Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-05, 09:51   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

25 vjet, pa dijetarin Eqrem Ēabej


Shekulli

25 vjet mė parė, mė 13 gusht 1980, nė njė spital tė Romės u nda nga jeta Eqrem Ēabej, figurė e shquar, e shkencės, e arsimit dhe e kulturės shqiptare, anėtar themelues i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Mėsues i Popullit. Vdekja e parakohshme-sapo kishte mbushur 72 vjeē-i ndėrpreu vijimin e veprės sė tij tė jetės “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” dhe tė punėve tė tjera qė kishte nėpėr duar. E. Ēabej ka lėnė njė trashėgimi shkencore tė pasur e tė shumanshme me mbi 200 tituj veprash, artikujsh e tekstesh mėsimore. Kontributin mė tė shėnuar e ka dhėnė nė fushėn e historisė sė gjuhės shqipe dhe tė marrėdhėnieve tė saj me gjuhėt e tjera indoevropiane e ballkanike. Duke iu mbajtur parimit se historia e njė gjuhe ėshtė historia e popullit qė e flet atė gjuhė, ai ka pėrfshirė gjerėsisht nė studimet e veta edhe kulturėn materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve nė shfaqjet mė tė larmishme tė saj, kėshtu qė nė personalitetin e tij shkencor janė shkrirė nė njė gjuhėtari, etnologu e folkloristi dhe historiani.
Vepra shkencore e Ēabejt, me gjithė gjerėsinė e shumanshmėrinė e saj, ėshtė e pėrqendruar nė disa probleme themelore tė historisė sė gjuhės dhe tė popullit shqiptar. Me njohjen e thellė tė gjuhės shqipe dhe tė dialekteve tė saj, me forcėn e analizės e tė sintezės shkencore, me objektivitetin dhe logjikėn e rreptė qė pėrshkon veprėn e tij, dhe me mprehtėsinė e vėzhgimit e tė arsyetimit qė e karakterizonte, Ēabej argumentoi njė varg tezash themelore pėr burimin dhe origjinalitetin e gjuhės shqipe, pėr gjenezėn e popullit shqiptar, pėr karakterin autokton tė kėtij populli nė trojet e sotme tė tij, pėr rolin aktiv e dinamik tė shqiptarėve nė marrėdhėniet historike me popujt e tjerė, pėr njėsinė e gjuhės shqipe e tė kulturės shqiptare, pėr pasurinė e fjalorit tė shqipes dhe mundėsitė e pashtershme zhvilluese tė tij. Nė tė gjitha kėto fusha ai solli kontribute vetjake origjinale me rėndėsi tė madhe kombėtare dhe pėr gjuhėsinė indoevropiane e ballkanike.
Ėshtė i pari dijetar shqiptar, qė trajtoi nė nivelin e shkencės bashkėkohore probleme tė tilla tė rėndėsishme tė albanologjisė, tė cilat mė parė kishin qenė fushė pune vetėm e albanologėve tė huaj. Mendimi i tij edhe sot ėshtė autoriteti shkencor mė i lartė nė albanologji.
Vepra e tij madhore shumėvėllimėshe “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” ėshtė sintezė e dijeve tė tij tė thella e tė gjera dhe e pėrvojės sė gjatė nė gjurmimin e burimit tė fjalės shqipe e tė historisė sė saj. Kjo vepėr, qė shėnon njė etapė tė re nė studimet historike pėr shqipen, pėrbėn njėkohėsisht njė kontribut me vlerė tė gjithanshme pėr studimin e historisė sė gjuhėve tė Ballkanit, pėr indoevropianistikėn dhe pėr teorinė e pėrgjithshme tė etimologjisė. Autori nuk arriti tė kryejė pasurimin dhe redaktimin pėrfundimtar tė gjithė kėsaj vepre tė hapėt. Vetėm vėllimi i dytė doli nė gjallje tė tij (1976) dhe ai arriti tė pėrgatitė e tė ēojė nė shtyp vetė edhe vėllimin e parė, qė pėrmban hyrjen studimore. Nga shtatė vėllimet e serisė, kanė mbetur pa u botuar i pesti dhe i shtati. Urojmė qė Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė dhe familja Ēabej tė zgjidhin sa mė parė ēka mbetur pėr tė zgjidhur nė mėnyrė qė kjo seri tė plotėsohet dhe tė nisė puna pėr botimin e plotė akademik tė trashėgimisė shkencore tė Eqrem Ēabejt.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė