Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-05, 09:50   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim TESTAMENTI I EQREM ĒABEJT

TESTAMENTI I EQREM ĒABEJT


Emil LAFE
Eqrem Ēabej u nda nga jeta para se tė arrinte nė atė moshė kur dijetarė tė tjerė kanė pėrgjithėsuar pėrvojėn e jetės e tė punės dhe kanė shkruar testamentin shkencor. Ne qė e kemi njohur nga afėr dhe jemi ushqyer nga vepra, nga kėshillat dhe nga shembulli i jetės sė tij, kemi brenda nesh edhe testamentin e tij shkencor e qytetar. Unė po marr guximin tė shpreh disa pika tė kėtij testamenti tė pashkruar.
Pika e parė ėshtė pa dyshim pėrgjegjėsia qė kemi ndaj atdheut dhe kombit. Eqrem Ēabej i takon njė brezi intelektualėsh qė u ul nė bankat e shkollės kur Shqipėria sapo ishte bėrė, me mundime tė mėdha, dhe kishte mbijetuar pėrmes rreziqeve tė shumta tė Luftės sė Parė Botėrore. Brezit tė Ēabejt i ra detyra pėr ta mėkėmbur kėtė Shqipėri, pėr ta vėnė nė udhėn e zhvillimit e tė evropianizimit. Ky ishte njė brez intelektualėsh atdhetarė tė frymėzuar nga idealet e Rilindjes Kombėtare dhe nga idetė pėrparimtare tė kohės. Ashtu si dhe shokėt e tij tė shkollės e tė jetės ai zgjodhi tė mbetej qytetar i vendit tė vet, i shėrbeu shkollės shqipe nga Shkodra nė Gjirokastėr, dhe u rikthye nė atdhe nė njė kohė kritike (gusht 1944), kur intelektualė tė tjerė qė nuk patėn njė shtyllė kurrizore si tė tijėn, merrnin rrugėn e mėrgimit. Pėr Gjirokastrėn kishte mall dhe dashuri tė veēantė. Ndonėse nė tė vėrtetė kishte lindur nė Eskishehir tė Turqisė mė 6 gusht 1908, si vendlindje shėnonte gjithnjė Gjirokastrėn. Herė pas here kishte dėshirė tė vinte nė dukje qytetarinė e gjirokastritėve, seriozitetin, pėrmbajtjen, mirėsjelljen, dinjitetin vetjak dhe familjar, ndjenjėn e jetės shoqėrore, dėshirėn pėr tė nxėnė, aftėsinė pėr t’i bėrė ballė jetės.
Si ėshtė e mundur qė kėta intelektualė shqiptarė, tė larguar nga vatrat familjare shumė herė nė njė moshė fare tė njomė, qė dinin mė mirė gjuhėt e shkollave tė tyre sesa gjuhėn e nėnės, u kthyen pėrsėri pėr t’i shėrbyer vendit tė vet? Pėrgjigjen pėr kėtė na e jep Fan Noli me atė qė tregon pėr rastin e tij. Qė nė moshėn mė tė njomė familja dhe shoqėria shqiptare i kishte mėkuar kėta djem me dashurinė pėr vendin, me ndjenjėn e krenarisė dhe tė dinjitetit kombėtar. Kėto tipare mbetėn tė pėrhershme nė karakterin e tyre, pavarėsisht nga rrethanat. Ēabej ishte njė nga intelektualėt e atij brezi qė e mėkėmbėn Shqipėrinė dhe qė pėrgatitėn brezin tjetėr, qė e mbajti atė mė kėmbė. Shqipėria pėr atė nuk ishte vetėm shteti shqiptar, po gjithė hapėsira ku i thonė bukės bukė dhe ujit ujė.
Ishte njė dijetar qė pėrvetėsoi dhe zbatoi metodėn moderne tė kėrkimit shkencor, ku analiza e gjithanshme dhe e kombinuar e fakteve dhe rrethanave historike, tė brendshme e tė jashtme, ėshtė parakusht pėr tė ndėrtuar hipoteza e teza rreth problemeve tė shqyrtuara. Ai na thoshte se njė tezė gjykohet si e vlefshme, kur i qėndron kritikės, d.m.th. kur argumentet mbi tė cilat mbėshtetet kjo tezė janė mė tė forta, mė bindėse sesa kritika qė i bėhet asaj. Nė kėtė kuptim ai e ka quajtur tė vlefshme e tė qėndrueshme tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet e tyre tė sotme dhe tezėn e prejardhjes sė shqipes nga ilirishtja. Dihet se nė Ballkan, po edhe nė vise tė tjera, problemet e autoktonisė kanė qenė dhe mbeten tė lidhura ngushtė me diskutimet territoriale ndėrmjet shteteve. Ka mjaft shembuj kur studiuesit kanė ecur pas hullisė sė politikės dhe janė pėrpjekur tė provojnė me ēdo kusht atė qė u kanė diktuar interesat politikė tė vendit tė tyre. E. Ēabej nuk shkau nė kėto pozita. Parimi i tij, qė na e pėrsėriste shpesh dhe qė po e rendit si njė pikė tjetėr tė testamentit tė tij, ka qenė: Nė kėrkimin shkencor tė jemi objektivė, por jo indiferentė. Tė jesh objektiv do tė thotė tė ndjekėsh logjikėn e fakteve dhe tė dėshmive historike, t’i marrėsh parasysh ato, t’i interpretosh me njė metodė shkencore, tė mos i shtrembėrosh e tė mos i lėsh nė harresė “pėr tė provuar” diēka tė paracaktuar. Tė mos jesh indiferent do tė thotė qė kur tė tjerė pėrhapin teza e pikėpamje tė paargumentuara, nė kundėrshtim me faktet dhe me tė vėrtetėn (qoftė nga mungesa e metodės shkencore, qoftė me qėllime tė caktuara), duhet tė pėrgjigjesh pėr t’i vėnė gjėrat nė vend. Jo rrallė shqiptarėt janė paraqitur nga disa studiues tė huaj si njė popull barinjsh shtegtarė e luftėtarė, qė mjeshtėrinė e bujqėsisė dhe dijen e morėn prej tė tjerėve. Duke shqyrtuar tėrė fjalorin e gjuhės shqipe, ku pasqyrohet vetė jeta e historia e popullit, Ēabej arrin nė pėrfundimin se gjuha shqipe, si pasqyrė e jetės dhe e historisė sė popullit, nuk ėshtė e pasur vetėm me fjalė tė sferės baritore e tė kulturės materiale, po edhe me fjalė tė sferės abstrakte-mendimore. Dhe prej kėsaj ai formulonte nė mėnyrėn e tij tė figurshme pohimin se shqiptarėt nė histori tė tyre kanė qenė njė popull jo vetėm i kėrrabės e i shpatės, po edhe i parmendės e i pendės. Nga analiza e gjithanshme e marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhėt fqinje dhe mbi bazėn e dėshmive historike ai ėshtė shprehur se hapėsira e sotme e shtrirjes sė shqiptarėve nė Ballkan nuk ėshtė rezultat i njė zgjerimi a i njė shpėrthimi demografik nga njė trevė e ngushtė, po pėrkundrazi, rezultat i njė ngushtimi dhe se shqiptarėt dikur kanė luajtur njė rol mė tė madh nė kėtė gadishull sesa nė kohėt mė tė reja.
Eqrem Ēabej, si dijetar i brumosur me parimet e kėrkimit shkencor, nuk u josh nga teoritė e mjegullta pellazgjike, as nga hipotezat tėrheqėse (qė vijojnė edhe sot) pėr gjuhėn shqipe si ēelės tė gjuhėve tė lashta tė Mesdheut. Ai gjithmonė ndėrtonte nė njė truall tė qėndrueshėm, prandaj vepra e tij do tė jetė jetėgjatė. Nė ēėshtjen aq komplekse tė autoktonisė, ai nuk shkonte pėrtej periudhės antike, d.m.th. rreth 3000 vjet mė parė. Pėr periudha mė tė hershme, shkenca tani pėr tani nuk ėshtė nė gjendje tė hedhė dritė tė mjaftueshme. Ai i jepte rėndėsi tė dorės sė parė metodės dhe parimeve tė studimit. Pa kėto nuk mund tė ketė kėrkim shkencor. Kjo ėshtė njė pikė tjetėr e testamentit tė tij shkencor.
Rreth njė vit para se tė ndahej nga jeta, Ēabej mbajti njė fjalė nė asamblenė e Akademisė sė Shkencave (mars 1979), e cila u botua te gazeta ”Mėsuesi” dhe te numri i parė i revistės “Gjuha jonė” me titullin “Pėr pastėrtinė e gjuhės”. Ky shkrim nė njėfarė kuptimi mund tė vėshtrohet edhe si njė testament i tij, si njė plotėsim i njė amaneti tė Aleksandėr Xhuvanit, me tė cilin bashkėpunoi ngushtė shumė vjet dhe ruajti pėr tė gjithmonė njė nderim mallėngjyes. Pėr tė dy kėta dijetarė, gjuha ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj; shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė njė tregues i nivelit tė kėsaj kulture. Prandaj ringjalljet kombėtare kudo e nė ēdo kohė kanė shkuar hap mė hap me pasurimin e pastrimin e gjuhės. Njė ndėr detyrat kryesore tė gjuhėsisė shqiptare ėshtė dhe mbetet pasurimi i gjuhės me elemente tė gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masės sė fjalėve tė huaja, qė kanė vėrshuar sė jashtmi dhe qė po vazhdojnė edhe nė ditėt tona, duke depėrtuar nė shkrimet shkencore dhe letrare, nė radio, nė televizion, nė bisedėn e pėrditshme. Pastrimi i gjuhės nga ky mish i huaj ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht edhe kombėtare, shprehet Ēabej. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin. Bashkė me porosinė pėr mbrojtjen e gjuhės, ky dijetar na kujton kėshtu edhe njė tipar moral e qytetar tė shqiptarėve: mungesėn e ndjenjave shoviniste. Kjo do tė thotė qė jo vetėm tė qėndrojmė nė kėtė traditė tė lavdėrueshme tonėn, po edhe tė mos lejojmė qė tė na pėrflasin tė meta qė nuk i kemi. Pra, duke mos qenė shovinistė, tė mos jemi indiferentė ndaj shfaqjeve tė shovinizmit.
Duke u rikthyer te ēėshtja e gjuhės, e quaj tė nevojshme tė pėrmend se me propozimin e Eqrem Ēabejt nė Asamblenė e Akademisė sė Shkencave nė shkurt 1979 qeveria shqiptare krijoi pas dy muajsh me njė vendim tė posaēėm Komisionin e pėrhershėm pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Ēabej propozoi tė krijohej edhe njė revistė me emrin “Gjuha jonė” ose “Gjuha shqipe”. Nė tė vėrtetė dolėn dhe dalin dy revista simotra: “Gjuha jonė” nė Tiranė (1981) dhe “Gjuha shqipe” nė Prishtinė (1982), por mjerisht ai nuk arriti t’i shohė.
Shqetėsimet dhe problemet nė pėrdorimin e gjuhės letrare janė sot edhe mė tė mėdha se 25 vjet mė parė. Kujdesi pėr gjuhėn ėshtė njė pikė themelore jo vetėm nė testamentin e Ēabejt, po edhe nė testamentet e shkruara e tė pashkruara tė gjithė atyre qė hodhėn nė kartė fjalėt e kėsaj gjuhe tė zjarrtė. Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė po e rindėrtojnė nė kushtet e sotme atė veprimtari qė shtjelloi komisioni i propozuar nga Ēabej. Me kėrkesėn e gjuhėtarėve nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė njė nen i veēantė bėn fjalė pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe. Njė projektligj pėr gjuhėn shqipe i hartuar nga Akademia e Shkencave kaloi tė gjitha procedurat e nevojshme, por megjithatė mbeti pa u paraqitur nė Kuvendin e Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se kryesia e Kuvendit qė pritet tė mblidhet sė afėrmi, do ta vlerėsojė rėndėsinė e kėtij ligji, qė synon tė vendosė disiplinėn gjuhėsore tė shtetit. Ndėrkaq Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės nė mbėshtetje tė Thirrjes sė Konferencės “Gjuha standarde shqipe dhe bota shqiptare sot”, kanė themeluar Kėshillin Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe. Tė dy Akademitė, duke pasur parasysh se gjuha shqipe ėshtė tipari kryesor i kombėsisė shqiptare, mjeti themelor qė siguron ndėrlidhjen shpirtėrore midis vendeve qė flasin shqip pėrtej ndarjeve administrative-politike, me krijimin e kėtij Kėshilli synojnė institucionalizimin mbarėkombėtar tė kujdesit pėr shqipen standarde.
Sigurisht masat organizative kanė rėndėsinė e vet, por krahas tyre ėshtė e nevojshme bindja pėr rėndėsinė dhe dobinė e punės, vėshtrimi drejt sė ardhmes. “Shumė fjalė qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė, do t’i pėrdorin vetvetiu. Nė kėtė punė me rėndėsi kombėtare do tė veprohet me guxim bashkuar me kompetencė shkencore, dhe, si u tha, me hapa tė matur, me maturi nė punė.” Kėshtu shkruante Ēabej nė artikullin e pėrmendur.
Ai e vlerėsonte lart gjuhėn popullore, duke e cilėsuar si “rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit; ligjėrimi popullor ėshtė i caktuar tė jetė njė gurrė e gjallė, ku pėrtėrihet vazhdimisht gjuha e literaturės”. Rruga e parė pėr pasurimin e gjuhės shqipe ėshtė marrja e fjalėve tė gjalla nė ligjėrimin popullor e nėpėr dialekte dhe tė shtėnėt e tyre nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Nė kėtė kuptim ai shprehet se gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe, d.m.th. nuk duhet tė ketė frikė se mos fjalėt e tė folmeve tė ndryshme qė do tė merren pėr ta pasuruar a pėr tė zėvendėsuar fjalė tė huaja, do tė ndihen si mish i huaj nė tė. Vetė ai i dha gjuhės sė shkrimit fjalėn vjetar (vjetari statistikor), tė formuar jo nga forma normative e sotme vit-i, po nga njė formė e gegėrishtes veriore vjetė – vjeta, po ashtu fjalėn mjedis, qė ėshtė njė formė dialektore e emrit midis, dhe pikėrisht pėr kėtė dallim fonetik u mor si njė fjalė e re e pėrshtatshme pėr tė zėvendėsuar huazimin ambient. Sot kjo ėshtė bėrė njė fjalė zyrtare deri te emėrtimi Ministria e Mjedisit.
Ēabej qe jo vetėm njė dijetar i madh, po edhe njė mėsues i madh, njė Mėsues i vėrtetė i Popullit. Te shumė nga studentėt e tij koha tashmė i ka mjegulluar njohuritė pėr fonetikėn historike e pėr historinė e gjuhės shqipe, por ata ruajnė tė gjallė figurėn e ndritur tė profesorit dhe atė pėrmasė shpirtėrore e intelektuale qė ai pėrēonte te tė tjerėt nė njė mėnyrė tė vetvetishme.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante