Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-08, 20:43   #1
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Aloktonia kundrejt autoktonisė sė Shqipėtarėve

Nelson R. Qabej, kandidat i shkencave


Aloktonia kundrejt autoktonisė sė Shqipėtarėve


Statusi gneseologjik i njė pikėpamje
Autoktonia e shqipėtarve nė trojet e sotme, falė studimeve thuajse treshekullore tė dijetarėve shqiptarė dhe tė huaj, ndėr t'e cilėt vende nderi zėnė J. Tunman, E. Mashi, W. M. Lik, J.G. Han, N. Jokl, R. Katiqiq, E. Qabej etj., ka marrė vlerėn e njė fakti historik, qė ka gjetur njė konsensus tė kėnaqshėm nė botėn shekncore nė pėrgjithėsi.

Pėr hir t'e vėrtetės duhet thėnė se gjatė kėsaj periudhe nuk kanė munguar as pėrpjekjet pėr ta kundėrshtuar atė, gjė qė ėshtė krejtėsisht e ligjshme si nga pikėpamja e teorisė sė njohjes dhe nga pikėpamja e sociologjisė sė shkencės.
Por, nė qoft se ngritja e hipotezave tė tilla, qė kundėrshtojnė autoktoninė e shqiptarvė nga pikėpamja e mėsipėrme mund tė pėrligej nė fillim tė shekullit tonė, nė punimet e mėvonshme tė njė numri autorėsh, si gjuhėtari rus A. Selishqev, gjuhėtari serb Ivan Popoviq etj. U pėrdorėn si fakte kryesisht argumente, tė cilat, si rrjedhim i studimeve tė mėvonshme, kishin humbur vlerėn e argumentit kundėr autoktonisė sė shqipėtarėve.

Ky drejtim ekstrashkencor, i kundėrshtimit tė autoktonisė, i nxitur nga motive ekstrashkencore, vazhdon edhe nė ditėt tona, siq tregoi simpoziumi i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe Arteve i vitit 1986, botuar nė vitin1988 nė njė vėllim tė veqantė nė gjuhėt serbo-kroatisht dhe frengjisht. Nė kėte simpozium shkenca serbe doli me njė program tė gjerė kundėr autoktonisė sė shqipėtarėve, duke shtruar si detyra kryesore tė provonte se:

1. Koncepti i sotėm i shtrirjes teritoriale tė ilirėve nė pjesėn perėndimore tė siujdhesės ballkanike, qė shonte nė veri deri nė brigjet e Danubit, ėshtė i ekzagjeruar, andaj duhet revizionuar rrėnjėsisht deri ne 1/3 territorit qė u ėshtė njohur deri sot.

2. Dardanėt nuk janė njė fis ilir, por trak.

3. Nė fillim tė mesjetės, ilirėt e jugut (banorėt e lashtė tė Shqipėris sė sotme) ishin romanizuar.

4. Kėsaj popullsisė tė romanizuar iu mbivendos njė popullsi sllave qysh nga dynjet e tyre tė para nė shekullin VI.

5. Shqipėtarėt, si njė popullsi paleoballkanike, kanė ardhur nė trojet e tyre tė sotme dikur nė mesjetė, nga njė zonė e pacaktuar e Ballkanit, nga Dardania, ose zbritėn nga malet e Shqipėrisė nė fushat e banuara nga njė popullsi sllavo-jugore.


__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga egi : 10-07-08 nė 20:44
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante