Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-08, 21:33   #11
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptaret ne SHBA (Boston)

Njė nate e paharruar nė Boston - me aktroin e fameshėm me origjinė shqiptare Jim Belushi

postuar: 02.10.2008

BEQIR SINA, Boston


Jim Belushi : "Jam shumė krenar qė jam shqiptar. kam ardhur kėtu pėr ta treguar kėtė krenari dhe dėshiroj qė edhe shqiptarėt e tjerė t'a shfaqin kėtė krenari kudo qė shkojnė nė botė. Unė jam shqiptar.”


BOSTON MASACHUSTES : Kisha e parė orthodokse shqiptare nė Boston - Amerikė, - Kisha e Shėn Gjergjit, nė kremtimin madhėshtor tė 100 - Vjetorit tė saj, e dekoroi aktorin e famėshėm tė Hollivudit, Jim Belushi(Xhim Bellushi), me motivacionin “Pėr kontributin e lart qė me emrin e tij si shqiptar - ka bėrė nė prezantimin e vlerave kombėtare, teksa ėshtė prezantur, se ėshtė shqiptarė”. Njoha me emrin e tij si aktor me origjinė shqiptare, bėhet shkak dhe i meritave tė tij tė konsiderueshme, pėr zhvillimin e kulturės dhe tė artit shqiptar, nėpėrmjet prezantimit tė tij prej nga e ka origjinė shqiptare.
Kėtė, ai e ka bėrė sa herė ėshtė pyetur nga gazetarėt amerikan, nė mbarė opinionin Amerikanė, duke treguar origjinėn e tij se vjen nga rrėnjėt shqiptare me baba e nėnė shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur nė 15 Qershor 1954 nė Chicago. Jimi ėshtė i lindur nga prindėr shqiptar; i jati,Adam( Adem), emigroi nė Amerikė, kur ishte 16 vjeē, ndėrsa e jema, Anjeza, ka lindur nė Amerikė nga prindėr shqiptar.
bellushi



Kjo dekorat iu dha aktorit tė njohur me origjin shqiptare Xhim Belushi, i ftuar special nė pjesėmarrjen e mbrėmjes festive me rastin 100-vjetorit tė Kishės Ortodokse Shqiptare, tė themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rėndėsia e kėsaj dekorate, qėndron nė faktin se ky ėshtė ndėr tė vetmit aktori mė i madh me origjinė Shqiptare, nė Amerikė, qė njihet deri mė sot , dhe ai nuk e ka mohuar asnjėherė origjinėn e tij - Shqiptare.
Pra, nė koleksionin e tij tė madh prej dekoratave, ēmimeve dhe vlersimeve qė ka marrė deri tani Ylli i Hollivudit, aktori me origjinė shqiptare Jim Belushi (Xhim Bellushi) , aktor, komedian dhe njė aktor i shquar i muzik-hollit, ka nė kėtė koleksion dhe kėtė dekoratė, tė dhėnė nga shqiptarėt e Amerikės. Dekoratė, kjo e cila ėshtė dekorata mė e lartė e dhėnė deri tani, nga bashkėvendasit e tij nė Amerikė. Kjo ėshtė njohja e parė qė kjo pjesė e bashkėsisė shqiptare nė SHBA-sė, i bėnė kėtij aktori me origjinė shqiptare, nga shqiptarėt tė herėshėm e tė rinjė.

Vizita e Jim Belushit nė Shqipėri

Nė prezantimin e tij nė "Grand Gala" nė "World Trade Center" nė Boston, ai floli me kėnaqėsi tė madhe pėr vizitėn e parė tė tij me tė atin nė vendlindje. Ai tha se "kur isha nė vendlindjen e babait,Shqipėri, nga tė gjitha anėt shikoja si nė pasqyrė figurėn time, tė gjithė mė dukeshin tė njėjtė si unė". Gjatė vitit 1995 aktori i njohur, sė bashku me djalin e tij dhe babanė (siē tregoi Xhimi gjatė marrjes sė dekoratės, vizitoi pėr herė tė parė vendorigjinėn e tij. "Babait timė, tha ai i kishte hyrė nė palcė frika nga rregjimit tė Enver Hoxhės", niset pėr nė vendin e orgjinės - vendin e tė parėve tė tij me ftesė tė ish presidentit tė parė nė demokraci shqiptar, zotin Sali Berisha, aktualisht kryeministri i Shqipėrisė".
"Pasi na u rezervua njė pritje e madhe - shtruar deri tek "red carpet" - "qylymat e kuq", Jimi, tregojė se si ai dhe babai i tij u suprizuan nga pritja qė i bėri ish- presidenti Berisha, dhe stafi i tij 13 vjet mė parė. Presidenti, i atherėshėm Sali Berisha, rrefehet Jim, na tregojė arritjet e tė cilat kishte deri at'here Shqipėria, tha Belushi. Nė fund tė kėtij takimi tha Jimi, me presidentin Berisha, ai e pyeti babain tim tė na thoshte diēka.......!?, babai "shtagu"..., tha Belushi, dhe nuk fliste mė. Unė , e pashė se babai ishte ende i "friksuar", nga ato ēfarė kishte dėgjuar pėr ish-rregjimin komunist tė Enver Hoxhės, dhe i thashė me shumė kurajo, folė baba se nuk ka mė komunizm kėtu- nuk tė fut mė njeri nė burg".
I ftuar i posaqėm i mbrėmjes, sė 100 Vjetorit tė kishės, ishte aktori Jim Belushi, i cili pėrshkroi me nota komike vitet e rinisė nė familjen e tij shqiptare. Kujtojė edhe gatimin(byrekun,bakllavan, dhe turshin), zakonet e bukura shqiptare tė pritjes , bujarisė e respektit familjar, dhe lavdėrojė shumė gruan shqiptare. Nėna ime - ose "Nani", nis tė interpretonte e tregonte Jim, nuk dinte anglisht, por kishte mėsuar nja dy fjalė sa pėr "bela", tha ai. Kur donte t'i mbyllte telefonin dikujt, i thoshte "Jim working"... dhe menjėherė u a mbyllte telefonin.
Duke bėrė humorin e tij me nivel tė lart artistik, ai tregojė se nėna e tij ishte mėrzitur nga shoqėria e Jimit, me njė shok moshe, i racės sė zezė- nė Ēikago. Sa herė qė bėnte telefon shoku i Jimit, ajo ia mbyllte telefonin. Njė ditė e pyeta Nanin, "A ka bėrė njeri telefon sot ? po mė tha nėna ! Jim tė "ka telefonuar Arapi ! Arapi! biri im". E qeshura mbrriti kulin nė sallė, kur Jimi tregojė, se e nėna e tij e mbyllte telefonin se shoku i tij ishte zezak, dhe arap quante zezakun shqip.

Jim Belushi ėshtė njė prej aktorėve tė preferuar nė film , televizion dhe nė teatėr pėr rreth njėzet vite.
Njė aktor i shkėlqyeshėm nė rolet kryesore, si nė realizimet dramatike po ashtu edhe nė komedi.
Gjithėashtu ,Jim Belushi ėshtė njė interpretues i talentuar edhe nė "rhythm & blues" muzikė. Tė gjithė talentin e tij ai do nxirrte nė skenė me njė pasion tė jashtėzakonėshme, pėrpara bashkėatdhetarve tė tij tė cilėt sė bashku me Jim Belushin, e kthyen nė njė "koncert" madhėshtor preformancėn e Belushit. "Koncert" ky ku pėr minuta tė tėra, ku Jim Belushi mbajti mė kėmbė gjithė sallėn me interpretimin e tij plot pasion e talent.
100 vjetori i kishės u bė shkak pėr kėtė koncertė "tė madh" tė improvizuar - nė darkėn madhėshtore, duke shoqėruar aktivitetin nė "Grand Gala" nė "World Trade Center" nė Boston, nga rreth 1000 veta, pjestar tė komunitetit shqiptar i Bostonit, por edhe grupe shqiptaresh tė ardhur nga shtetet e tjera tė SHBA-se, pėr tė festuar sė bashku me madhėshti, 100-vjetorin e Kishės Ortodokse Shqiptare, tė themeluar nga Fan Noli.
Jim Belushi i dalluar si njė interpretues i talentuar edhe nė "rhythm & blues" muzikė, pėr mė shumė se treēerek ore, do tė elektrizonte sallėn e madhe tė Seeport, dhe do t'i ftone tė gjithė tė pėrfshiheshin nė etuziasimin e rtimin e muzikės qė ai po interpretonte, nėn shoqėrinė e Big Bendėnit lokal "The Madhouse Ensemble", tė drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj Trebicka me DJ-George.

Jim Belushi flet eskluzivisht pėr gazetėn Bota Sot

Nė njė intervistė, tė shkurtėr pėr gazetėn tonė, ai foli me krenari pėr origjinėn e tij shqiptare. Pyetja ishte sesi ndjehesh Belushi me origjinėn e rrenjėve tė gjakut tė tij shqiptar? Belushi tha se : “Rrėnjėt e mija shqiptare shfaqen nė shumė drejtime. Etika e punės pėr mua ėshtė gjėja mė e rėndėsishmė nė jetė. Pastaj ėshtė familja, mbėshtetja e familjes dhe pėrpjekjet qė njerėzit e tu tė kenė sukses. Jam shumė krenar qė jam shqiptar. kam ardhur kėtu pėr ta treguar kėtė krenari dhe dėshiroj qė edhe shqiptarėt e tjerė ta shfaqin kėtė krenari kudo qė shkojnė nė botė. Unė jam shqiptar.”
I pyetur nė fund se a mund tė shpresojmė se James Belushi, nė tė ardhėshmen do tė paraqitet edhe nė ndonjė realizim filmik shqiptar, duke portretizuar ndonjė nga personalitet e shquara shqiptare . Belushi tha se deri tani nuk kam ndonjė plan specifik, por nuk mund t'a "perjashtojė njė ide tė tillė", i tha ai gazetės kombėtare tė pėrditėshmes Bota Sot.
Jim Belushi, aktori i madh hollivudian, deklaroi sė shpejti do tė vizitojė, pėrsėri vendin e origjinės sė tij, Shqipėrinė. Ku ai do tė jetė nė krye tė njė fondi qė kisha othodokse shqiptare nė SHBA-sė, ka mbledhur pėr t'ju ua dėrguar pėr fėmijėt e lindur me tė meta fizike e mendore, nė Shqipėri. Ndėrsa, nuk u pėrmend "alibia" e medias shqiptare, se ai shkon nė Shqipėri, edhe si autor i librit "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal".
__________________

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 03-10-08 nė 08:51
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė