Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:10   #37
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pastaj Nexhashiu tha: "Kėtė qė e dėgjova, dhe fjalėt qė i janė shpa­llur Isait, vinė nga i njėjti "burim". Shkoni, jeni tė lirė! Unė, pasha Zotin tim, nuk do t'ju dorėzojė kėtyre dyve - dhe u kthye kah Amri dhe Abdullahu - dhe mos tė shpresojnė se do ta bėj kėtė!" Qė tė dy dolėn jashtė tė turpėruar, e Amri i tha shokut tė vet: "Pasha Zotin, nesėr pėrsėri do tė vijmė dhe unė do t'ua gjejė dermanin tek Nexhashiu pėr kokėn e tyre." Abdullahu tha: "Mos e bėn kėtė, ata i kanė tė afėrmit dhe farefisin e tyre, edhe pse na kanė braktisur dhe kanė pranuar tjetėr fe nga ajo e jona, megjithatė, ata janė tanėt." Por Amri ishte i vendosur. Tė nesėrmen qė tė dy vajtėn tek Nexhashiu, ndėrsa Amri filloi tė flas: "O mbret, ti i amnistove ata njerėz, por sikur ta dije se ē'thotė feja e tyre pėr Isain!?" Nexhashiu i thirri myslimanėt dhe ua parashtroi pyetjen pėr Isain. Ata u befasuan, por, pasi qė kishin vendosur tė flasin tė vėrtetėn pa marrė parasysh se pėr cilėn krijesė ėshtė fjala, Xha'feri u pėrgjigj: Pėr Isain dimė vetėm atė qė kemi dėgjuar nga Pejgamberi ynė a.s. Isai ėshtė rob dhe i Dėrguari i Zotit. Ai ėshtė i biri i Merjemės (virgjėreshės sė pastėr, e cila me urdhrin e All-llahut: "Bėhu!, ajo bėhet" ka lindur djalė), ai ėshtė fryma e Zotit dhe Fjala e Tij qė ia ka dorėzuar Merjemės, virgjėreshės."
Nexhashiu tha: "Pasha Zotin tim, kjo qė thatė pėr Isain, ua shpėtoi jetėn." Pastaj tregoi nė shkopin e shtruar mes tij dhe myslimanėve, e tha:
"Neve na ndanė aq sa ėshtė kjo vijė nga shkopi."
Pastaj u tha myslimanėve: "Shkoni, ju jeni tė sigurt nė shtetin tim. Kushdo qė t'ju sulmojė, do tė jetė i ndėshkuar! As pėr njė kodėr ari nuk do tė lejojė qė t'ju ndodh ndonjė e keqe." Mandej u kthye kah shtetasit e vet dhe tha, duke treguar me gisht kah Amri dhe Abdullahu: "E kėtyre kėtu, ua ktheni tė gjitha dhuratat qė i kanė sjellur. Mua nuk mė duhen, pasha Zotin tim! Me ryshfet nuk e kam fituar kėtė fron, e le mė qė me anė tė ryshfetit t'i dorėzojė kėta myslimanė. Deri sa ta kem popullin e dėgjueshėm, dhe unė tė jem mbret i dėgjueshėm qė ta ndajė drejtėsinė, kėta janė tė qetė."
Ummu Selemja, e cila rėfente kėtė ngjarja, tha:
"Tė dy kurejshitėt dolėn nga Nexhashiu kokėulur dhe pa e mbaruar punėn pėr tė cilėn kishin ardhur. Ndėrsa na mbetėm tė jetojmė nė paqe, nė shtėpi tė mirė, tek nikoqiri i mirė."[1]
Ky ėshtė versioni i Ibni Is'hakut.
Autorėt tjerė tė Sires thonė se delegimi i Amrit tek Nexhashiu ėshtė bėrė pas Bedrit, e disa thonė se Amri ka qenė dy herė tek Nexha­shiu.[2] Mirėpo, pyetjet dhe pėrgjigjet qė janė cekur gjatė bisedės sė Nexhashiut dhe Xha'ferit nė vizitėn e dytė, janė gati tė njėjta siē i ka prezentuar Ibni Is'haku, ndėrsa pyetjet vėrtetojnė se dialogu ėshtė bėrė gjatė vizitės sė parė. Komploti, tė cilin e pėrgatiti paria e Mekės, pėsoi disfatė. Plani u dėshtoi, andaj e ndjenin vetėn tė ofenduar e tė poshtėruar. Kuptuan se nuk janė ne gjendje t'i realizojnė qėllimet e veta brutale, pėrveēse nė suazat e pushtetit tė tyre. Prandaj, nė kokat e tyre lind njė ide e tmerrshme. Duke e parė se tė gjitha kėtyre nuk mund t'ia dalin nė krye, mėnyra e vetme ishte qė pėrfundimisht t'ia ndalojnė Resulull-llahut a.s. veprimtarinė e mėtej­shme nė pėrhapjen e Islamit, nėse jo ndryshe, atėherė me shkatėrrimin total. Por, si, nė ē'mėnyrė tė bėhet kjo? Ebu Talibi e pėrkrahte atė dhe gjithnjė ishte pengesė mes tė tyre dhe atij. Andaj vendosėn qė t'i qėrojnė hesapet drejtpėrdrejtė me tė.
Kurejshitėt i kėrcėnohen Ebu Talibit

Paria e kurejshitėve vajtėn tek Ebu Talibi, e i thanė: "O Ebu Talib, ti je njeri i moshuar dhe gėzon autoritet tek ne. Gjer mė tani tė kemi lutur qė ta pengosh nipin tėnd nė kėtė rrugė, e kėtė nuk e bėre dot. Ne, pasha Zotin, mė nuk kemi durim. Ai sulmon etėrit tanė, rrėnon ėndrrat tona dhe i turpėron zotat tonė, ose pengoje nė kėtė rrugė, ose edhe ty do tė trajtojmė sikurse atė, e tė shohim se kush prej nesh do tė fitojė e kush do tė humbė."
Ebu Talibit i erdhi rėndė ky kėrcėnim, kjo vėrejtje dhe ky betim i tyre, andaj dėrgoi ta thėrrasin Muhammedin a.s. E kur erdhi i tha:
"O nipi im, mė vizituan njerėzit e fisit tėnd, mė thanė kėtė e kėtė - dhe ia shpjegoi tė gjitha me radhė, e pastaj vazhdoi: "Ke mėshirė edhe ndaj meje edhe ndaj vetes! Mos mė ngarko tė bėj atė qė nuk jam nė gjendje tė bėj." Resulull-llahu a.s. mendoi se xhaxhai i tij ėshtė duke hequr dorė nga ai pasi qė nuk kishte fuqi pėr ta mbrojtur edhe mė, prandaj tha:
"O xhaxhai im! Pasha All-llahun, edhe nėse do tė ma dhuronin Diellin nė dorėn e djathtė e Hėnėn nė tė majtėn, unė nuk do tė heq dorė nga detyra ime, derisa tė ngadhėnjejė Islami me emėr tė All-llahut xh.sh, apo unė do shkatėrro­hem. Jo, unė nuk heq dorė." Pastaj, duke qajtur me dėnesė e me lotė ndėr sy, u ngrit dhe doli jashtė.
Ebu Talibi, i zhytur nė pikėllim tė thellė, e thirri qė tė kthehet dhe kur u paraqit pėrsėri, deklaroi: "Shko, o nipi im, e fol ēka tė dojė zemra, dhe dije se, pasha Zotin tim, kurrė nuk do tė tė dorėzojė e as qė do tė braktis." Pastaj i recitoi disa vargje me kėtė domethėnie: "Pasha Zotin, askush nuk do tė mund tė tė bėj ndonjė tė keqe, gjersa nuk mė mbulon toka e zezė. Bėhu i qėndrueshėm nė veprėn e madhe, pėrgėzo, disave rreth teje u shkėlqejnė sytė nga gėzimi."[3]

[1] Ibni Hisham - pėrmbledhtas: I/334-338.

[2] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 96-98. Nė kėto f. gjenden gjerėsisht pyetjet dhe pėrgjigjet e sipėrshkruara.

[3] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 68.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė