Tema: Lajme - risi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-12, 16:37   #95
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - risi

Kush e zbuloi kompjuterin me tė vėrtetė?


ėse dikush ju ka shfaqur dhe ju ka pyetur “Kush e ka zbuluar kompjuterin”, si pėrgjigjeni ju? Bill Gates? Steve Jobs? Al Gore? Apo thoni se jeni mė tė thellė nė histori dhe pėrgjigjeni me emra si Alan Turing? Konrad Zuse? Turing ėshtė personi qė nė vitin 1930, ka vėnė gurėthemelin pėr shkencėn kompjuterike, kurse Zuse, nė pothuajse tė njėjtėn kohė, ka krijuar diēka tė quajtur “Z1”, dhe qė nė pėrgjithėsi njihet si “kompjuteri i parė miqėsor i programueshėm”.





Dhe pavarėsisht kėsaj qė tė gjithė emrat e pėrmendur mund tė jenė tė gabuar, varėsisht prej asaj se ēfarė do tė sjelli nė skenė rezultatet e njė ekipi hulumtues nga Britania dhe miliona dollarėt e tyre tė investuar nė kėtė gjė gjatė dekadės sė ardhshme.

Pyetja e ekipit, e nisur nga New York Times: “A e ka zbuluar njė matematicient ekscentrik me emrin Charles Babbage, kompjuterin e parė tė programueshėm nė vitin 1830, njė qind vjet para se ideja e tij tė jetė vėnė nė vepėr nė formėn moderne nga Alan Turing?”

Charles Babbage? Ai ėshtė lindur nė vitin 1791, dhe ka vdekur nė vitin 1871?Kush ka tentuar tė krijojė diēka tė quajtur “Motori Diferencues” gjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, njė lloj kalkulatori mekanik tė dizajnuar pėr tė llogaritur bashkėsi tė ndryshme tė numrave? Disa thonė se ai, e jo Turing apo Zune, ėshtė baba i vėrtetė i kompjuterit modern.

Unė kam punuar pėr njė kompani qė ka pasur emrin e tij nė vitin 1994. Babbages, zinxhiri i qendrave tregtare qė mė vonė u bashkua me Software Etc. Dhe para se kompania amė tė bankrotoj, ajo ishte marr nga Leonard Riggio prej Barnes & Noble’s, dhe mė vonė iu bashkua rrjetit ekzistues tė GameStop. Mė kujtohet sesi dyqani jonė ka pasur njė pllakat tė agjentė nė pjesėn e pėrparme tė saj ku shkruante Babbages dhe njė pėrshkrim shpjegues qė detajonte se kush ishte ai dhe pse njė emėr i tillė i ēuditshėm pėrshtatej me njė dyqan qė nė atė kohė, shiste kryesisht produkte me bazė nė PC.


Babbage kurrė nuk ndėrtoi “Motorin Diferencues” – njė kalkulator mekanik me mijėra pjesė – pėr shkak tė kostove tė jashtėzakonshme dhe mosmarrėveshjeve politike, por novatori la si trashėgimi planet e tija pėr tu kompletuar, dhe nė vitin 1991, Muzeu Shkencor nė Londėr nė fakt e ndėrtoi atė (pjesa e printimit u pėrfundua nė vitin 2000). Dhe siē ėshtė pritur, kalkulatori punon.

Por Motori Diferencues mund tė bėnte vetėm kalkulime rutinė dhe nuk ishte nė gjendje tė kontrolloj rezultatet pėr tė ndryshuar rrugėn. Babbage si rezultat i kėsaj kishte plane mė tė mėdha pėr tė krijuar diēka tė quajtur “Motor Analitik”, njė makinė monstrume me madhėsinė e njė dhome dhe me CPU’n e vet, memorien dhe me aftėsinė pėr tu programuar me kartelat shpuese, tė cilėn ai e imagjinoi pėr nuk e ndėrtoi asnjėherė pėrtej njė cope testuese, para se tė vdes. Problemi: Aty ku planet e Motorit Diferencues ishin pėrfunduar, ato pėr Motorin Analitik ishin ende nė pėrpunim e sipėr.

Muzeu Shkencor nė Londėr, qė planifikon tė ndėrtojė Motorin Analitik tė Babbages , njė shekull e gjysmė mė vonė, ėshtė duke planifikuar tė sjellė online edhe planet nė lidhje me tė gjatė vitit tė ardhshėm ku edhe tė tjerėt mund tė vendosin mendimet e tyre. Njė prej pyetjeve kryesore qė projekti dėshiron ta pėrgjigj ėshtė nėse Babbage do tė kishte qenė nė gjendje ta ndėrtojė tėrė Motorin.

Nėse pėrgjigja ėshtė po, “kjo do tė mund tė sfidojė besimin akademik se Alan Turing, jo Babbage, ka dizajnuar kompjuterin e parė pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm. Dhe gjersa pyetja nė ditėt e sotme ėshtė ende tėrėsisht akademike, ndėrtimi i makinės, duke supozuar se ėshtė i mundshėm, do tė vėrtetojė disa gjėra fascinuese”

1
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 28-01-12 nė 16:38
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė