Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-08, 20:52   #6
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aloktonia kundrejt autoktonisė sė Shqipėtarėve

Hipotezė apo dogmė?

Rezultati i palėkundur i tėrė kėrkimeve rreth 3 shekullore pėr prejardhjen e shqipėtarėve ka qenė: Shqipėtarėt janė autuktonė nė trojet e tyre tė sotme.

Ndonėse nė kundėshtim me rrymėn e pėrgjithshme tė mendimit shkencor evropian, njė pikėpamje qė mohon autoktoninė e shqiptarėve ka rreth dy shekuj qė qarkullon nė formėn e hipotezave tė pakonsoliduara, ndaj dhe jetėshkurtra. Sido qė tė jetė puna, kemi tė bėjme me njė pikėpamje qė nuk ka pushuar sė shfaquri, me gjithė dėshtimin e tė gjitha pėrpjekjeve pėr ta shndėrruar atė nė njė strukturė teorike tė besueshme.

Derisa ajo pėrfaqėson njė dukuri reale, ėsht'e e nevojshme tė pėrcaktohet edhe statusi i saj nga pikėpamja e teorisė sė njohjės.

S'e pari, duhet thėne se sot, kur autoktonia e shqiptarėve ka marrė vlerėn e njė fakti historik nuk mund tė pėrligjet zhvillimi i njė pikėpamje qė kundėrshton autoktoninė.

Sė dyti, gjatė thuajse dy shekujve tė qarkullimit tė kėsaj pikėpamje nuk ėshtė zbuluar asnjė fakt qė do ta mbeshteste atė, ose tė ndihmonte tėrthorazi nė argumentimin e saj.

Sė treti, ajo as sot, as ndonjėherė nė tė kaluaren nuk ka marrė tiparet e njė strukture teorike qė do tė meritonte tė quhej hipotezė.

Kėtė cen tė tretė tė pikėpamjes qė kundėrshton autoktoninė e shqipėtarve nė trojet e tyre tė sotme, duhet ta shqyrtojmė pak mė afėr. Baza empirike (faktet historike) mbi tė cilėn do tė ngrihej kjo hipotezė ėshtė shumė e dobėt, edhe po tė guxonim tė thoshim se ekziston. Kėshtu, eksplanandumi (faktet qė duhen spjeguar) i kėsaj »hipoteze« pėrfshin mungesėn e tė dhėnave pėr shqiptarėt nė burimet bizantine pėr shekujt VI – XI. Se sa i dobėt ėshtė ky argument pėr tė mohuar praninė e shqipėtarve nė trojet e tyre tė sotme nė atė kohė, del nga fakti se shqiptarėt nuk pėrmenden nė atė koh as nė ndonjė vend tjetėr tė Ballkanit e megjithatė, pėrkrahėsit e aloktonisė sė shqiptarėve e quajnė tė mundshme qė, ata tė kenė nė zona tė tjera tė siujdhesės ballkanike.

Pėr t'i dhėnė pikėpamjes sė aloktonisė sė shqiptarėve statusin e njė hipoteze, veq eksplanandumitm, ajo duhet tė pajiset dhe me njė eksplanans (njė procedur dhe aparat shpjegues), qė do tė pėrshkruante kohėn dhe vendin nga erdhėn shqiptarėt, rrugėn dhe rrethanat ne tė cilat ndodhi ky shtegtim masiv i shqiptarėve. Por, nė tė vėrtetė, deri sot askush nuk ka ndėrmarrė ndonjė pėrpjekje serioze pėr tė krijuar njė eksplanans tė tillė.

Shihet qartė se kėsaj pikėpamjeje qė kundėrshton autoktoninė shqiptarėve, i mungojnė tė dy pėrbėrėsit strukturorė qė do t'i jepnin statusin e hipotezės. Por, edhe sikur kjo e metė tė mos ekzistonte dhe pikėpamja e aloktonisė tė kishte arritur tė strukturohej plotėsisht si njė hipotezė do tė shtrohej pyetja:

I reziston ajo vallė verifikimit shekncor?

Kjo pėrgjige lidhet drejtpėrdrejt me pėrgjigjen qė do t'i jepet pyetjes: Mund tė bėhen, nė bazė tė kėsaj hipoteze, prediksione (parashikime) qė mund tė verifikohen empirikisht?

Njė prediksion themelor i kėsaj hipoteze do tė ishte: Gjurmė tė shqiptarėve do tė gjenden nė atė zonė tė Ballkanit qė mendohet tė jetė djepi i formimit tė kėtij populli. Por gjurmė tė tilla (nė toponimi, nė kulturėn materiale, nė besimin popullor etj.) nuk ka qenė e mundur tė gjenden nė asnjėrin prej vendeve tė Ballkanit jashtė trojeve tė sotme shqipfolėse.

Siq u tregua mė parė, nė Simpoziumin e akademisė Serbe tė shkencave dhe arteve, u hodh edhe ideja se ky vend mund tė ishte Dardania, dhe se shqiptarėt mund tė jenė pasardhės tė malėsorėve ilirė tė paromanizuar. Tė dyja kėto ide kanė tė pėrbashkėt formimin e kėtij populli brenda trojeve tė sotme tė shqiptarėve dhe ne ekspansionin e tij dikur nė mesjetė nė lugiant dhe fushat e Shqipėrsisė, ku asimiluan ose pėrzunė njė popullsi tė mėparshme sllave.

Por, siq u tregua mė parė, edhe kjo hipotezė rrėzohej pėrballė verifikimit tė prediksionit tė saj themelor: Toponimet e lashta tė Shqipėrisė do tė kenė evoluar nė pėrputhje me rregullat fonetike tė sllavishtes jugore.

Duke pėrmbledhur sa u tha kėtu, del se:

Sė pari, ajo pikėpamje asnjėherė nuk ka arritur tė formulohet plotėsisht si njė strukturė teorike qė do tė mund tė quhej hipotezė.

Sė dyti, gjatė thuajse dy shekujve tė qarkullimit tė saj nuk ėshtė zbuluar ndonjė fakt qė ta mbėshteste atė, as nuk ėshtė vėrtetuar ndonjė prediksion qė mund tė rridhte prej saj.

Nė rrethana tė tilla, tė besosh ende sot nė atė pikėpamje do tė thotė tė braktisėsh fushėn e shkencės, pėr tė dalė nė mbretėrinė e iracionales e tė fantazisė, tė braktisėsh historinė e njė populli pėr tė krijuar njė fantazme tė tij. Po t'e mos merren parasysh faktorėt ekstrashkencorė (politikė) qe e motivojnė sot qarkullimin e kėsaj pikėpamje shumė larg statusit tė njė hipoteze, ajo nuk do tė pėrfaqėsonte mė shumė se njė dogmė tė paprovueshme.

Marrė nha » Shkenca dhe jeta«, nr. 4, 1989


__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė