Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-06, 19:51   #7
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Irani flet pėr reagim tė rrufeshėm


Zėdhėnėsi i ministrisė sė jashtme iraniane, Mohammed Ali Hosseini ka paralajmėruar se vendi i tij nuk do tė hezitojė tė veprojė me goditje tė fortė, nėse Izraeli sulmon objekteve bėrthamore.
Kjo pason sugjerimet e zv/ministrit izraelit tė mbrojtjes, Ephraim Sneh, se Izraeli mund tė kryejė sulme ushtarake kundėr instalimeve bėrthamore iraniane si mjet tė fundit .
Zėdhėnėsi i Ministrisė sė jashtme iraniane tha se nėse Izraeli i futej njė budallallėku tė tillė, atėherė reagimi i luftėtarėve iranianė do tė ishte i fortė dhe i shpejtė.
Zoti Hosseini tha se reagimi iranian do tė jetė i rrufeshėm.
Por pėrsa i pėrket ēėshtjes sė bisedimeve direkte me SHBA mbi Irakun, ministria e jashtme iraaniane paraqiti njė rol mė pajtues.
Zoti Hosseini pėrsėriti se nėse do tė kishte njė kėrkesė zyrtare tė shkruar nga SHBA pėr bisedime mbi rajonin, atėherė Teherani do ta konsideronte atė.
Zoti Hosseini gjithashtu pėrmendi edhe ekipin e drejtuar nga ish sekretari amerikan James Baker qė pėr momentin po ekzaminon opsionet e bisedimeve me Iranin dhe Sirinė pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė Irak.
Ndėrsa pėrsa i pėrket ēėshtjes bėrthamore, ministria e jashtme iraniane ka ritheksuar politikėn e vendit qė po pėrpiqet tė ketė 3 mijė makina centrifuga qė do tė jenė nė punė deri nga marsi i vitit tjetėr pėr tė pasuruar uraniumin.




BBC
12 nentor 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė