Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-05, 11:28   #11
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Fllad vjeshte!

1.
Flladi i vjeshtes fluturon
Ringjall t’varrosuren dashuri
Permallimin e fjetur zgjon
Debon perjete t’keqen magji.

2.
Vale e detit perplot shkume
Tutje thellesive me rremben
Ma shkaterron te brishtin gjume
Me vone serish,ne breg me kthen.

3.
Nis te shkruaj perplot gaz
Mbi nje leter bore te bardhe
Fjalen tende pres me pas
Te me heqe gjigandin ankth.

4.
Tere ky zjarr do me prangose
Kembe e duar me zinxhire
Valle kjo leter kur do sose?
Te kerkoje nga ti meshire.

5.
Leter pas letere te shkruaj
Dhe ti nis me fluturim
Po ta dish sa shume po vuaj
Do ma falje k’te gabim.

6.
Vrasesja pashpirt e zemrave
Zemren ma rrembeu nder duar
Me pas u arratis shtigjeve
Me gjethe vjeshtore mbuluar.

7.
Nga pas mundohem ti shkoj
Plogesht,me hapa te marre
Ne shteg diku ta ndaloj
Nga dora zemren tja marr.

8.
Ky xhind dashurie me mashtron
Me grish k’te ndjenje te perflakte
Me shpirtin e vrare vallezon
Me kordat e zemres se plagte.


9.
Ah mashtohem dhe vallezoj
Per nje ēast tere ankthi tretet
Dhe kur nektarin e mbaroj,
Ne fund te gotes, helmi mbetet.

10.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Pije zemres mi ofron
Dhe ne ēast mbetem i dehur.

11.
Per nje ēast ndjehem i lumtur
Me vone zemra pikon gjak
Zhduket tere imazhi i bukur
Sapo pija te me dale.

12.
Ah ky fllad vjeshtor i lehte
Sa me vret sa me mashtron
Here zemres mi jep flete
Dhe me pas e roberon.

13.
Ah ne detin a mallengjimit
Sa larg iki, sa thelle zhytem
Me perplas vale e trishtimit
Dhe ne brenge i teri mbytem.

14.
Pyet zemra e prushitur
Dashuri pse erdhe valle
Tashme afshi me ka ikur
U shua tutje ne vale.

15.
Serish zemra pershperit
Se kuptoj se ē’flet nen vete
Meshire fllad, perserit
Mos me flak tutje si gjethe.

16.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Zemren time e gozhdon.
Dhe ne ēast mbetem i vdekur.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė