Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-08, 20:48   #2
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aloktonia kundrejt autoktonisė sė Shqipėtarėve

Nga »panilirizmi« tek »ilirofobia«
Burimet e shkruara tė lashtėsive greke dhe romake na japin njė tablo tė plotė e madje dhe koherente tė shtrirjes sė ilirėve nė hapėsirė e nė kohė. Tė shqyrtuara nė tėrėsinė e tyre, konceptet e Herodotit, tė Strabonit, tė Plinit, t'e P.Melas, tė Apianit e deri te Stefan Bizantini krijojnė njė tablo tė tillė tė shtrirjės territoriale tė ilirėve: ky popull zinte pjesėn perėndimore tė siujdhesės ballkanike, duke u kufizuar nga perėndimi me detet Jon dhe Adriatik, nė jug me gjirin e Ambrakisė, nė lindje pėrmes kreshtave tė vagmaleve tė Pindit, luginės sė Vardarit e Moravės, kurse nė veri me lumin Sava nė Gadishullin e Istrias.

Nė mbėshtetje tė njoftimeve tė autorėve tė lashtė grekė dhe romakė rreth shtrirjes territoriale tė ilirėve erdhėn edhe tė dhėna tė tjera tė karakterit gjuhėsor, arkeologjik, etnografik etj. Prej kėtyre tė dhėnave duhen vequar si posaqėrisht tė rėndėsishme tė dhėnat e shumta gjuhėsore nga fusha e antroponimisė e toponimisė qė gjenden nė veprat e indoevropianistit tė shquar tė shekullit tonė, Hans Krahe, nė tė cilat emrat e njerėzve dhe emrat e vendeve tė tėrė territorit klasik tė ilirėve (me kufi verior Danubin e nė lindje me trakėt e maqedonėt) formojnė njė unitet, nė ndryshim tė theksuar nga territoret fqinje trake, greke, kelte dhe italike.

Njė studim analitik i Radoslav Katiqiqit, gjuhėtarit tė shquar kroat, rreth antroponimisė sė lashtė ilire (Die neusten Forschungen über die enheimische Sprachsicht in den ilyrischen Provinzen), nxori pėrsėri nė dritė kėtė unitet etnik tė tėrė territorit klasik tė ilirėve pėr tė cilin bėme fjalė. Edhe tė dhėnat arkeologjike tė arkeologėve jugosllavė, si Stane Gabrovec, Mate Suič, Alojz Benac etj. pėrputhen me konceptin e derisotėm rreth shtrirjes territoriale tė ilirėve, duke e caktuar kufirin verior tė tyre pėrkatėsisht nė kulturėn e Halshtatit (pjesa veriore e Sllovenisė) e kufirin veriperėndimor tė tyre deri nė lumin Timavus.

Por, nė vitin 1084, nė menyrė tė papritur e tė menjėhershme arkeologu serb Milutin Garashanin parashtroi njė pikėpamje tė re, qė revizionte rrėnjėsisht konceptin e pranuar pėrgjithėsisht rreth shtrirjes territoriale tė ilirėve. Tani e tutje ai do tė linte jashtė trojeve etnike tė ilirėve dhe japodet, liburnėt, panonet, dardanėt dhe dalmatėt.

Meqė kjo pėrpjekje e tij dhe e studiusve tė tjerė serbė ėshtė pėrligjur edhe me nevojėn e kapėrcimit tė konceptit tė »panilirizmit«, duhet bėrė e qartė se qdo identifikim i »panilirizmit« me konceptin klasik tė shtrirjes territoriale tė ilirėve do tė ishte njė shtrembėrim i madh, sepse dihet qė me »panilirizmin« ėshtė kuptuar ajo prirje e zhvilluar nė vitet 30-50 qė i njohu ilirėve njė shtrirje jo vetėm ballkanike, por edhe mbarėevropiane, nė tėrė Evropėn Perėndimore e deri nė Spanjė.

Sė dyti, kthesa e kėtij simpoziumi tė Akademisė sė shkencave dhe arteve tė Serbisė pėr njė revizionim tė tillė rrėnjėsor tė kufijve etnikė tė Ilirisė bie nė kundėrshtim tė hapėt me simpoziumet e mėparshme tė Sarajevės, ku me njė mirėkuptim tė plotė shkenca jugosllave konfirmonte kufijtė klasike tė ilirėve. Por Milutin Garashanini, duke injoruar tėrė rezultatet e derisotme tė kėrkimeve historike, gjuhėsore dhe etnologjike qė flasin pėr njė pėrkatėsi etnike ilire tė dardanėve, edhe njė fakt tė tillė arkeologjik tė lidhjes sė kulturės ilire tė Matit me atė tė Dardanisė, mundohet ta shpjegonte me njė deus ex machina, me lėvizjen e barinjve shtegtarė. Duke mohuar ta shpjegojė konceptin fillestar tė vetin mbi pėrkatėsinė etnike ilire tė dardanėve, por pa sjellė asgjė bindėse pėr kėtė ndryshim, ai arrin nė pėrfundim se iliret zinin 1/3 e territorit tė Dardanisė nė sajė tė njė dyndjeje tė fisit ilir tė autariatėve.

Asnjė tė dhėnė binėse, qoftė dhe vetėm arkeologjike, nuk ka sjellė pėr tė pėrjashtuar teorritoret e japodėve, liburnėve, dalmatėve, panonėve dhe pelagonėve nga territori i pėrbashkėt i ilirėve.

Tėrė gjurmėt e kulturės materiale ilire nė Panoni, Japodi, Liburni, Dardani etj. ai pėrpiqet t'i shpjegonė me tė ashtuquajtura »enklava ilire«, duke e shndėrruar tėrė pjesėn perėndimore tė Balkanit tė lashtė nė njė lloj »arkipelagu« ilir nė trojet e popullsive fqinje.

Pėrpjekja pėr tė mbėshtetur pikėpamjen e tij me kėrkimet gjuhėsore tė Katiqiqit e tė Fanula Papazoglusė kanė dėshtuar, sepse dihet qė Katiqiqi ka provuar me ato tė dhėna praninė e njė etnosi tė pėrbashkėt ilir, brenda tė cilit dallon grupe etnikisht me tė lidhura. Kėshtu ėshtė interpretuar studimi gjuhėsor i Katiqiqit nė po kėtė vėlim edhe nga ilirologia Papazoglu. Garashanini ėshtė pėrpjekur tė shpjegojė faktin qė tė gjithė pėrfaqėsuesit e dinastisė dardane kanė emra ilir'e me njė »infiltrim ilir« nė Dardani, por nė rrethanat e lashtėsisė dardane asnjė infiltrim qė nuk do tė shpinte nė pėrmbysjen e raporteve ndėretnike nė favor tė infiltruesve nuk mund tė shpinte nė themelimin e njė dinastie ardhėsisht ilirė (madje as tė njė mbreti tė vetėm ilir). Mund tė konsiderohet me vlerė tė posaqme pėr identifikim etnik tė ilirėve edhe fakti qė nė kohėn e tyre, perandorė Justini e Justiniani i Madh, tė lindur nė Dardani, quheshin perandorė ilirė. Baza empirike arkeologjike qė ai sjell pėr tė mbėshtetur kėtė koncept tė ri tė tij, ėshtė njėkohėsisht e dyshimtė dhe shumė mė e vogėl se korpusi i tė dhėnave arkeologjike qė vėrtetojnė unitetin etnik ilir tė tė gjitha fiseve tė atij territori nė jug tė Danubit.

Pėrse atėherė duhet ngritur njė hipotezė e panevojshme dhe e paqėndrueshme? Pėrgjija qė u dha nė atė simpozium se koncepti klasik u shėrben interesave tė politikės shqipėtaromadhe, ėshtė ekstrashkencore dhe fantastike.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė