Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-05, 20:09   #8
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Enderra

Imazhi yt
Per cdo nate
Si kartoline
Me vjen
S’me le rehat
Me josh…
Si pakuptuar
Me rremben...

Ferferin ne veshe
Zeri yt
aq i brishte…
Me pas me merr
Si me magji
Te dyfishte…
Enderren ma vret
Zemren ma ther
Larg me dergon…
Enderren me prish
Shpirtin ma gris
Me roberon...

Sa here ne gjume
Fytyren tende
E enderroj.
Sa jam munduar
Kete drite hene
Ta pikturoj.
Por sa marr lapsin
Ne dore
Ta vizatoj
Shkelqimi zhduket
Nuk mundem dot
As ta kujtoj.

Shikoj ne enderr
Kur si nje nimfe
Tek une ti vjen
Futesh lehtesisht
Ngaqe dritaren
Hapur e gjen.
Me pas nga une
Porsi nje gjethe
Afrohesh lehte
S’kerkon jastek
Mbi gjoksin tim
Koken mbeshtet.

Fytyra ime
Ne kete cast
Mbushet tere gaz
Pa u menduar
Drejt trupit tend
Doren e zgjas
Dhe sa provoj
Me dore te bardhe
Ty te te prek
Shperthen nje vale
Nga trupi yt
Doren ma djeg.

Me pas te dhimsem
Dhe drejt meje
Duart i con
Zemren ma ndez
sapo me prek
Me lumturon.
Sa shume cuditem
Vec me nje prekje
Dhimbja me shkon.
Por nuk zgjat shume
Se vjen mengjesi
Dhe te largon.

Sa e sa here
Kjo enderr
Me perseritet.
Sa e sa here
Ma ka bere zemren
Qe te venitet
Sa here qe vajza
Ne gjume te nates
Ndjenjat me grish
Vjen nje furtune
Vajzen perze
Enderren ma prish.


Epo kur sdo sdo tha tha samarxhiu, ske ci bon :lol:
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė