Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-08, 20:49   #4
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aloktonia kundrejt autoktonisė sė Shqipėtarėve

U romanizuan ndonjėherė ilirėt e jugut?
Pikėpamja e shprehur nė simpoziumin e Akademisė Serbe tė shkencave dhe arteve lidhur me fatin e popullsisė iliro-jugore ėshtė se ajo u »romanizua« tė paktėr qysh nė shekullin e gjasht, duke kuptuar, me romanizim atė proces skajor tė asimilimit etnik, qė do tė arrihej kur kjo popullsi tė humbiste vetėdijen etnike dhe gjuhen e saj, duke folur njė dialekt tė latinishtės vulgare.

Q'prova u sollėn nė simpozium pėr tė vėrtetuar kėtė romanizim tė ilirėve tė jugut?

I vetmi fakt empirik i pėrmendurar aty ishte gjetja nė Shqipėri e mbishkrimeve latine me emra vetjakė latinė. Por do tė ishte me tė vėrtetė naive qė ta konsideroje kėtė si provė tė romanizimit tė Ilirisė sė Jugut.

Sė pari, se Iliria e Jugut ėshtė vendi me numrin mė tė vogėl tė mbishkrimeve latine tė zbuluara, nė kontrast tė theksuar me zonat e njohura si tė romanizuara (nga 23 mijė mbishkrime latine, 9500 i pėrkasin bregdetit dalmat, rreth 7000 pellgut tė Danubit tė mesėm -Hungari dhe Austri - , 5500 pellgut tė Danubit tė poshtėm – Serbi, Bullgari Veriore e Daki – 800 mbishkrime nė Ilirinė e Jugut, nė Traki dhe Maqedoni. Nga kėto, nė territorin e sotėm tė Shqipėtareve janė gjetur 200 mbishkrime latine, duke filluar nga shekulli 1, nga tė cilat gjysma nė Durres – ishkoloni romake - dhe zonen pėrreth, ndėrkohė qė ka shum krahina, nė tė cilat nuk ėshtė gjetur ndonjė mbishkrim i tillė. Vet kjo analiz sasiore flet kundėr qdo procesi intensiv romanizimi nė trojet e sotme shqipfolėse (sepse, edhe sikur tė gjitha ato tė janė mbishkrime dedikuar latinėve, numri i tyre ėshtė aq i paktė, saqė mund tė lidhen vetėm me perfaqėsuesit e administratės romake nė Iliri).

Sė dyti, emrat latinė tė njerzve qė ndeshen nė kėto mbishkrime, nuk mund tė shėrbejn si kriter i pėrkatėsise etnike tė atyre tė cilėve u kushtohen mbishkrimet, sepse dihet qė antroponimet (emrat e njerzve) e huaja mund tė pėrvetėsohen nga njė popull edhe pa ndodhur ndonjė ndryshim ne perbėrjen etnike tė tij.

Sė treti, nė njė territor tė romanizuar nuk mund tė ndosh qė, menjėherė pas ndarjes sė perandorisė nė pjesėn lindore e perėndimore, tė futej si gjuh mbishkrimesh qreqishtja, siq ka ndodhur nė trojet Shqiėtare.

Tė gjitha kėto fakte kanė njė forcė tė mjaftueshme argumentuese pėr tė bindur qdo hetues tė paanshėm se asnjė proces romanizimi, ne kuptimin e parashtruar mėsiper, nuk mund tė ketė ndodhur nė Ilirin e Jugut (nė trojet e sotme shqipfolėse), siq ndodhi nė Dalmaci, ku folėsi i fundit i dalmatishtės (njė latinishte vulgare) jetoi deri nė vitin 1898, nė Austri dhe Hungari, ku njė latinishte vulgare ėshtė folur deri nė shekuj IX – X, e nė Daki, ku sot flitet rumanishtja si njė gjuh romane.

Nga pikėpamja metodologjike, Vlladisllav Popoviqi, i cili trajtoi problemin e romanizimit nė kėtė simpozium, ka proceduar nė njė mėnyrė tepėr tė dyshimtė. Pa provuar ose argumentuar fare se nė kolonitė greko – romake tė bregdetit tė Ilirisė sė Jugut flitet vetėm latinisht (ose greqisht), pa provuar se nė qytetet ilire fliteshin kėto gjuh tė huaja, shpreh shqetėsimin dr »..Ne nuk kemi ndonjė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr tė mėsuar se nė q'shkallė ilirishtja flitej ende, apo nėse ajo nuk flitetj mė fare nė vendbanimet me tė vogla tė fushės dhe luginave tė lumenjve.« Popoviqi kėtu braktis atė qė ėshtė e domosdoshme, metodėn induktive, qė do ta bėnte tė besueshėm pėrfundimin e tij se »gjuha qe flitej nė vendbanimet nė veri tė rrugės Egnatia, paradyndjeve tė mėdha sllave, ka qen nė rradhė tė parė latinishtja«.

Ai ka arritur nė kėtė pėrfundim nėpėr njė rrugė »tė leht«, duke deduktuar gjuhen e banorėve nga gjuha e mbishkrimeve dhe emrave tė njerėzve qė gjejn nė to, ndonėse ato janė , siq pohon vet »nė numėr tė vogėl«. Po t'i pėrmbahej me konsekuencė kėtij arsyetimi, Popoviqi do tė duhej tė pranonte se, pas pushtimit osman duhet tė ketė ndodhur njė emigrim masiv i njė popullsie turke, mbishkrimet e sė cilės arabo-osmane kanė vazhduar tė shkruhen deri nė shekullin tonė. Ja absurditetėt nė tė cilat mund tė shpjerė premisa e gabuar logjike se » Gjuha e mbishkrimeve pėrcakton karakterin etnik tė njė popullsie«.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė