tė lira qė ta vendojnė apo jo shaminė nėse e dėshirojnė?

"Flas rreth kėsaj ēėshtje nė me se 22 libra. E jam i befasuar qė nuk ėshtė kuptuar akoma ajo qė kam shkruar nė lidhje me kėtė. Pas polemikės nė Mantova me Christopher Hitchens gazetat italiane i kanė transformuar fjalėt e mia. Ai fliste pėr shaminė integrale".

Na kujtoni pra qėndrim e juaj sa i pėrket kėsaj?

"Qėndrimi im ndaj shamisė qė i mbulon flokėt ėshtė ky: nuk mund tė obligohet njė grua qė ta vendojė, por nuk mund as qė tė obligohet qė ta heq. Kam ndėrhyrė kundėr Iranit dhe Arabisė Saudite kur e kanė bėrė obligim pėr gratė qė ta vendojnė shaminė. Nė perėndim qėndrimi im ėshtė i njejtė. Nėse njė grua do ta mbaj shaminė duhet qė kjo tė jetė njė zgjedhje e lirė. As babai i saj, as bashkėsia, as vėllezėrit e saj mund tė vendosin nė vend tė saj. Nėse nuk do ta mbaj nuk duhet ta mbaj. Por nė momentin qė vendos ta mbajė shoqėria duhet ta pranojė. Mė duket i vetmi qėndrim i drejtė".

E sa i pėrket shamisė qė mbulon gjithēka pėrveē syve?

"Sa i pėrket shamisė qė mbulon fytyrėn, qėndrimi im ėshtė qė nuk bėhet fjalė pėr njė obligim islamik. Unė do t'i edukoja myslimanėt qė tė mos shkojnė nė atė drejtim. Kur ministri i drejtėsisė angleze Jack Straw, nė Angli, e ka parashtruar problemin unė kam thėnė qė pyetja e tij ėshtė e drejtė, por e bėrė nga njė person i gabuar. (Nė nėntor tė vitit tė kaluar Straw tha se shamia mund tė jetė "njė demonstrim i dukshėm ndarjesh", nė njė vend ku janė duke u formuar "bashkėsi paralele",). Ajo qė thoshte, faktikisht mund tė pėrdorej politikisht. Por ne, duke qenė mysliman duhet tė bėjmė kėtė fjalim kritik. Flas qė moti. Mbi kėtė ēėshtje luftoj pėr lirinė e grave".

Si e shihni mundėsinė qė, nė rrethin e shkollės publike, tė rinj tė mysliman evropian tė ndjekin njė kurs tė kulturės religjioze, nė vend tė njė ore tė ndarė tė religjionit mysliman?


"Nuk kam thėnė asnjėherė qė nuk duhet tė frekuentohen kurset e kulturės religjioze nė shkollėn publike. Duhet frekuentuar tė gjitha kurset pa bėrė asnjė pėrjashtim. Ideja ime ėshtė qė nė shkollat publike duhet tu jepet tė gjithėve njė kurs tė pėrbashkėt rreth njohurive tė pėrgjithshme tė religjioneve. Katekizmi nuk duhet tė bėhet nė shkollė. Transmetimi i besimit nuk ėshtė njė objekt skolastik. Ėshtė punė e kishave, xhamive, por jashtė shkollave. Shkolla e ka pėr detyrė qė tė transmetojė njohurinė, tė bėjė tė njohur realitetin religjioz sepse jetojmė afėr njerėzve qė vijnė nga religjione tjera. Ėshtė e rėndėsishme tė kesh elemente reale, shkencore dhe historike mbi religjionet".

Nė shumė shkrimet e juaja, duke iu referuar tė rinjve mysliman evropian, i thirrni qė tė ndjehen nė shtėpinė e tyre nė Perėndim e jo nė mėrgim. Dikush mendon se bėhet fjalė pėr njė qėndrim instrumental. Sikurse nė vend qė tė besohet mė shumė nė demokraci, ju e pėrdorni pėr t'i lejuar Islamit tė shquhet nė Perėndim.

"Sapo kam lexuar njė tezė tė tillė nė "la Stampa" e Torinos e janė vėrejtje qė mė janė bėrė edhe nga Franca. Qėndrim instrumental i imi? Nė tė kundėrtėn. Unė dua demokratizimin e shoqėrive myslimane. Shkoj mė larg relacioneve mes Islamit dhe principeve laike. Kudo duhet tė promovohet shteti i drejtė, shtetėsia e njejtė, tė dėrguarit pėr magjistratė, ndarja e pushtetit, votimi universal. Krejt kjo bėn pjesė nė luftėrat e mija. Jo rastėsisht mė ėshtė ndaluar tė hyj nė disa vende myslimane, si Arabia Saudite, Siria apo Egjipti, kundėr tė cilėve kam bėrė njė kritikė fondamentale sa i pėrket demokracisė tė mangėt tė tyre. Jam pra njė mbrojtės i gatshėm i demokratizimit. Kur ju them tė rinjve mysliman "duhet tė ndjeheni nė shtėpinė tuaj", ata qė mė dėgjojnė kanė pėrshtypje se unė flas nga jashtė, qė unė nuk jam njė shtetas si ata. Por unė jam ndėr tė shumtėt qė refuzojnė termin "diaspora". E refuzoj gjithashtu edhe nocionin e "shtetas minoritarė": nuk ekziston nė tė drejtėn tonė. Por kam pėrshtypje se disa prej shtetasve tė mi mė vendojnė nė kondicionin e "insider-outsider": njė qė ėshtė pjesė e bashkėsisė, por imagjinohet si njė qė ėshtė jashtė saj".

Si e shpjegoni qė atentatet e Londrės janė realizuar nga mysliman tė brezave tė dytė, d.m.th ata mė tė integruarit nė kompleksin shoqėror evropian?

"Kam qenė pjesė e komisionit tė qeverisė britanike qė ka punuar mbi kėtė problem. Kuptohet, duke studiuar profilin e kėtyre tė rinjve, qė nuk ka asnjė relacion mes radikalizmit dhe integrimit. Kėta tė rinj nuk janė tė margjinalizuar, janė aq mirė tė edukuar, disa bile kanė arritur tė doktorohen. Janė tė oskidentalizuar nė atė kuptim qė disa prej tyre shkonin nė pub-e apo bare pak mė parė sa tė futeshin nė kėto atentate. Nuk gjendeshin nė xhami, por nė qendrat pėr fitness".

Pra?

"Pra, problemi nuk ėshtė integrimi. Jemi shumė larg nga tė rinjtė e periferive franceze. Problemi ėshtė ai qė quajnė "ndjenja e pėrkatėsisė". Ajo qė ju mungon kėtyre tė rinjve ėshtė tė kuptuarit se gjenden nė shtėpinė e tyre. D.m.th kanė njė vizion i pėrbėrė nga dy elemente: jemi "ne" e jeni "ju". "Ne" jemi mysliman e "ju", britanik e oksidental jo-mysliman, i vritni ata qė janė atje poshtė. Pėr kėtė arsye ne do ju vrasim juve kėtu. Ekziston njė problem i vėrtetė kuptimi, qė ka njė natyrė tė dyfishtė: njė politikė (meqėnse jemi tė shtypur mund tė vrasim – dhe pėr tė bėrė kėtė instrumentalizojnė politikisht referimet islame) dhe njė religjioz (dhe ėshtė ideja qė Islami ėshtė njė univers i mbyllur). Duhet bėrė njė punim tė madh rreth kėtij kuptimi politik e religjioz. E duhet bėrė pėr ti ndihmuar vajzat dhe djemtė qė jetojnė nė atė qė definojnė "zona e hirtė": d.m.th nuk kanė profilin e atentatorėve, por mund tė tėrhiqen nga radikalzmi sepse nuk arrijnė tė kenė njė integrim tė mjaftueshėm nė shoqėri. Kėsaj zonės sė hirtė duhet t'i bėjmė njė fjalim shumė tė qartė mbi shtėpinė, mbi principet e Islamit e gjithashtu mbi principet politike. Duhet qė tė mund t'ju themi se nuk ndihmohet islami nė botė, nė Irak apo nė Palestinė, duke vrarė njerėz nė Londėr, por duke u edukuar, duke votuar, duke u bėrė anėtarė aktiv i shoqėrive nė tė cilat jetojmė".

Ēka mund tė mėsojė Perėndimi nga Islami? E Islami nga Perėndimi?

"Nuk ndodhem nė kėtė lloj diskursi. Besoj se ēdokush ka tė mėsoj diēka nga tjetri. Kam lindur nė Perėndim dhe kam mėsuar shumė nga kultura oksidentale. Mendoj se prezenca myslimane mund tė ndihmojė Perėndimin tė pajtohet me pluralizmin kulturor. Jemi mėsuar me pluralizmin politik. Dihet se si duhet ta pėrballojmė. Por pluralizmi i vėrtetė kulturorė nuk realizohet kur nga njėra anė janė kolonizuesit nga tjetra tė kolonizuarit. Pluralizmi i vėrtetė kulturor ėshtė tė qėndrosh nė Evropė dhe tė jetosh me njerėz qė u pėrkasin kulturave tė ndryshme ndėr njė regjim ku tė gjithė janė tė barabartė. Pastaj vjen nocioni i spiritualitetit. Tė mendojmė pėr muajin e Ramazanit. Sot nė disa qytete, mes 60 e 70% tė myslimanėve janė duke agjėruar. Njė e dhėnė qė mund tė ngjallė pyetje nga brendėsia e shoqatave tė konsumit. Por kjo nuk d.m.th qė unė mohoj prezencėn e vlerave tė ngjashme nė Perėndim, siē kam lexuar nė njė gazetė tė pėrditshme tė rėndėsishme italiane. Asnjėherė nuk kam thėnė qė Perėndimi ėshtė dekadent".

Nė vende tė ndryshme tė Evropės shikohen me preokupim xhamitė. Frikohet se mos predikohen mesazhe urrejtjeje kundėr Perėndimit. E disa herė ka ndodhur. Nuk besoni se pėr t'iu shmangur kėsaj frike ėshtė e nevojshme qė imamėt nė Evropė tė njohin gjuhėn, institucionet dhe kulturėn e Vendeve nė tė cilat jetojnė?

"Po. Mendimi im ėshtė qė jemi duke jetuar nė njė periudhė tranzicioni. Prezenca myslimane ėshtė shumė e re. Ka akoma shumė njerėz qė vijė nga vendet me shumicė myslimane. Por ekziston veē njė ardhmėri pėr myslimanėt evropian dhe oksidental: institucionet tė formojnė imam nė vendin nė tė cilin jetojnė. Jo vetėm pėr njohjen e gjuhės, por edhe pėr njohjen e psikologjisė kolektive tė shoqėrive. E ardhmja e Islamit qėndron nė formimin e imamėve dhe tė autoriteteve nė vendet me prezencė myslimane nė Evropė".



Citim:
WEB-SITE i Z. Tarik Ramadani-t : http://www.tariqramadan.com/


Nga italishtja: Rexhije Ameti
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė