Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-04, 22:58   #33
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kjo nate e qete me Yje qe shendrisin, me sjell kujtime.
Ne nje cep te qiellit shoh nje Yll, eshte i vetmuar, i vogel, dhe shum pak shendrit. E njoha menjeher, eshte Ylli i femijerise sime, eshte Ylli ku drejtoja lutjet.
Ylli qe me rriti, me dha shpresa per te jetuar. E une Yllin e kisha Nene, se me dukej se pikerisht aty si nje Engjell rrinte ajo me shikonte e me ledhatonte dhe se bashku me mua lotonte. E vogel isha ateher me paten thene se nena te eshte shenderruarr ne nje Engjull qe prej se largu te shikon e kujdeset per ty. E une e merzitura nenen e perfytyroja te mezitur per mua, une isha e vetmuar dhe ajo patjeter e tille do te ndihej. Sa nete pa gjume valle kam kaluar duke e shiquar kete Yll? Me mijera!!! Netet e vetmise sime, netet e merzise sime, netet e loteve te mia te derdhura per nje dashuri te mohuar, per nje buzeqeshje te pa zbuluar, per nje ledhatim te deshiruar.
Oh pa dashur me dalin lotet, kane te njejten njelmesi si dikur, zemra gjemon me te njejtin hov, dhe deshira eshte po e njejta, shpresa e pa tjetersuar, pa primtas ndjehem e dobet, e pa fuqishme dhe dora kerkon po te njejtin gjoks ku koka deshiron te mbeshtetet, te ndjej, ah sikur vetem njeher ta ndjeja ate ledhatim, vdekja do me ishte e embel, deshira e plotesuar, vetem ateher do isha qetesuar.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė