Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:53   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nonda Bulka

Vija e vdekjes

Nonda BULKA

Ofiqari i gjėndjes civile ėshtė zėvėndėsi i Perėndisė nė tokė. Me tė marrė vesh se vdiq njė njeri, i heq njė vijė tė kuqe emrit tė tij dhe mbaroi puna; ai njeri shkoi e vajti: vdiq; as ushtar vete, as taksa paguan, as borxhet ia kėrkon njeri, as vjehra e mėrzit, as kalamanjtė i ēajnė kokėn. Jo! S'ka mė pėr tė, veēse errėsirė, kėshtu ka vendosur legjislatori: njė vijė e kuqe shėnon vdekjen e njė krijese.
Njė ditė prej dite, vajta nė komunė. Mė duhej njė ēertifikatė pėr tė provuar se jam plak, se kam punuar pėr Shqipėri dhe se jam njeri qė meritoj hylefe nga qeveria; se, helbete, edhe unė kam punuar pėr Shqipėrinė. Dhe ja me dy fjalė biografia ime: nė kohėn e Turqisė u mėsova fėmijėve gjuhėn turke, dhe kur harroja (kohė mė kohė), u kujtoja se ka njė Shqipėri, e cila mund tė bėhet shtet ndonjė ditė; dhe mbaja festė tė kuqe; dhe bėrtisja tri herė ditėn: rroftė Sulltani! por kėtė e bėja nga dashuria qė kisha pėr Shqipėrinė. Kur iku Turqia, erdhi Greku; hoqa festen e kuqe dhe vura kapello dhe thirra tri herė: rroftė Venizellua! dhe Venizellua mė dha para; dhe fytyra e Venizellos zbukuronte gjoksin tim; por kėto i bėja nga dashuria qė kisha pėr Shqipėrinė. Pastaj u bė Shqipėria dhe unė isha nga tė parėt qė bėrtita: rroftė Shqipėria! pėrvėlova me benzinė festen e kuqe, surratin e Venizellos dhe vura nė dritaren e shtėpisė tre flamurė kuq e zi. Dhe gjithė bota habiteshin me atdhetarizmėn time. Kjo ėshtė shkurt biografia ime. Pra, i bazuar nė kėto fakte tė pamohueshme tė atdhetarizmės sime, vajta nė zyrė civile. I dhashė zyrtarit emrin dhe mbiemrin. Hapi regjistrat nėpunėsi i ndershėm, dhe mbeti si i shushatur kur pa emrin tim. Mė pyeti:
- Nga vjen ti?
- Nga greminė e zezė! - iu pėrgjigja unė.
- Por ti ke vdekur, mor efendi! - se emri yt ka njė vijė tė kuqe.
E vėshtrova me sy tė zgurdulluar emrin tim me njė vijė tė kuqe, dhe vura re se, gabimisht mė kishin skuqur mua nė vėnd tė gjyshit tim.
- Mė varrostė pėr sė gjalli, or paēi belanė! - i thashė mehmurit e dola jashtė duke menduar ē'tė bėj.
- Tė futem nė varr dhe tė nxjerr gjyshin prej varrit? Se kėshtu e do ligji!....Dhe atė qė do ligji e do edhe Zoti…. Apo jo?

Botuar mė 1934
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė