Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-11, 10:29   #1015
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Hashimi a Isa lideri mė i votuar?

Publikuar: E mėrkure, mė 12 janar 2011





Prishtinė, 12 janar (e plotėsuar)- Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, ėshtė lideri mė i votuar nė Kosovė me 126 mijė vota, i pasuar nga oponenti i tij politik, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, me 114 mijė vota, shkruan sot “Zėri”.
Por, sipas burimeve tė Top Channel, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, del lideri mė i votuar nė zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 dhe ato tė pėrsėritura mė 9 janar tė vitit 2011. Top Channel dje thirrej nė burime tė afėrta me KQZ-nė dhe sipas tyre Hashim Thaēi nė kėto zgjedhje ka marrė 160 mijė vota, ndėrsa lideri i partisė rivale, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, ka marrė 120 mijė vota, ose 40 mijė mė pak se i pari.

Burime tė gazetės “Zėri” brenda Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve kanė bėrė tė ditur se krahasuar me zgjedhjet e kaluara nacionale tė 2007-ės, kur Hashim Thaēi i printe “top- listės” sė njerėzve mė tė votuar, i pasuar nga Fatmir Limaj dhe Fatmir Sejdiu, tani pas tre vjetėsh, ai ka rėnė nė vendin e dytė. Ndonėse PDK-ja mė 12 dhjetor ka dalė si partia numėr 1, me 32 pėr qind tė votave apo me 206. 929 vota, kreu i saj, Hashim Thaēi nuk ka arritur tė marrė mė shumė se gjysmėn e kėtyre votave.

E nė anėn tjetėr, njeriu i cili nga 12 dhjetori e ka marrė primatin si mė i votuari, Isa Mustafa, ka arritur qė tė marrė thuajse vota sa e tėrė partia e tij. Derisa LDK-ja ka arritur t’i marrė 159 mijė e 823 vota, ai ka marrė 126 mijė vota, qė i bie diku 30 mijė vota mė pak se partia.

Rėnien nė vota tė kryeministrit nė largim, Hashim Thaēi dhe ngritjen e liderit tė LDK-sė, Isa Mustafa, tė martėn nuk kanė dashur ta komentojnė drejtuesit e Partisė Demokratike tė Kosovės. “Meqenėse unė nuk i kam ato rezultate, nuk mund t’i komentoj, sepse nuk i kam parė. Kur tė dalin zyrtarisht, i shohim. Unė nuk mund tė operoj tash me informacione tuaja”, ka thėnė nėnkryetari i PDK-sė, Rrustem Mustafa.

Vendin e tretė si njeriu mė i votuar nė Kosovė e ka zėnė Fatmir Limaj, “pozitė” tė cilėn deri mė 12 dhjetor e mbante ish- kryetari i LDK-sė dhe ish- presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Edhe pse ka rėnė nga “pozita” e dytė nė tė tretėn si njeriu mė i votuar nė Kosovė, ai ka marrė mė shumė vota se sa lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, se sa kreu i AKR-sė Behgjet Pacolli, etj. Sipas burimeve tė gazetės, Limaj ka arritur t’i marrė mbi 64 mijė vota.

Vendin e katėrt si njeriu mė i votuar nė Kosovė nė kėto zgjedhje e ka zėnė “rebeli” i politikės kosovare, Albin Kurti. Ai ka arritur t’i marrė 56 mijė vota. Kryetari i AKR-sė Behgjet Pacolli ka marrė 28 mijė vota, derisa Agim Ēeku ka marrė 13 mijė vota.

Pėr analistėt politikė, ndryshimi i “top-listės” sė njerėzve mė tė votuar nė Kosovė ka ndodhur pėr faktin se pėr tė gjitha dėshtimet nė Kosovė ėshtė akuzuar kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi, derisa Isa Mustafa ka arritur ta shfrytėzojė kėtė moment, duke e kritikuar vazhdimisht atė dhe kėsisoj ka fituar simpatinė e elektoratit tė LDK-sė.

Sipas analistit politik Avni Zogiani, LDK-ja edhe pse ka qenė nė koalicion me PDK-nė e Hashim Thaēit, Isa Mustafa nė momentet e duhura ka filluar kritikat ndaj kėtij koalicioni, gjė qė mė vonė atij i ėshtė pėrkthyer nė vota nga elektorati.

“Dorėn nė zemėr, qeveria Thaēi ka qenė qeveri edhe me LDK-nė. Problemi nuk ėshtė vetėm se si refuzim prej Thaēit. Thaēi gjithmonė ėshtė interpretuar si fajtor edhe ndoshta pikėrisht kėtė ka arritur ta shfrytėzojė Mustafa, sepse nė njė moment tė caktuar ka filluar haptazi tė flasė pėr prishjen e koalicionit... Domethėnė, anėtarėsia e LDK-sė ka parė te Isa atė qė kanė kėrkuar njė kohė tė gjatė, sepse mos tė harrojmė, LDK-ja me Thaēin personalisht nė kohėn e Rugovės ka qenė nė antagonizma tepėr tė ashpra, nė armiqėsi tepėr agresive”, ka shpjeguar Zogaini arsyen e ngritjes sė Mustafės si lideri mė i votuar nė Kosovė.

Ndėrsa analisti tjetėr, Mazllum Baraliu ka thėnė se kėto rezultate ende nuk janė pėrfundimtare dhe shumėēka varet edhe prej rastit tė Mitrovicės.

“Rasti i Mitrovicės, njė komunė e tėrė, ėshtė njėra nga komunat mė tė mėdha nė Kosovė. Do ta ndryshojė pėrsėri nomenklaturėn, renditjen atje dhe ende nuk dihet dhe nuk mund tė thuhet derisa nuk jepen rezultatet pėrfundimtare nga KQZ-ja. Prandaj, nuk mund tė thuhet se ėshtė ai apo ky tash pėr tash mė i votuari”, tha ai.

Gazeta nga burimet e saja ka mėsuar se njė numėr tė madh votash kanė marrė edhe disa njerėz tė rinj si Arben Gashi i LDK-sė, i cili ka arritur t’i marrė mbi 20 mijė vota.

Ndėrsa, njerėzit e rinj tė PDK-sė nuk kanė arritur tė marrin edhe aq shumė vota. Berat Buzhala nuk ka rritur qė tė marrė mė shumė se 4 mijė vota dhe nė kėtė mėnyrė nuk ka arritur ta sigurojė “vizėn” pėr tė hyrė nė Kuvend.

Legjenda: Kreu i LDK-sė nė zgjedhjet e 12 dhjetorit ka marrė 12 mijė vota mė shumė se kreu i PDK-sė
Mėsohet se ushtruesi i detyrės sė presidentit Jakup Krasniqi nuk ka arritur tė marrė mė shumė se 19 mijė vota, sa mėsohet tė ketė marrė edhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj. I dyti i ekzekutivit, Hajredin Kuēi ka marrė 14 mijė vota.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė