Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-13, 08:09   #15
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Anėtari i njėsitit paramilitar "Ēakallėt", rrėfen krimet nė Kosovė

Publikuar: 22:20 / 12.12.2013


Njėsiti paramilitar i Zoran Raskovicit, "Ēakallėt", ėshtė pėrgjegjės pėr masakrat brutale qė ndodhėn nė Lubeniq, Pavlan, Zahaq, Qyshk – fshatra tė Kosovės nė zonėn e Pejės.


Tash dy vjet Raskovic ėshtė duke dėshmuar nė Gjykatėn Speciale nė Beograd njė rast tė krimeve tė luftės, ku sipas aktakuzės, 13 anėtarė tė njėsitit paramilitar "Ēakallėt", kanė vrarė mė shumė se 100 shqiptarė nė vitin 1999.
Qė kur ka filluar gjykimi para 2 viteve, Raskovici ka qenė nėn mbrojtje konstante tė policisė nė Serbi, pėr shkak se ai ka vendosur tė dėshmojė haptas, pa e fshehur fytyrėn.
Si pasojė e kėsaj ai ka marrė kėrcėnime prej ish-anėtarėve paramilitar tė kėsaj njėsie, madje edhe prej njerėzve tė policisė qė ishin caktuar si roje pėr ta mbrojtur atė.
Ai ka vendosur tė flas, sepse ėshtė i bindur qė nė Serbi jeta e tij nuk do tė jetė shume e gjatė pėr shkak tė kėsaj dėshmie.
“Jeta nė Kosovė" sjell rrėfimin se si ndodhi qė njė 18 vjeēar serb, qė iku si refugjat nga Rijeka e Kroacisė, vjen nė Kosovė nė vitet '90, ku kryen shkollėn e mesme nė Pejė dhe shndėrrohet nė paramilitar, pjesė e njėsitit qė bėn kėrdi nė Dukagjin gjatė viteve '98-99 dhe pastaj, mė 2010 vendos tė bėhet dėshmitar i krimeve makabre tė luftėtarėve serbė.
Iu kanė dashur Raskovicit 14 vjet tė marrė guximin tė tregojė krimet e tmerrshme qė i ka shkaktuar njėsiti paramilitar, pjesė e tė cilit ishte ai vetė.
Pas sulmit, mė shumė se 400 fshatarė, duke pėrfshirė gra, fėmijė dhe tė moshuar, lanė shtėpitė e tyre. Para luftės, Qyshku kishte rreth 2000 banorė, shumica me etni shqiptare.
Raskovic pėrshkruan saktė se ēka ka pa atė ditė nė Qyshk. Nė mėngjesin e 1 prillit 1999, tanket dhe paramilitarėt serb tė "Ēakallėve" zbarkuan nė Lubeniq, duke i pėrzėnė njerėzit prej shtėpive tė tyre, duke i vjedhur kėto shtėpi e pastaj duke indezur.
Shumica e grave e fėmijėve ikėn nė male, nė drejtim tė kufirit me Shqipėri. E meshkujt i grumbulluan nė qendėr tė fshatit dhe i pushkatuan, hiq mė pak se 66 prej tyre.
Nė vitin 2010, prokurori serb i Krimeve tė Luftės ngriti aktakuzė kundėr 13 paramilitarėve: Toplica Miladinovic, Srecko Popovic, Slavisha Kastratovic, Boban Bogicevic , Radoslav Brnovic, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin, Abdullah Sokic, Milojko Nikolic, Sinisa Misic, Zoran Obradovic, Dejan Bulatovic dhe Ranko Momic, qė, sipas aktakuzės janė pėrgjegjės pėr vrasjen e mė shumė se 100 shqiptarėve nė Zahaq, Pavlan, Lubenic dhe Qyshk nė 1999.
Gjatė gjykimit Raskovic i identifikoi shumicėn e tė dyshuarve si shkaktarė tė drejtpėrdrejtė tė masakrave. Tė gjithė, pėrveē Toplica Miladinovicit, qė ishte komandant i ushtrisė Jugosllave, akuzohen se kanė qenė pjesė e grupit paramilitar tė quajtur “Ēakallėt”.
Hierarkia komanduese e “Ēakallėve” mbetet ende ēėshtje e hapur ngase shumica e anėtarėve tė saj pohuan gjatė gjykimit se ata ishin anėtarė tė ushtrisė sė rregullt e jo e grupit paramilitar dhe u deklaruan tė pafajshėm .
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Kumanovės, mė 9 qershor 1999, qė i dha fund luftės nė Kosovė, Raskovic dhe familja e tij u arratisėn pėr nė Serbi. Pas kėsaj ai u bė pjesė e disa bandave kriminale dhe pas luftės u dėnua me 12 vjet burgim pėr plaēkitjen e njė banke.
Nė fillim ishte planifikuar qė Raskovic tė dėshmonte me emėr tė koduar pėr tė fshehur identitetin e tij, por pėr herė tė parė nė historinė e gjykatave nė Serbi, njė dėshmitar i mbrojtur vendosi tė dėshmojė publikisht dhe tė “tregonte tė vėrtetėn pėr tmerret nė Kosovė”.
Gjatė gjyqit, ai pati kėrcėnime tė hapura nga ish-shokėt e luftės.
Sot, ai thotė se ėshtė “pa shtet”, sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti. Ka dorėzuar njė kėrkesė pėr lejen e njoftimit dy vjet mė parė, kur ajo e fundit i kishte skaduar, por autoritetet refuzojnė t’ia japin.
Gjykimi nė Serbi ėshtė afėr pėrfundimit. /Jeta nė Kosovė/
Mė poshtė mund tė ndiqini nė video intervistėn e Raskovicit, tė dhėnė pėr emisonin "Jeta nė Kosovė":




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 13-12-13 nė 16:38
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė