Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-08, 20:51   #5
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aloktonia kundrejt autoktonisė sė Shqipėtarėve

Ėshtė ngulur ndonjėherė popullsi sllavė nė Shqipėri?
Pasi ka arritur »romanizimin« e tėrė zonės urbane, tė fushave e luginave tė Shqipėrisė, dhe, pasi ka pranuar mundėsinė e mbetjes sė njė popullsie ilire tė paasimiluar nė malet e paaritshme tė Shqipėrisė (ndonėse kjo bie nė kundėrshtim me pikėpamjen e shprehur nė atė simpozium nga Fanula Papazoglu, e cila e shikon Dardaninė dhe dardanėt »trakė« si paraardhės tė Shqipėtarėve), historiani serb V. Popoviqi arriti nė pėrfundim se qysh nė shekullin V nė trojet e Shqipėrisė sė sotme ishte ngulur njė popullsi sllavo-jugore, e cila iu mbivendos njė popullsie ilire tė romanizuar. Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim, atij i mjaftonjnė kėto dy pohime:

1.) Se nė dyndjen e parė tė vitit 548 sllavėt kishin arritur deri nė Dyrrakion (Durrės).

2.) Toponimia sllave e Shqipėrisė, e cila, sipas tij, nuk mund tė lidhet vetėm me »ekspansionine shteteve bullgar e serb«, por nė njė pjesė tė mirė lidhet me dyndjet sllave para kėtyre pushtimeve.

Lidhur me faktin e parė, duhet kujtuar se edhe vetė sllavistėt e njohur, si qeku Lubomir Nierderle, kanė provuar se dyndjet sllave tė shekullit VI nė Ballkan kanė pasur karakter plqkitės dhe nuk shpunė nė formimin e ngulimeve sllave nė ndonjė pjesė tė Ballkanit.

Lidhur me toponiminė sllave nė Shqipėri ia vlen tė ndalemi disi mė gjatė. Nė kėtė toponimi kanė lėnė gjurmėt e tyre shumė procese e dukuri etnologjike, gjuhėsore, kulturore dhe administrative, qė janė zhvilluar nė kėtė vend, andaj do tė ishte naivitet tė identifikohej prejardhja e toponimit me pėrbėrjen etnike tė popullsisė sė cilės i pėrket ai toponim. Por problemi i toponimisė sllave nė Shqipėri, me tė cilin shpesh ėshtė abuzuar pėr tė arritur nė pėrfundime tė kėrkuara, kėtu mund tė shtrohet thjesht e nė njė mėnyrė racionale:

1.) Nė Shqipėri gjendet njė numėr toponimesh sllave, qė e kalon numrin e toponimeve latine, greke e turke tė kėtij vendi.

2.) Toponimet sllave tė Shqipėrisė janė mė tė shpeshta nė zonėn ruruale fushore e malore.

3.) Toponimet sllave nė janė tė rralla nė grupin e emrave t'e qyteteve, tė lumenjve e tė maleve.

Studuesit serbė e konsiderojnė toponiminė sllave tė Shqipėrisė si pikėn e fort dhe themelin e pretendimeve tė tyre rreth njė pėrparėsie sllave nė kėtė vend. Me gjithė se tė dhėnat qė kemi nuk e provojnė drejtpėrdrejtė a tėrthorazi praninė e ndonjė popullsie sllave nė Shqipėri para sundimit bullgar, ne jemi tė gatshėm ta marrim seriozisht atė si njė hipotezė pune nė qoftė se do tė vėrtetoheshin dy rrjedhime tė pashmangshme logjike tė saj:

Sė pari, se evolucioni fonetik i toponimeve tė lashta (ilire) tė Shqipėrisė ėshtė kryer nė pėrputhje me rregullat fonetike tė sllavishtes jugore, ose tė paktėn, me ndėrmjetėsinė e tyre.

Sė dyti, rregulli i mirėnjohur i metatezės sė likuideve (metateza e Shelevit), qė veproi nė sllavishten jugore deri nė mesin e shekullit IX, duhet tė ketė prekur toponimet e Shqipėrisė, ashtu si edhe toponimet e pjesėve tė sllavizuara tė Bakllanit. Kjo do tė ishte njė provė e sigurt se ajo toponimi ėshtė formuar para shekullit IX, dmth. para pushtimit bullgar tė trojeve shqipėtare. Vetėm nė kėtė rast do do tė mund tė thuhej se ajo nuk lidhet me ndikimin administrativ-kulutror tė pushtimit, por me njė popullsi sllave tė vendosur qysh nė dyndjet e para sllave nė Ballkan.

Falė punimeve tė shumta tė thuajse dy shekujve tė fundit, ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona, ka evoluar vetėm nė pajtim me rregullat fonetike tė shqipes e tė asnjėrės prej gjuhėve tė tjera ballkanike. Kėshtu doli Durrės nga Dyrrakion, Ishėm nga Isamnos, Lesh nga Lissos, Shkodra – Skodra, Buna – Barbana, Nish – Naisus, Shkupi – Skupi, Shtip – Astibos, Mali i Sharrit – Skardon mons, Vlora – Aulona, Vjosa – Aous, Sazan – Sasson, Arta – Araktos, Qami – Thytamis, tė cilėve mund t'u shtohen: Gjirokastra (Ergjėria) nga Argiros, Amonica – Amantia, Palokastėr – Panotė, Ballėsh – Boulis. Edhe disa nga format e sotme tė rreth 30 kalave tė lashta, qė dalin nė njė listė tė Prokopit tė Cezaresė, mund tė shpjegohen me veprimin e ligjeve fonetike tė shqipes.

Ne vumė re se nė toponimet e mėsipėrme gjenden tė atilla (si Skardon mons, Barbana, Argioros), qė, po qe se do tė kishte me tė vėrtetė njė popullsi sllave nė kėto troje, nė sajė tė metatezės sė likuideve do tė na dilnin sot pėrkatėsisht nė format (Skadron, Braban, Ragir). Po kėshtu, janė disa emra kalash qė gjenden nė listen e Prokopit tė Cezaresė qė mund tė pėsonin kėtė metatezė (Therma, Barbat, Bargulis, etj), por, nė tė vėrtetė asnjėra prej tyre nuk e ka pėsuar dhe na dalin pėrkatėsisht nė format: Qermė, Pobrat, Margėlliq, Cakran, Labovė, Vegro, Borsh.

Shihet fare qartė se tė gjitha tė dhėnat qė mund tė nxirren nga shqyrtimi i mėsipėrm hedhin poshtė qdo mundėsi pėr njė prani sllave nė kėto troje dhe, meqė nuk gjenden gjurmė toponimesh sllave tė para shekullit IX nė Shqipėri, nė mėnyrė logjike e tė natyrshme del pėrfundimi se toponimia sllave nė Shqipėri lidhet kryesisht me ndikimin administrativ e kulturor tė pushtimeve bullgare e sėrbe gjatė mesjetės (shekujt IX – XI).
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė