Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-05, 11:10   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

''shkolla moderne (Kosove)''... ēka do te thot ky titull, per cilin modernitet behet fjale ky titull konfuz?

''Ka tė bėjė me autorė tė Kosovės, dhe do tė quhej moderne, por meqė njė e tillė dukej mė parė, tani cilėsimi moderne rimerr tendencėn e njė kujtese letrare, qė lidhet me letėrsinė e njė gjysmė shekulli mė parė. Pra, kėrkon kontinuitet strukturor e letrar.''

A keto jane fjalet e Sabri Hamitit? Ketu ne keta rreshta asgje nuk ka ne rregull ne pikepamje sintaksore, konfuzion total (''shkolla moderne (Kosove)...kerkon kontinuitet strukturor e letrar''), ēfare jane keto mendime, sinqerisht nuk perkojne me realitetin e gjuhes as te sintakses!

Po kjo ēfare don te thot: ''Kjo shkollė pėrpiqet tė sintetizojė pėrvojat e pėrparshme letrare. Pėrjashton ideologjinė e sundimit aktual (robėrinė), ngre kultin e temės sė lirisė nė vėshtrimin individual e nacional. Ndėrton korrespondenca tematike e ligjėrimore me letėrsinė moderne shqipe dhe letėrsitė moderne tė Perėndimit. '' E perjashton ideologjine e sundimit aktual (roberine)? E cfare roberie ka sot ne Kosove?
Ēka na qenkan ato ''korrespondenca tematike e ligjerimore'' - a keshtu po shkruajka Sabir Hamiti?

Po kjo kunderthenie: ''Gjuha letrare e figuruar bėhet esencė e letėrsisė e nė tė njėjtėn kohė mbrojtje e dyfishtė: nga censura dhe nga rrėshqitja nė militantizėm. ''...jo bac, shkrimtarin, letrarin askush nuk mund ta detyroj se si te shkruaj - ai pasuron e drejton vet gjuhen edhe vet gjuhen letrare!
Shkrimtari e drejton gjuhen!


E vijon shkrimi: ''Ndėr autorėt mė tė njohur tė kėsaj shkolle letrare janė:

Martin Camaj (1925-1992), gjuhėtar e poet, autor qė ka fatin tė lidhė letėrsinė moderne shqipe nė Shqipėri, nė Kosovė e nė diasporė. Ėshtė nisur si lirik ambiental, por vepra e tij kryesore janė madrigalet, Dranja (1981), ku kėrkon rrėnjėt e identitetit personal e nacional, si dhe dhembjen e dramatikėn e ndryshimeve. ''

Nese eshte fjala, per shkollen moderne letrare shqipe ne Kosove, atehere
Martin Camaj, nga vepra e tij e pare NJI FYELL NDER MALE e deri tek e fundit, jane vepra gegenishte, persa i perket modernitetit, te nje shkolle letrare. Po fjala - ''madrigalet'' ēfare na qenka ky topuz se! E cfare e per cilen dramatike te ndryshimeve, ka tek DRANJA? Merrni lexonie njehere, e tevona e kuptoni (ti sabri hamiti). Ēka e si e lidhi Martin Camaj, 'letersine moderne shqipe ne Shqiperi, ne Kosove e diaspore' - ai mbrojti burrerisht
dialektin e gegenishtes, si Gjuhe Shqipe ne Kosove!

Po Anton Pashku, e paska bere kult, besim (fetar) letersine shqipe? Sipas ketij shkrimit; ''Anton Pashku (1937-1995), pa dyshim prijatari i letėrsisė moderne nė Kosovė. Mjeshtėr i madh letrar, qė letėrsinė e bėn kult, besim,''... po ''prijatari'' ēka ke ne shqip, prijesi (princi), e jo prijatari - Anton Pashku eshte prijesi i prozes psikologjike dhe themeluesi i romanit psikologjik ne Kosove! Vepra e Anton Pashkut e Martin Camajt, jane me dimenzione krejt te kunderta, gjuhesore e letrare, sipas gjinive letrare!

Po vepra e Azem Shkrelit KARVANI I BARDHE, qe fillon me rreshtin e pare te faqes se pare keshtu:''Dorezohu, Dyl Mehmeti! - Dhe gryka e automatikut i shkrepi ne balle neper terr...'' - kush eshte Dyl Mehmeti - ai ishte nje ballist, atdhetar e ēlirimtar i popullit shqiptar dhe e dorezoi 'gryka e automatikut partizan'... Per cfare shkolle moderne behet fjale ketu te hamiti... pse nuk merret poezia e tij E HERSHME para '72-shit, kur po u behka fjale per nje shkolle moderne - kur BIBLA E HESHTJES then modernitetin e Gegenishtes, te Camajt!

Po kjo ketu: ''Vetė autor, pretendues i ligjėsimit kritik e teorik tė kėsaj shkolle konsiderohet autori i kėtyre rreshtave (Sabri Hamiti).

Figurat dominante tė kėsaj shkolle letrare janė Metafora e Metonimia. ''

Vet(ė) ''autor, pretendues i ligjesimit kritik'', cfare ligjesimi kritik ka ketu, e cfare na qenka ajo - ''Metonimia'' se, e cfare ka te bej me ketu ne shkrim?

Tash ketu pjesa tjeter, krejt tjeterkushi autor: ''Perkunder shkollave letrare...shkrimore universale''... shkrimore te shkrime ne miniera... Ketu asgje nuk perkon me nje teme komplete origjinale, vetem copa-copa mendimesh pa asfare vlere - vetem kopjime te shkollave moderne franceze...!

Ka pune bac, me i njofte gjerat, jo shkeleshko!


Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė