Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-07, 11:08   #10
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Jetė njerėzisht

EBU BEKR “E S - S I D D I K”






Ebu Bekri u lind nė vitin 573 nė Mekė. Ai ishte dy vjet mė i ri se Profeti Muhammed (a.s). I pėrkiste njė familjeje tė respektuar, Beni Tamim, me rrėnjė tek fisi Kurejsh. Prejardhja familjare e tij lidhet me atė tė Profetit (a.s), gjashtė gjenerata mė parė. Sapo pranoi Islamin ai mori titullin "Es-Siddik" (i sinqertė).


Gjatė rinisė sė tij, Ebu Bekri ishte njė njeri i qetė dhe i sinqertė, shumė i ndershėm dhe i drejtė. Ai ishte shoku mė i ngushtė i Profetit (a.s) dhe kjo shoqėri zgjati gjatė gjithė jetės sė tij. Ishte zemėrmirė dhe i ndjeshėm ndaj vuajtjeve dhe mjerimeve tė tė tjerėve, i ndihmonte tė varfėrit dhe nevojtarėt, tė mirėt dhe tė shtypurit. Edhe para se tė pranonte Islamin, nuk i pėlqente zakonet e xhahilijetit (injorancės paraislame) dhe kurrė nuk ka pirė alkool. Profesioni i tij ishte tregėtia. Ka shoqėruar Profetin (a.s) nė disa udhėtime tregtare. Ngaqė ishte i ndershėm, njerėzit e besonin atė dhe shpeshherė ia linin paratė e tyre. Bujaria dhe sinqeriteti i tij shpejt e bėnė njė tregtar tė pasur. Kėto cilėsi tė mira tė tij i shėrbyen Islamit shumė shpejt.


Ebu Bekri ishte shoku mė i ngushtė i Profetit (a.s) dhe e njihte atė mė shumė se ēdo njeri tjetėr. Ndershmėria, fisnikėria, drejtėsia dhe sinqeriteti i tij e kishin tėrhequr Ebu Bekrin. Kur Profeti (a.s) i fliste Ebu Bekrit pėr Allahun (xh.sh), Ebu Bekri e besonte atė pa patur dyshime. Pėr kėtė ai ishte burri i parė qė i besoi Profetit. Profeti (a.s) njeherė ka thėnė pėr kėtė gjė: “Kur i kam thirrur njerėzit nė Allah, ēdonjėri mendonte dhe hezitonte pėr njė kohė, pėrveē Ebu Bekrit, i cili nuk hezitoi, por e pranoi thirrjen time nė momentin qė e shqiptova atė’’ Me pranimin e Islamit, ai menjėherė filloi punėn pėr thirrje nė Allah, nė fillim fshehurazi dhe mė vonė haptazi, kur iu lejua nga Profeti (a.s). Suksesi i tij ishte popullariteti qė kishte tek Mekasit pėr sinqeritetin dhe fisnikėrinė.


Megjithėse Ebu Bekri ishte shumė i respektuar, ai ende nuk ishte i lirė dhe jobesimtarėt e Mekės bėnin ēmos pėr ta sulmuar atė. Kur numri i muslimanėve u rrit deri nė 39, Ebu Bekri i kėrkoi Ptofetit (a.s) qė t’i thėrriste njerėzit haptazi. Me kėrkesėn e tij kėmbėngulėse, Profeti (a.s) i dha miratimin dhe tė gjithė shkuan nė Haram (Xhamia e shenjtė e Qabes) pėr predikim. Ebu Bekri dha njė Hytbe (fjalim), e cila ishte Hytbja e parė nė historinė e Islamit. Kur jobesimtarėt dhe idhujtarėt e dėgjuan kėtė, ata u hodhėn mbi muslimanėt. Ebu Bekri, pavarėsisht nga fakti, se konsiderohej mė fisniku dhe mė i respektuari nga tė gjithė njerėzit e Mekės, u rrah aq shumė, saqė hunda dhe veshėt e tij ishin gjymtuar keq dhe e gjithė fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak; ishte shqelmuar, rrahur dhe trajtuar egėrsisht, kishte rėnė pa ndjenja dhe gjysėm i vdekur. Nė mbrėmje, kur i erdhi vetėdija dhe i hapi sytė, ai sė pari pyeti: "Si ėshtė Profeti ? " Kjo ishte diēka qė tregonte dashurinė e tij ndaj Profetit (a.s). Dashuria dhe respekti i tij ndaj Profetit (a.s) ishte e pakufishme.


Njė rast tjetėr: Profeti (a.s) ishte duke u falur nė Qabe, kur Ebu Xhehli erdhi dhe i vuri rreth qafės njė litar, nė mėnyrė qė tė mbyste Profetin (a.s), Ebu Bekri e pa, shkoi me nxitim dhe e shtyu Ebu Xhehlin duke e larguar atė nga qafa e Profetit (a.s). Pastaj ai i tha Ebu Xhehlit: "A doni tė mbysni njė njeri tė urtė e qė ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe qė deklaron Allahun Shpresues dhe Mbėshtetės? " Ebu Xhehli sė bashku me kundėrshtarėt e tjerė tė Islamit e rrėzuan Ebu Bekrin dhe e rrahėn atė.


Ai luftoi pothuajse nė tė gjithė luftrat sė bashku me Profetin (a.s). Nė luftėn e parė tė Islamit, nė Bedėr, ai ishte porsi njė hije mbrojtėse pėr Profetin (a.s). Djali i tij, i cili nuk e kishte pranuar ende Islamin nė atė kohė, ishte duke luftuar nė anėn e Kurejshėve. Pasi e pranoi Islamin, ai i tha babait tė tij (Ebu Bekrit r. a): "I dashur baba! Unė tė kam pasur dy herė nėn shpatėn time gjatė luftės nė Bedėr, por unė nuk mundesha t’i ngrija duart e mia mbi ty, pėr shkak tė dashurisė sime ndaj teje". Ebu Bekri i thotė: "Sikur ta kisha pasur unė rastin, do tė tė kisha vrarė. " Ishte sugjerimi i Ebu Bekrit qė Profeti (a.s) vendosi t’i lirojė robėrit e luftės, pasi mori dėmshpėrblimin prej tyre. Nė luftėn e Uhudit, kur disa muslimanė vrapuan pėr tė ikur, Ebu Bekri qėndroi dhe kur Profetin e ēuan nė mal, pasi u plagos, ai ishte me tė. Ebu Bekri ishte shoqėruesi i parė qė pranoi planin e paqes tė Profetit (a.s) nė Hudejbije, pa asnjė hezitim, kur shumica e muslimanėve kėmbėngulnin pėr luftė. Madje edhe muslimanėt si puna e Omerit (r.a) hezituan tė pranonin marrėveshjen me jobesimtarėt e Mekės, por Ebu Bekri e pėrkrahu tėrėsisht vendimin e Profetit (a.s). Me rastin e ekspeditės nė Tabuk, Ebu Bekri i mori tė gjitha gjėrat qė kishte. Kur Profeti (a.s) e pyeti atė: "Ēfarė do t’i lėsh familjes tėnde? " Ebu Bekri iu pėrgjgj: "Unė iu kam lėnė atyre Allahun dhe Profetin e Tij. " Madje Omeri (r.a) pranoi se ai nuk do tė mundte kurrė qė t’ia kalonte Ebu Bekrit pėr sakrificėn pėr hir tė Allahut dhe Islamit.






Nga Naim Babasi
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė