Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-05, 21:46   #3
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Me thuaj te dua.

Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia
Pa dashurine tende,ndjehem krejt i humbur.
Me thuaj te dua te kthehen duart e mija
Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur.

Me thuaj te dua qe te transformohem
Te behem i pashem, trendafil me vese
Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem
Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese.

Me thuaj te dua te me shtohet fantazia
Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite
Me vezellimin e tij, te shohe njerezia
Se si ne k’te bote nisin dashurite.


Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash
Vrerin do nderroj me nurin e miresise
Shkolla e urrejtjes do falimentoje
Vendin do ja zere, shkolle e dashurise.

Me thuaj te dua, thuaje me nxitim
Me thuaj te dua te rrije shpirti qete
Me thuaj te dua, ky eshte rasti im
Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret”
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė