Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:53   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nonda Bulka

Historitė e banesave ku jetoi njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė viteve '30

Shtėpitė e vogla tė Nondės sė madh

Nonda Bulka e kishte nė xhep pėrgjigjen. "Shtėpi e ngushtė, zemėr e gjerė". Kėshtu ua priste me tė qeshur, mjeshtri i prozave poetike e skicave humoristike, tė gjithė atyre qė vėrenin jo pa keq ardhje, dhomėn ku jetonte sė bashku me tė shoqen. Edhe me ndryshimin e shtėpive, shumė mė para se tė jetonte nė shtėpinė te Rruga e Pishave, e mė pas te Pallati i Oficerėve, vendi ku banonte shkrimtari i njohur mbetej gjithnjė njė dhomė. E vogėl, e ngushtė dhe gjithnjė plot. Qė kur kishte vendosur tė jetonte nė Tiranė, pas kthimit nga Franca ku mbaroi studimet pėr letėrsi, kishte jetuar nė njė sipėrfaqe tė vogėl, ku jo rrallė herė librat i prisheshin nga lagėshtira. E kujtonte me mall, shtėpinė e tij tė fėmijėrisė nė Leusė tė Pėrmetit, veēanėrisht atė verandėn e madhe ku gjente prehje, tė cilėn e gjeti tė djegur po si pjesėn tjetėr tė shtėpisė, kur shkoi ta vizitonte pas ēlirimit. Si gjithmonė, Chri-Chri (pseudonimi me tė cilin shkruante Nonda Bulka), ēdo ngjarje, sado tė trishtė, do e shoqėronte me humor. Edhe nė rastet kur humorin s'e bėnte ai, e bėnte vetė ngjarja. Qefseri, ish-bashkėshortja e tij, na tregon se kur arriti Nonda nė Leusė pėr tė parė shtėpinė e tij, e morėn pėr diversant. "Shumė pak njerėz e njihnin se ishte larguar pėr studime, e vetėm pasi e verifikuan nė polici e lanė tė lirė", kujton ajo duke shtuar se Nonda tė bėnte tė qeshje me lot kur e rrėfente historinė. Nė kėtė shtėpi, u dogj nga nazistėt biblioteka e tij aq e madhe saqė iu kishte rėnė nė sy edhe ushtarėve, qė kishin thėnė se kėtu paska jetuar njė njeri shumė i rrezikshėm. Por edhe nė shtėpitė e tjera, kur s'kishin gisht nazistėt, librat patėn njė fat tė ngjashėm. "Nė vitin 1950, jetonim nė njė dhomė tė njė shtėpie private tek Rruga e Pishave", tregon ish-bashkėshortja e shkrimtarit. Pėr 12 vjet, ai punonte, flinte, hante, krijonte nė atė hapėsirė tė vogėl qė e paguante me qira. Nė vitin 1972, atij i dhanė njė dhomė nė rrugėn e Durrėsit, nė Pallatin e Oficerave, pasi u transferua me punė nė Shkollėn e Partisė, ku jepte lėndėn e gjuhės. "Meqe jemi te shkolla e Partisė, po kujtoj njė humor qė Nonda e tregonte shpesh", thotė Qefseri. "Nonda po bėnte diktim njė ditė, dhe kur po i korrigjonte fletoren njė gjenerali i thotė pėrse fjalėn "Partizan" e ke shkruar me tė madhe dhe fjalėn "hitler" me tė vogėl? - Po partizanėt ishin heronj, ndėrsa Hitleri ishte pushtues. -Po gramatika nuk e ka kėshtu- iu pėrgjigj Nonda. -Epo atėherė, ajo ėshtė gramatikė borgjeze- i thotė gjenerali"
Me tė tillė humor Nonda mblidhte nė shtėpinė e vogėl, shumė miq tė tij. "Midis batutave duke qeshur mė thoshte:- Ku e ke likonė e vishnjes qė t'i qerasėsh mysafirėt. Kjo i kujtonte mallin e fshatit tė lindjes. Madje, unė nuk dija tė bėja liko dhe pėr t'ia plotėsuar dėshirėn mėsova ta bėja vetė", rrėfen ish-bashkėshortja. Televizori qė kishte sjellė nga Rumania, i shtonte akoma mė shumė vizitorėt sidomos nė rast kampionati futbolli. Ėshtė e njohur ndėr miqtė e tij, historia e qilimit qė u gris, nga vajtje-ardhjet. E biseda pėr zgjerim me tė shoqen, gjithnjė pėrfundonte kėshtu: s'kemi pse qahemi, ka tė tjerė mė keq se ne. "Pėr shembull mė zinte njė familje romėsh qė jetonin nė bodrumin e pallatit nė tė cilėn kishim dhomėn", tregon Qefseri duke shpjeguar se nė atė kohė kishte krizė pėr shtėpi.

Vizita e Enverit dhe shtėpia "e mirė"

Atėherė mund tė bėhej me shtėpi. Ish-drejtuesi i regjimit diktatorial, si nė shumė shkrimtarė tė tjerė do tė bėnte njė vizitė edhe nė shtėpinė e Nonda Bulkės. Ishte njė nga pėrvjetorėt e Lidhjes sė Shkrimtarėve. "Se mos bėn gabim e kėrkon shtėpi gjatė vizitės", e kishte porositur shkrimtari bashkėshorten. Zakonisht, nė kėto raste, ata qė kishin probleme me shtėpinė, e zgjidhnin kėtė problem. "Nexhmija, mė pyeti se si i keni punėt me shtėpinė. Unė i thashė se ishim shumė mirė, dhe shumė tė kėnaqur", tregon ish-bashkėshortja e shkrimtarit. Kėshtu tė gjithė ata qė mendonin se pas vizitės sė Enverit, Nonda Bulka do tė bėhej me shtėpi, e humbėn bastin me veten. Me Enverin, ai kishte qenė nė tė njėjtėn kohė pėr studime nė Francė, por megjithatė ata vetėm e njihnin njėri-tjetrin dhe s'ishin miq. Qefseri tregon se Nonda s'ishte bėrė kurrė anėtar partie. "Prozave poetike dhe fejtoneve qė shkruante, qė t'ia botonin i fuste nga njė Parti nė fund, dhe mė thoshte mua qė e kishte vėnė nė fund qė kur tė vinte koha ta heqja", tregon ish-bashkėshortja e tij.

Demoni qė s'mundi dot

Nonda Bulka s'e hiqte cigaren nga goja. Ēuditėrisht, ajo e ndihmonte muzėn e tij. Madje dhe njė festė tė vitit tė ri, ku me firmė e me inēizim o zotua para shokėve tė mos pinte mė duhan qė pa gdhirė e "shkeli" betimin. "E gjeta duke kėrkuar nė hi, paketėn qė kishte hedhur nė darkė", kujton e shoqja me humor. Po ajo thotė se s'qe duhani qė ia shkaktoi sėmundjen shkrimtarit, por mėrzia nga vdekja e tė vėllait tė tij. "Me ilaēe dhe me humor do tė luftoj demonin qė mė ka kapur pėr gryke", tha shkrimtari kur mori Urdhrin "Naim Frashėri" i Klasit tė Parė. Atėherė ai kishte filluar tė bėnte atė qė s'e kishte bėrė gjer mė parė. Kishte bėrė kėrkesa tė shumta pėr njė shtėpi. "I kish dėrguar njė letėr prekėse Manush Myftiut, pa dijeninė time dhe brenda pak kohe na dhanė shtėpi", tregon Qefseri. Chri Chri kishte shkruar dhimbshėm. Ata qė kanė lexuar "Mėmė e Bir" e dinė se ēdo tė thotė kjo. Kishte ardhur koha qė ai t'i vinte pikėn librit tė jetės. E nė kėtė libėr pa trashėgimtarė, tė shoqes donte t'i linte njė strehėz. Dy muajt e fundit tė jetės sė tij, ai i ndau mes strehėzės dhe spitalit, ku mbylli dhe sytė. Mė 14 nėntor nė orėn 20.10 tė mbrėmjes, Nonda Bulka u nis drejt banesės sė fundit.

Miqtė

Nė foto, nė tė majtė shkrimtari Mustafa Greblleshi me bashkėshorten Merushe dhe djalin Ardi, nė mes Nonda Bulka me bashkėshorten Qefser, nė tė djathtė Zisa Cikuli me tė shoqen Rashela. "Nonda kishte shumė miq, dhe gjithmonė me ta i kalonim festat e ndryshme qė kishim", tregon ish-bashkėshortja Qefseri.

Dekorimi
Nonda Bulka duke u dekoruar me Urdhrin "Naim Frashėri i Klasit tė Parė", nė shtator tė vitit 1972. "Me ilaēe dhe me humor do tė luftoj demonin qė mė ka kapur pėr gryke", tha shkrimtari gjatė ceremonisė sė shkurtėr, mė shumė miqėsore sesa zyrtare. Disa muaj mė pas, ai do tė largohej nga jeta.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė